Sërish komente tendencioze në titull
Shkruan: Biljana T. Dimko
Në portalet „Кurir“ dhe „Republika “ më datë 27.06.2020 janë publikuar lajme me tituj identik dhe përmbajtje të njëjtë: „Numër dramatik i të infektuarve dhe rasteve të vdekjes në vetëm 24 orë – Filipçe bind se sistemi shëndetësor është në kondicion të shkëlqyer“.
Të dy tekstet e publikojnë statistikën ditore të Ministrisë së shëndetësisë me numrat e të sëmurëve, të shëruarve dhe të vdekurve nga Covid 19 gjatë 24 orëve.
Dy ditë më parë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të OBSH-së për Evropën, deklaroi:
Kjo vizitë e imja ndodhi pikërisht në kohën e duhur. Virusi nuk ka për tu larguar së shpejti. Ai po përhapet shpejt dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi një hap para tij. Kjo vizitë e imja ka për qëllim njohjen me epideminë dhe efektet e masave që po ndërmerren këtu. Këto tre ditë kam pasur takime intensive me persona përgjegjës. Perceptimi im kryesor është se këtu shoh masa serioze, efikase dhe të ndërmarra në kohë nga autoritetet. Jam i impresionuar nga reagimi i punonjësve shëndetësor. Kjo rritje e numrit të pacientëve mund të menaxhohet. Pushteti dhe populli duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin. Maqedonia e Veriut mund të kthehet në pozitën që ka qenë para fillimit të krizës. Duhet të jemi para virusit, e jo të vrapojmë pas tij. E gjithë shoqëria duhet të jetë pjesë e këtyre angazhimeve. Vetëm me ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes mund ta mundim COVID 19.
Disa ditë më parë recenzuam publikime të ngjashme nga autorë të cilët nuk e kishin shkruar emrin e tyre, që në mënyrë tendencioze plasojnë komente negative në titujt nën të cilët publikojnë raporte ditore të Ministrisë së shëndetësisë në lidhje me gjendjen me COVID 19.
Për fat të keq kjo praksë vazhdon edhe më tej, duke e shkelur kështu Nenin 8 të Коdit etik të gazetarëve në Maqedoni:
Mënyra e informimit në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari