Stavreski: Vallë vërtetë Maqedonia ka borxhin e katërt më të ulët në Evropë?

 

Në konferencën e tij për shtyp, pas publikimit të „bombës” së opozitës më 2 mars, ministri i financave, Zoran Stavreski, në fjalimin e tij tha se Maqedonia ka borxhin e katërt më të ulët në Evropë prej 35 përqind të BPN-së, ndërsa shumë shtete edhe në Evropë dhe në rajon kanë borxh i cili është mbi 100 përqind të BPN-së. A është e vërtetë kjo?

 

Потпретседателот на Владата и министер за финансии, Зоран Ставрески на прес конференција
Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i financave, Zoran Stavreski në konferencë për shtyp

Ja dhe deklarata e Stavreskit në formë tekstuale:

E dyta, këto rezultate, gjithashtu, u pasqyruan edhe në gjendjet e buxhetit dhe mbajtjen e nivelit të debitimit midis më të ultëve në Evropë. Sot, borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë, sipas pagesës së fundit të parakohshme të obligimeve ndaj FMN-së, është ulur nën 35% prej BPN-së, që domethënë se borxhi shtetëror është nën 35% prej BPN-së që është ndër 4 më të ultit në Evropë dhe kjo tregon se në çfarë mënyre jemi ballafaquar me këtë sfidë, kur në rajon, në shumë shtete në Evropë, borxhi publik, shtetëror arrin mbi 100 përqind.

 

Deklarata e tij edhe në format video:

 

Arsyetim:

Së pari disa sqarime. Stavreski këtu përmend borxhin publik dhe shtetëror dhe me këtë ai krijon konfuzion. Borxhi publik dhe shtetëror nuk janë e njëjta gjë. Borxhi shtetëror (i quajtur edhe borxh i Qeverisë qendrore) i përmban obligimet e qeverisë, të fondeve publike dhe komunave, ndërsa borxhi publik e përfshin borxhin qendror, por edhe obligimet e garantuara të qeverisë në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore. Ai borxh i cili ka rënë nën 35% përqind është shtetërori, ndërsa publiku është diku rreth 40%.

Këtu do e provojmë vërtetësinë e këtyre pjesëve të deklaratës së lartëpërmendur:

  1. Nëse borxhi shtetror është mes 4 më të ultëve në Evropë, dhe
  2. Nëse në „shumë vende“ në rajon dhe në Evropë borxhi publik e tejkalon 100 përqindshin.

Si e parë dhe thelbësore, duhet të themi menjëherë se është e pamundur të përcaktohet me saktësi të plotë borxhi shtetëror i Maqedonisë për momentin,sepse pas pagesës së javës së kaluar të borxhit ndaj FMN-së, ka rënë në 35% prej BPN-së, është midis 4 më të ultëve në Evropë. Për nivelin e borxhit të shteteve evropiane nuk informohet në nivel ditor ose javor, por në nivel mujor, kuartal ose vjetor edhe atë nga ana e bankave qendrore nacionale në shtetet evropiane, ndërsa institucionet financiare multilaterale numrat për nivelin e borxhit të shteteve anëtare të tyre i marrin në nivel vjetor ose dy vjeçar. Krahasime mund të bëhen vetëm nëpërmjet të dhënave të organizatave financiare multilaterale, të dhënave të Agjencisë Amerikane Qendrore për Kundërzbulim CIA ( për dallim nga filmat hollivudianë, pjesa më e madhe e punës së CIA-s është përpunimi i të dhënave publike të të gjitha llojeve) dhe deri diku edhe nëpërmjet të dhënave të Byrosë Evropiane Statistikore Eurostat ( e cila i përpunon të dhënat vetëm për shtetet anëtare dhe kandidatët për anëtarësim), sepse vetëm për këto të dhëna mund të thuhet se janë të kontrolluara edhe sa i përket saktësisë edhe sa i përket metodologjisë, gjegjësisht tek këto të dhëna është kontrolluar se ajo që është e matur për borxhin në vende të ndryshme është bërë sipas të njëjtës metodologji, mënyrës së njëjtë, pra nuk janë mbledhur  „mollë e dardhë“.

Për ta bërë këtë kontroll dhe të jemi më të sigurt për rezultatet, do të përdorim  3 burime, që përmbajnë të dhëna nga fundi i vitit 2013: edhe ato të Byrosë Statistike Evropiane Eurostat, edhe ato të CIA-s World Factbook edhe ato të FMN-së. Edhepse këto të dhëna janë prej para 15 muajsh, kur bëhet fjalë për borxhin e një shteti, ato llogariten si të vlefshme dhe të krahasueshme, sepse sipas rregullit borxhet e shteteve nuk ndryshojnë dramatikisht në një periudhë të këtillë. Ja, për shembull, borxhi shtetëror i Republikës së Maqedonisë në fund të vitit 2013 dhe ai nivel aktual që e përmend në konferencë Stavrevski është i njëjtë në të dy instancat – 35% prej BPN-së. Përkrah kësaj, të dhëna të tjera eventuale më të freskëta dhe nuk mund të krahasohen – sepse nuk ka dhe nuk mund të dihet sipas cilës metodologji janë fituar.

