Spekulime dhe pretendimet arbitrare për vrasjen e dyfishtë paraqiten si fakte

Од пресот на Спасовски на 4 декември Фото:

Në rastin e vrasjes së dyfishtë janë ndaluar të dyshuarit, janë gjetur trupat e të vrarëve dhe është përgatitur kallëzim penal. Nuk është e vërtetë që të dyshuarit për vrasjet janë dorëzuar vetë, se policia nuk ka reaguar menjëherë pas raportimeve për zhdukjen e Vanjës dhe Pançes, se automjeti i Pançes ka lëvizur lirshëm deri në ditën e rrëmbimit të Vanjës. Sa i përket veturës së burrit, ajo nuk është raportuar e zhdukur dhe për këtë arsye nuk është kërkuar. Automjeti nuk ka lëvizur nga 22 nëntori (kur u zhduk Pançe) deri më 27 nëntor, kur u regjistrua për herë të parë në Safecity duke lëvizur në Shkup.

Po analizojmë një postimFacebook që shpërndan dezinformata dhe manipulime në lidhje me dy vrasjet e tmerrshme (të Vanjës dhe Pançes) që tronditën opinionin maqedonas javët e fundit.

Policia e udhëhequr nga Oliver Spasovski nuk i zbardhi ngjarjet e vrasjeve të dyfishta dhe as i parandaloi, të paktën jo shpejt. Njëri, i “kapuri” i parë i të dyshuarve, në fakt u dorëzua vetë, pra nuk bëhet fjalë për një operacion të suksesshëm që do të pasohej me arrestim, por për vetëdorëzim pas vrasjes së dytë, gjë që mund të mos kishte ndodhur nëse pas raporti i zhdukjes së qytetarit nga Velesi dhe mjetit të tij, policia do të reagonte vërtet SHPEJTË.
Duket se ose nuk është hapur fare hetim për personin e parë të zhdukur dhe mjetin e tij, ose është udhëzuar vetë ai mjet që të mos preket, sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe lëvizja e tij e lirë dhe se 60 orë pas kallëzimit, me kamera që janë duke punuar/regjistruar dhe është lëshuar një urdhër (nëse ka fare, apo jo) për ta kërkuar.
Lëvizja e lirë, me guxim në një automjet të një njeriu tashmë të zhdukur (në të vërtetë i vrarë) nuk është karakteristikë e një personi jashtëzakonisht budalla që dëshiron të kapet gjatë një kontrolli rutinë ndërsa ecën drejt objektivit – viktima e dytë duke shpresuar se kamerat e trafikut në qytetin më të siguruar në Europë në atë moment nuk do të punonin, por është karakteristikë e një personi që ka besim 100% te policia (ndonjë “de glauch” atje) që e lejon të kalojë.
Pavarësisht nëse të dyshuarit e kanë kryer veprën vetë apo kanë pranuar të denoncohen si autorë, ata kanë mbrojtje serioze, bashkëpunëtorë dhe/ose shefa, pikërisht në polici, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi paraqet disa fakte të rreme dhe interpretime arbitrare të ngjarjeve, duke nxjerrë përfundime që nuk bazohen në fakte, duke i reklamuar ato si të vërteta.

Së pari, postimi pohon që në fillim se policia nuk i zbardhi rastet e vrasjeve të dyfishta dhe as nuk i parandaloi. Nuk është e vërtetë që policia nuk zbardhi rastin e vrasjes së dyfishtë. Për vrasjen e Pançes dhe Vanjës, pesë persona u arrestuan dhe u lanë në masën e paraburgimit, ndërsa i dyshuari i parë, i cili ndodhet në arrati, u arrestua në Turqi, nga ku Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, më 02.12.2023, njoftoi se në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja, në orët e vona të mbrëmjes së 1 dhjetorit janë ndaluar pesë persona dhe është siguruar një veturë.

Mbrëmë, në orët e vona të natës,u punua gjithashtu intenzivisht, kemi ndaluar 5 persona dhe kemi siguruar një automjet me të cilin po vazhdon puna. Është diçka plus që ne kemi ndërmarrë në lidhje me gjithçka si provë apo gjurmë, për të ardhur në zbardhjen e plotë të këtij rasti, tha ministri.

Të nesërmen, më 3 dhjetor, një ditë pas arrestimit të të dyshuarve për rrëmbimin dhe marrjes në pyetje të tyre, Prokuroria pas informacioneve të marra njoftoi se ishte gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja.

Po të njëjtën ditë, më 3 dhjetor, policia njoftoi se trupi i pajetë i të miturës Vanja është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa trupi i Pançes nga Velesi është gjetur në afërsi të Velesit.

Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë në ndalim, një është jashtë shtetit dhe një person aktualisht ndodhet në stacionin policorë. Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip Citroen i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik. Nga veprimet hetimore të kryera është konstatuar se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte “zhvatja”, tha policia.

Pra, në lidhje me dy vrasjet ka të dyshuar, ka të arrestuar dhe është përgatitur kallëzim penal. Trupat e të vrarëve janë zbuluar, që do të thotë se policia ka zbardhur rastin. Nëse policia mund të kishte parandaluar ndonjë nga vrasjet, vetë, mund të supozohet apo spekulohet, por nuk mund të argumentohet se policia mund të kishte parandaluar ndonjë nga vrasjet, siç pretendon postimi.

Postimi më tej pretendon si më poshtë:

Njëri, i “kapuri” i parë i të dyshuarve, në fakt raporton vetë, pra nuk bëhet fjalë për një operacion të suksesshëm që do të pasohej me ndalim.

