Sovraniteti ndoshta është i rrezikuar, por nga vet Ivanov

Shumë fjalë - pak argumente. Foto: Ueb faqja e Kabinetit të Presidentit të RM-së.

 

As Platforma nuk është dokument “i huaj” ( i rrezikshëm), as nuk është rrezikuar uniteti, pavarësia dhe sovraniteti i RM-së. Kjo tregon mungesë të argumenteve të cilat Ivanov i paraqet si arsyetim përse nuk ia dha mandatin atij i cili mblodhi shumicën parlamentare

 

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov si arsye të mosdhënies së mandatit për formimin e qeverisë dha deklaratën të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Në pajtim me Nenin 84 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, unë nuk do të ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjithkujt i cili do të negocioj për platforma të shteteve të tjera me të cilat kërcënohet populli maqedonas, rrezikohet uniteti i shtetit, sovraniteti i saj dhe pavarësia. 

Platforma të huaja pas zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet që të jenë bazë për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

[Burimi: Republika, data 01.03.2017]

 

 

ARSYETIM:

Gjorgje Ivanov, Presidenti i RM-së në mandatin e dytë, me 01.03.2017 duke deklaruar se nuk do t’ia ndajë mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili i dorëzoi fakte të shkruara se ka arritur që të mbledh nënshkrime nga shumica e deputetëve në Kuvend (67 nga 120), tha disa të pavaërteta, me pretendimin se Zaev dhe partnerët e ardhshëm të koalicionit rrezikojnë karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe pavarësinë.

Si arsye është dhënë Platforma e partive shqiptare në Maqedoni rreth të cilës pas zgjedhjeve kanë pasur dy takime, një me organizimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e dyta me organizimin e qeverive të Kosovës dhe më shumë takime Maqedoni.

 

PLATFORMA ËSHTË VULLNET POLITIK PA ELEMENTE KËRCËNUESE

Që të sqarojmë përse vlerësojmë se Ivanov flet të pavërtetën, do të theksojmë faktet në vazhdim:

Sipas deklaratave të pjesëmarrësve në takimin që u zhvilluar në Tiranë në ditët e fundit të vitit 2016, të transmetuara nëpërmjet mediave, roli i Ramës ka qenë këshillues, ndërsa në takim është miratuar drafti i cili më pas është zyrtarizuar në Maqedoni në seancat e trupave partiak dhe organeve partiake.

Dokumenti është zyrtarizuar dhe publikuar në Maqedoni me 7 janar të vitit 2017. Ai është publikuar në gjuhën shqipe ndërsa agjencia shtetërore MIA publikoi edhe përkthimin në gjuhën maqedonase.

 Nëse lexohet me kujdes i gjithë dokumenti, nuk mund që të gjenden elemente të cilat dalin jashtë Kushtetutës (përveç njërit i cili është vënë si çështje për tu diskutuar), dhe përveç asaj në Platformë nuk ka afate kohore ose kushtëzime. Platforma fillon me pjesën hyrëse në të cilën në pasazhin e parë dhe të fundit thuhet:

Ne, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni: “Bashkimi Demokratik për Integrim”, “Koalicioni Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për shqiptarët”;…

… Pajtohemi për mbështetjen reciproke të agjendës politike e cila parasheh realizimin e qëllimeve në vazhdim, në mandatin e radhës dhe/ose në secilin mandat të mëtejmë;   

Nga fjalia e fundit në pjesën hyrëse shihet qartë se nuk ka afate për përmbushje të shtatë pikave nga Platforma – “për mandatin e radhës dhe/ose në secilin mandat të mëtejmë”.

– Edhe pas shumë deklaratave të liderëve të partive shqiptare se nuk ka qeveri pa mospranim të plotë të Platformës, në fund u bë e qartë se pika kryesore rreth të cilës janë rrotulluar ishte Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërrimet e Ligjit të cilat do të jenë prioritet në punën e përbërjes së re të Kuvendit. Këtë e vërteton edhe lideri i LSDM-së Zaev në deklaratën pas refuzimit të Ivanovit që të ndajë mandatin. Të njëjtën natë edhe një prej pjesëmarrësve në përpilimin e tekstit, profesori i të Drejtës Kushtetuese Osman Kadriu, në Analizën e TV 24, vërtetoi se partitë politike, “e kanë dëgjuar” edhe për të gjitha çështjet për të cilat është e nevojshme ndërrimi i Kushtetutës (dhe ata janë himni, flamuri, prapa – të cilat në Platformë janë vendosur si tema të cilat duhet që të diskutohen!), të lihen anash. Përderisa, Osmani shton se Ligji për gjuhën është përgatitur aq me kujdes dhe gjatë që të mos jetë kundër kushtetues.

