Simon Tërpçeski nuk e ndërpreu koncertin në Shtip

[Simon Tërpçevski e ndërpreu koncertin në Shtip]

Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon, sepse nuk është e vërtetë që pianisti me famë botërore, Simon Tërpçeski e ka ndërprerë koncertin në Shtip. Së pari, Tërpçeski nuk kishte solo koncert për ta ndërprerë, por ai ishte mysafir në koncertin e Vitit të Ri të QShShM “Sergej Mihajllov”, me ç’rast kishte dy koncerte më 25 dhjetor nga ora 17:00 dhe ora 19:00.

Linku deri te artikulli origjinal: Simon Tërpçevski e ndërpreu koncertin në Shtip

Data dhe koha e publikimit: 17.1.2020

Data e recensionit: 18.1.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Pianisti me famë botërore, Simon Tërpçevski pati paraqitje në Shtip pas një pauzë të gjatë 11-vjeçare. Tërpçevski iu drejtua të pranishmëve gjatë koncertit, i cili u mbajt në Shtëpinë e kulturës “Aco Shopov”, për shkak të kushteve të këqija, gjegjësisht për shkak të mungesës së ngrohjes, e ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

Fjalia e parë e tekstit që e recensojmë aludon në atë se Tërpçeski ka pasur solo koncert në Shtip. Në tekst askund nuk përmendet koncerti i Vitit të Ri të nxënësve nga shkolla e ulët dhe e mesme e muzikës, në kuadrin e të cilit performoi Tërpçeski.

Se Tërpçeski nuk e kishte lënë koncertin, kishte përgënjeshtrim edhe nga drejtori i QShShM “Sergej Mihajllov”, Goran Kavrakov.

Bëhet fjalë për lajm të rremë se Simon Tërpçeski e ka ndërprerë koncertin, e dëshmitarë për këtë është salla e mbushur përplot me njerëz që ishte magjepsur nga koncerti më i mirë deri më tani i Vitit të Ri nga nxënësit dhe arsimtarët QShShM “Sergej Mihajllov”, Shtip. Qëllimi i atyre që e përhapin këtë lajm të rremë është i qartë, por ne si artistë mbetet të punojmë profesionalisht për të mirën e nxënësve dhe të vetë shkollës. Nuk është e hijshme që për mundin e nxënësve dhe për një ngjarje kaq të mrekullueshme të sajohen gënjeshtra dhe e gjithë kjo të përdoret për ÇFARËDO qëllimi të pandershëm”, thotë Kavrakov në demantin e tij.

Lajmi i rremë se Tërpçeski e ka ndërprerë koncertin në Shtip u paraqit pothuajse një muaj pas mbajtjes së koncertit në Shtip. Koncerti i Vitit të Ri i nxënësve nga shkolla e ulët dhe e mesme e muzikës u mbajt më 25 dhjetor, ndërsa publikimet e orkestruara u paraqitën më 17 janar. Është e vërtetë se Tërpçeski në koncert foli për sallën e ftohtë të Shtëpisë së Kulturës “Aco Shopov” dhe në përgjithësi për kushtet në të cilat punojnë dhe krijojnë artistët e Maqedonisë, duke theksuar se duhet të ndahen më shumë mjete, pasi ata janë ambasadorët tanë në botë. Por, ai kritikat i bëri pasi përfundimit të performancës së tij skenike me nxënësit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.