Në asnjë moment gjatë hetimeve nuk u përmend se ndonjë nga të arrestuarit është dorëzuar. Siç kemi shkruar edhe më lart, të dyshuarit janë ndaluar, nuk janë dorëzuar, pra ky është një pretendim i rremë që nuk bazohet në asnjë provë.

Më pas postimi pretendon se vrasja e dytë (nënkuptohet Vanja) mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte nisur menjëherë kërkimin për të vrarën e parë, Pançen dhe thotë se “duket se” policia nuk ka punuar fare për zhdukjen e tij dhe automjeti i tij, pra nuk kanë hapur hetime. Postimi pretendon se automjeti i Pançes lëvizte lirshëm 60 orë pas denoncimit. Pra në këtë kuptim ai shkruan:

… një vrasje e dytë që mund të mos kishte ndodhur nëse policia do të kishte reaguar vërtet SHPEJTË pas raportimit për zhdukjen e tij dhe automjetit të tij. Duket se ose nuk është hapur fare hetim për personin e parë të zhdukur dhe mjetin e tij, ose është udhëzuar që ai mjet të mos prekeet, sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe lëvizja e tij e lirë dhe se 60 orë pas kallëzimit, me kamera që janë duke punuar/regjistruar dhe është lëshuar një urdhër (nëse ka fare, apo jo) për ta kërkuar.

Nuk është e vërtetë se policia nuk ka hapur hetim për zhdukjen e 74-vjeçarit Pançe nga Velesi. Hetimet u hapën menjëherë pasi ai ishte shpallur i zhdukur më 24 nëntor, tha ministri Spasovski. Për automjetin nuk është bërë asnjë kërkim, pasi siç tha ministri, nuk ka raportim për zhdukjen e tij.

Në lidhje me rastin e qytetarit nga Velesi, në lidhje me denoncimin, duhet të themi se ka spekulime se nga 22 nëntori nuk është ndërmarrë asnjë masë etj. Pra, denoncimi i zhdukjes së personit është bërë në mbrëmjen e datës 24 dhe ka ndodhur për zhdukjen e një personi që jetonte vetëm, të cilin familja e kërkoi dhe nuk e gjeti dhe raportoi se personi është zhdukur. Natyrisht, nuk ka raport në të cilin thuhet se është vjedhur vetura, por personi është i zhdukur, e automjeti nuk ka qenë këtu, andaj supozohet se personi është larguar me veturën diku, sqaroi Spasovski në “Samo Intervju”, duke theksuar se nga ai moment fillojnë të gjitha procedurat lidhur me hetimin në Veles, nga ana e MPB Veles.

E për rastin në Shkup, menjëherë pas raportimit të parë të numrit të telefonit, aktivizohen të gjitha mekanizmat për gjetjen e vajzës, deklaroi kreu i MPB-së.

Gjithashtu nuk është e vërtetë që mjeti i Pançes ka lëvizur lirshëm 60 orë pas denoncimit dhe se është regjistruar në kamera, siç pretendon postimi. Përkatësisht, ministri Spasovski në konferencën e përbashkët për media me prokurorin e Shkupit Gavril Bubevski, të mbajtur më 4 dhjetor, ka dhënë një shpjegim për veturën.

Makinën (Citroen) e gjetëm te ‘Safe City’ më 27 nëntor që është duke lëvizur për në Shkup. Nuk lëviz nga data 22 deri më 27 nëntor. Lëviz më 27 nëntor në Shkup, kur konstatohet se së bashku lëvizin një veturë Citroen dhe një veturë Renault Kangoo dhe këtu praktikisht bashkohen dy aktivitetet. Prandaj, u konstatua se ai Citroen është Citroen i djegur i cili gjendet në afërsi të Shkupit. Kjo është arsyeja e lidhjes, tha Spasovski.

Publikimi gjithashtu pretendon se të dyshuarit kanë pasur bashkëpunëtorë në polici, pa ofruar prova për një akuzë kaq të rëndë.

… Pavarësisht nëse të dyshuarit e kanë kryer krimin në mënyrë të pavarur apo kanë pranuar të raportojnë veten si autorë, ata kanë mbrojtje serioze, bashkëpunëtorë dhe/ose shefa, pikërisht në polici…

Një pretendim i tillë është thjesht spekulim.

Nga të gjitha sa më sipër mund të konkludojmë se nuk është e vërtetë që policia nuk zbardhi rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes. Në të kundërtën, rasti është zbardhur, të dyshuarit janë arrestuar, trupat e të vrarëve janë gjetur dhe është përgatitur kallëzim penal. Nuk është gjithashtu e vërtetë se të dyshuarit për vrasjet janë dorëzuar vetë. Nuk është e vërtetë që policia nuk ka reaguar menjëherë pas raportimeve për zhdukjen e Vanjës dhe Pançes. Nuk është e vërtetë që mjeti i Pançes lëvizte lirshëm deri në ditën kur u rrëmbye Vanja. Sa i përket veturës së Panços, ajo nuk është raportuar e zhdukur dhe për këtë arsye nuk është kërkuar. Automjeti nuk ka lëvizur nga 22 nëntori (kur u zhduk Pançe) deri më 27 nëntor, kur u regjistrua për herë të parë në “Safe city” duke lëvizur për në Shkup.

Publikimi në mënyrë të pabazë dhe pa fakte pretendon se vrasja e Vanjës mund të ishte parandaluar, si dhe spekulohet se të dyshuarit e vrasjes kishin bashkëpunëtorë në polici. Postimi përmban një sërë dezinformatash dhe për këtë arsye e vlerësojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.