Së pari, ja ku janë të dhënat për borxhin shtetëror në fund të vitit 2012 dhe 2013 (deri në decimalen e tretë) nga FMN-ja, të vendosura në tre grupe shtetesh (ekonomi të përparuara, ekonomi në zhvillim dhe ekonomi në zhvillim të rajonit CIS) në tabelën e mëposhtme:

(Напомена: кликнете врз табелата со десен клик за да ја отворите во посебен прозорец во полна големина)
(Shënim: klikoni te tabela me klikun e djathtë për ta hapur atë në një dritare të re me madhësi të plotë)

Dhe ja, në vazhdim e keni po të njëjtën tabelë ku vendet janë të vendosura në një grup të vetëm, por të radhitura sipas madhësisë së borxhit shtetëror, duke filluar nga ato me borxh më të madh e duke shkuar kah ato me borxh më të vogël:

tabela shqip

Pra, të dhënat nga FMN tregojnë dy gjëra:

  1. Maqedonia nuk ka borxh të katërt më të ulët si përqindje prej BPN-së në Evropë, por 7 vende evropiane kanë borxh më të ulët se Maqedonia
  2. Në Evropë nuk ka „shumë” shtete me borxh që është 100 ose më shumë përqind prej BPN-së, por vetëm 6, prej të cilëve vetëm një (Greqia) është nga rajoni për dallim nga deklarata i Ministrit.

Këto të dhëna janë të ngjashme me ato të Eurostat. Tabelën e plotë me të dhënat e Eurostat mund ta gjeni këtu, por ne do përdorim një Web Aplikacion të Google për prezantimin e borxheve të vendeve anëtare të BE, me qëllim që prezantimi të jetë më i qartë dhe më i lehtë për tu kuptuar. Bëhet fjalë për një grafik të punuar  sipas të dhënave të njëjta të Eurostat. Grafiku, pikë së pari, tregon se vetëm gjashtë vende (të gjitha anëtare të BE, prandaj edhe ndodhen në këtë grafik) kanë borxh më të madh se 100 përqind, e nga të cilat nga rajoni është vetëm Greqia:

 

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për nja grafik të „gjallë“ ju mund të klokoni në butonin „Explore Data“, me ç’rast do ju shfaqen të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim (për fat të keq Maqedonia ndodhet në këtë listë, por për të nuk ka të dhëna) dhe do mund të eksperimentoni me të dhënat. të gjitha vendet që kanë borxh më të vogël se Maqedonia nuk ndodhen në këtë grafik sepse një pjesë e tyre nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa Eurostat punon vetëm me të dhëna nga vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim.

Dhe në fund, të shohim si duket niveli i borxhit publik sipas CIA World Factbook. Të dhënat e kompletuara mund t’i gjeni këtu, por për nevojat e kësaj analize do ta përdorim hartën e Evropës prej blogut të Jakub Marian (http://jakubmarian.com/), të bërë sipas të dhënave të njëjta, ku niveli i borxhit publik të shteteve evropiane është publikuar në mënyrë më transparente:

 

(Напомена: кликнете на картата со десен клик за да отворите во посебен прозорец во полна големина)
(Shënim: klikoni te harta me klikun e djathtë për ta hapur atë në dritare të re me madhësi të plotë)

Siç mund të shihet, edhe këtu vetëm 6 vende në Evropë kanë borxh publik më të madh se 100 përqind, ndërsa kur bëhet fjalë për shtetet që kanë borxh publik më të ulët se Maqedonia, numri i tyre është më i madh për një, domethënë nga 7 në 8 vende, sepse CIA e ka publikuar edhe numrin për Kosovën, ku borxhi shtetëror është vetëm 9 përqind e BPN-së.

 

 

Burime:

  • International Monetary Fund, World Economic and Financial Surveys, World Economic Outlook Database, By Countries (country-level data), October 2014 Edition [Qasur më: 12.03.2015] http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2014/02/weodata/index.aspx
  • Eurostat, General government gross debt – annual data, [Qasur më: 12.03.2015] http://ec.europa.eu/eurostat/tgm/table.do?tab=table&init=1&language=en&pcode=teina225&plugin=1
  • Central Intelligence Agency, The World Factbook, Public debt compares the cumulative total of all government borrowings less repayments that are denominated in a country’s home currency. Public debt should not be confused with external debt. [Qasur më: 12.03.2015] https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2186rank.html
  • Map of public debt in Europe, by Jakub Marian [Qasur më: 12.03.2015], http://jakubmarian.com/map-of-public-debt-in-europe/
  • Google Public Debt Explorer, Government debt as percent of GDP  [Qasur më: 12.03.2015], http://www.google.com/publicdata/explore?ds=ds22a34krhq5p_&ctype=l&strail=false&bcs=d&nselm=h&met_y=gd_pc_gdp&scale_y=lin&ind_y=false&rdim=country_group&idim=country_group:eu&idim=country:be:cy:ie:pt:el:it&ifdim=country_group&ind=false
  • Recension: Maqedonia, shteti i katërt më pak i ngarkuar me borxhe në Evropë,  [Qasur më: 12.03.2015], http://proverkanafakti.mk/recenzija-makedonija-chetvrta-najmalku-zadolzhena-zemja-vo-evropa/
  • Euro-obligacioni, mjet i shkëlqyer për manipulime dhe propagandë mediatike, [Qasur më: 12.03.2015], http://proverkanafakti.mk/evroobvrznicata-odlichno-sredstvo-za-mediumski-manupulacii-i-propaganda/

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.