Për Platformën në arsyetimin e Ivanovit, gjetëm argumente të mjaftueshme të cilat tregojnë se Platforma, në fakt është dokument, i cili shpreh vullnetin politik të një grupi partish. Nuk mund të thuhet ose rëndë është të thuhet, se ai është imponuar nga shtetet e huaja, sepse versioni final është miratuar në Maqedoni. (Është njëjtë si të thuash se Marrëveshja e Përzhinos në bazë të së cilët janë miratuar ligje të reja, është imponuar nga jashtë, për shkak se për disa pika të caktuara është diskutuar edhe në Bruksel edhe në Vienë, ndërsa në Shkup në secilën bisedë kanë qenë të pranishëm edhe BE edhe SHBA). Platforma nuk është as dokument i cili imponon zgjedhje të cilat nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, përveç njërës, e cila nuk është e kushtëzuar nga koha, as nuk është pranuar pa kushte.

 

SOVRANITETI DHE IVANOV

  Nisur nga këto, parashtrohet pyetja me çka është rrezikuar uniteti i shtetit të cilin e përmend Ivanov? Me asgjë, përveç nëse dëgjohet propaganda e VMRO-DPMNE-së, e cila, në fakt, ka negociuar për të njëjtën Platformë me BDI-në deri me 29.01.2017, dhe e cila vazhdimisht ka përmendur rrezikun nga federalizimi dhe kantonizimi. Fundja, pika më “problematike” nga ajo Platformë, është pika 1 e cila thotë: Arritja e barazisë së plotë në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën. Do me thënë, në pajtim me Kushtetutën!

Edhe kontrollimi i pretendimit se është rrezikuar pavarësia e RM-së nuk jep indikacione që pretendimi i Ivanovit është i saktë. Pavarësia nuk është e rrezikohet fizikisht ose në thelbin e saj.

Rrezik fizik siç shohim nuk ka. As që ka ndonjë lajmërim për diçka të tillë, sepse në të kundërtën do të duhej që të gjithë të dim se dikush përgatit ndonjë ushtri ose grup të armatosur dhe përgatitet që të sulmoj RM-në. Pavarësia themelore vlerësohet sipas asaj se nëse institucionet shtetërore dhe i gjithë shteti funksionon sipas kushtetutës, ligjeve ose akteve nënligjore të cilat merren në organet ose trupat e institucioneve dhe në institucionin  më të lart nga ato – Kuvendi i RM-së. Përgjigja është vërtetuar.

 Përfundimisht, a është rrezikuar sovraniteti? Fjala sovranitet ka rrënjë nga gjuha franceze dhe latine, ndërsa në pikëpamjen politike përkufizohet si “e drejta ekskluzive e qeverisë së lartë politike  (psh. legjislative, gjyqësore dhe/ose ekzekutive) mbi një rajon të caktuar gjeografik, grup njerëzish ose vetveten. Sovraniteti paraqet qeverinë më të lartë ligjvënëse, e cila nuk varet preh askujt”. (burimi)

Neni 1 nga Kushtetuta e RM-së thotë se Sovraniteti i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i pambartshëm, ndërsa neni 2 nga Kushtetuta e RM-së thotë se “Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti buron nga qytetarët dhe u takon qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë pushtetin e realizojnë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet referendumit dhe formave të tjera të deklarimit të drejtpërdrejtë”.

Nga arsyet e sqaruara dhe të analizuara se përse Ivanov nuk jep mandatin, veçanërisht për shkak “Platformës së huaj”, me çka edhe do të “rrezikohej pavarësia, uniteti dhe sovraniteti”, vlerësimi jonë është se Presidenti i RM-së tha një të pavërtetë.

Në lidhje me sovranitetin nga Zaev dhe Platforma, do të konstatonim se është shumë e mundshme që ai (sovranitet), në këtë moment është i rrezikuar nga vet Ivanov. Ai me msodhënien e mandatit, praktikisht vendos në dyshim normën kushtetuese apo nenin 2, veçanërisht në paragrafin 2.  Ku Ivanov mohon vullnetin e shumicës nga “përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike”, të cilët mbrojnë një dhe të vetmin sovran të këtij shteti – qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

 

BURIME:

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.