Sllaveski para zgjedhjeve premton paga më të larta për 25 përqind, ndërsa deri vonë thoshte që mos të rriten

Foto: Принтскрин Pritnscreen

 

Anëtari i Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, në emisionin “Top Tema” në televizion Tellma (12.02.2020), mes tjerash, dha deklaratë jokonsekuente se është tërësisht reale të qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së të rrit pagat për 25 përqind.

Bëhet fjalë për rritje kumulative, çdo vit 5%, gjithsej për 4 vite. Nëse vitin e ardhshëm qeveria, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mund të shfrytëzojë mandatin e plot, kjo do të thotë rritje pagash mbi 20 deri në 25%. Edhe kjo nuk është joreale, tërësisht reale, theksoi Sllaveski. 

[Burimi:Top Tema(minuta  e 37 sekonda e 20 e videos) – data: 12.02.2020]

 

ARSYETIM:

Ish ministri i Financave, profesor i Fakultetit Ekonomik dhe anëtarë i Këshillit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, në debatin për TV “Tellma”, duke folur për masa ekonomike të cilat VMRO-DPMNE planifikon t’i ndërmerr nëse kthehet në qeveri, tha se është reale që të pritet se për një mandat katërvjeçar pagat do të rriten prej 20 deri në 25 përqind. Kjo deklaratë e tij është jokonsekuente në raport me qëndrimet të cilat ai dhe partia e tij i rrëfeu gjatë periudhës së kaluar në lidhje me rritjen e pagave dhe masave të cilat i ndërmori qeveria aktuale për rritjen e pagës minimale dhe mesatare.

Përkundër kësaj, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Sllaveski (si dhe lideri partiak Hristijan Mickoski) premtoi rritje të pagave mesatare deri në 25 përqind, edhe se deri vonë ai thoshte se pagat nuk duhet të rriten.

Kështu për shembull, para disa muajve (shtator 2019) në debatin e Top Tema foli se paga minimale rritet në mënyrë artificiale dhe se rritja prej “2-3 mijë denarë të pagës minimale, Maqedonia nuk do të jetë konkurrente me shtet perëndimore dhe se nuk do të ndalojë migrimin e të rinjve”: 

Apelojmë të mos vazhdoni me rritjen e pagës minimale. Kjo do të sjell jostabilitet, kaos, greva të përditshme, sektori publik, privat. Ju paralajmërojmë që të mos ta bëni këtë në të mirë të shtetit. Ta rrisni në këtë mënyrë pagën, krijoni shtypje për rritjen e pagave të mbetura, bëni kërdi në kompani. 

Në kapitalin njerëzor nuk investohet me rritje të pagës për 2-3 mijë. Ju nuk mund të garoni me pagat e Gjermanisë. Ka një numër të madh faktorësh dhe arsye, përveç pagave, për vendimin e individit nëse do të qëndrojë në vendlindje, në shtëpinë ku mund t’i ndihmojnë prindërit ose do të shkojë diku tjetër ku që në vitin e parë do të zhgënjehet dhe do t’i vi turp që të kthehet në vend, u shpreh atëherë Sllavevski. (minuta e 29 sekonda e 30 e videos)

Por, tani Sllavevski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij kthyen pllakën dhe në vend të apelit “Për mosrritjen e pagës minimale”, këndojnë tjetër këngë se “do të rrisin pagat për 25 përqind“. Për këtë, si dhe për shkak të faktit se nuk dëgjuam sqarim se cila është arsyeja e ndryshimit të qëndrimit, Vërtetmatësi e vlerëson këtë deklaratë si jokonsekuente. 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.