Shkolla “Faik Konica” në Dobrosht u bë me sallë të re sportive

МОН

 

Premtimi: Ndërtim të sallës sportive në fshatin Dobrosht.

[Burimi: Programi zgjedhor i kryetarit të Tearcës, Isen Asani për zgjedhjet lokale 2017, data: tetor 2017]

ARSYETIMI:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Dobrosht, është përmbushur. Ky premtim i Asanit është pjesë e projektit për ndërtimin e sallave sportive në Komunën e Tearcës, dhënë në programin e tij “Për komunën që e duam” (faqe 4).

Më 6 mars, mediumet informuan për hapjen solemne të kësaj salle sportive:

Sot u lëshua në përdorim salla e re sportive e ndërtuar në kuadër të shkollës fillore “Faik Konica” në Dobrosht. Në këtë ngjarje morën pjesë ministrja e Arsimit, Mila Carovska, kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në media u publikua edhe një video-material nga hapja solemne e sallës së re sportive, ku foli edhe kryetari Iseni, i cili në fjalimin e tij tha:

Sot në këtë ditë të madhe realizojmë një kërkesë të madhe të qytetarëve. Ëndrra jonë u realizua. Ne jemi krenar që kemi arritur të ndërtojmë sallë të re sportive në fshatin Dobrosht.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Arsimit Mila Carovska. Ajo theksoi se me këtë sallë moderne sportive, nxënësit e kësaj komunë rurale marrin një kënd për aktivitete sportive, por edhe për realizimin e lëndëve zgjedhore sipas afiniteteve të studentëve:

 
Edukimi fizik krijon breza të shëndetshëm, inkurajon nxënësit të luajnë sporte dhe të arrijnë rezultate më të larta. Prandaj, si Qeveri dhe si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, jemi përqendruar në investimet në infrastrukturë në objektet ku fëmijët do të jenë në gjendje të realizojnë orët për aktivitete sportive në kushte të këndshme. Jam shumë e lumtur që fëmijët nga kjo komunë do të mund të marrin arsimim më të mirë.

Salla e sportit në shkollën fillore në Dobrosht ka një sipërfaqe prej 650 m2 dhe është plotësisht e pajisur me pajisje sportive. Për ndërtimin e sallës janë shpenzuar 22.6 milion denarë.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, premtimin e Asanit për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Dobrosht, e vlerësojmë të përmbushur.

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.