Sanksionet e Evropës sipas shembullit të elitës politike dhe të biznesit në Kremlin

Kremlini nën sanksione evropiane dhe ndërkombëtare. Foto: Vikipedia

Мерките на ЕУ со воведување санкции се еден вид на дипломатско оружје, цивилизирана атлернатива на применување воена сила и се донесуваат едногласно во Советот на министри за надворешни работи на земјите-членки на ЕУ. Таква беше и едногласната одлука за казнени мерки против Русија поради анексијата на Крим и разгорување воен конфликт во источна Украина

 

 

 Masat e BE-së për vendosjen e sanksioneve janë në një far forme armë diplomatike, alternativë civilizuese për përdorimin e forcës ushtarake dhe aprovohen në mënyrë unanime në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve- anëtarë të BE-së. Kështu ishte vendimi unanim për masa ndëshkuese kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimes dhe nxitjen e konfliktit ushtarak në Ukrainën Lindore

 

 

Shkruan: Boris Kamçev nga Shën Petersburg

 

Përderisa Maqedonia po zhytet çdo ditë e më thellë në pasiguri, potencialisht të rrezikoj paqen e brishtë në regjion i përfshirë nga disa kriza, para se gjithash, të refugjatëve dhe ekonomike, Brukseli mendon t’i ndëshkoj protagonistët nga Shkupi përgjegjës për ngjarjet e pakëndshme nga javët e kaluara.

Fillimisht protestat e dhunshme në rrugët e Shkupit dhe qytete të tjera të Maqedonisë pas shpërthimit të pakënaqësisë së popullit pas abolicionit kontrovers të Gjorge Ivanovit, u shndërrua në lëvizje protestuese, e ashtuquajtur Revolucioni shumëngjyrësh. Protestat nuk qetësohen dhe po zgjasin me javë.

Në një gjendje që në mënyrë simbolike i ngjanë “rrokullisjes së qeverisë nëpër kalldrëmta” nëpër rrugët e Shkupit dhe nëpër qytete të tjera ndodhin krisma sporadike, ndërsa parmbrëmë ra edhe viktima e parë, dëshmitari Kosta Kërpaç. Ai ka pasur informata në favor të Prokurorisë Speciale që të ngrejë hetuesi kundër funksionarëve të lartë shtetëror. Sipas Prokurorisë  ai i është nënshtruar kërcënimeve dhe presioneve nga persona të panjohur dhe sipas njerëzve të afërt me hetuesinë, është qëlluar në banesën e tij..Disa portale pro qeveritare, sërish, shkruajnë se ai ka bërë vetëvrasje.

Në këto rrethana të padëshiruara Bashkësia Evropiane përgatit sanksione kundër disa politikanëve maqedonas, madje është e mundur marrja e rekomandimeve të Maqedonisë për fillimin e negociatave me Unionin. Një analogji me konfliktin në Ukrainë dhe proceset dhe ngjarjet e atjeshme që nxitën zbatimin e sanksioneve kundër personave fizik dhe kompanive në Ukrainë dhe Rusi, tregon se kjo mund të ishte një rrjedhojë normale për ngjarjet edhe në rastin e Maqedonisë.

 SANKSIONET- E KEQE E DOMOSDOSHME

 Deklarata e fundit e Frank-Vollter Shtajnmaer, ministër gjerman për punë të jashtme, flet që eskalimi i situatës në Maqedoni është në fokusin e përbashkët të politikës së jashtme dhe sigurisë në BE. Kur, kërcënimet për sigurinë në periferinë e Unionit Evropian bëhen shpërthyese, atëherë përqendrohen tek mekanizmi i sanksioneve si hap i fundit i diplomacisë, si një nevojë e domosdoshme.

doracakun “Masat restriktive të BE-së”, me rastin e zbatimit të sanksioneve kundër Rusisë thuhet:

Sanksionet janë një nga instrumentet e Unionit për promovimin e objektivave të politikës së  jashtme dhe sigurisë së përbashkët , dhe ato qëllime janë paqja, demokracia dhe respektimi i mbisundimit të së drejtës, liritë e njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

Në rastin e Maqedonisë, e cila pretendon të bëhet anëtare e BE-së, janë shkelur disa nga qëllimet së politikës së përbashkët së sigurisë dhe punëve të jashtme. Me protestat dhe konfrontimit fizik të policisë me qytetarët e pakënaqur është shkelur qetësia në vend; me mos funksionimin e parlamentit dhe vendimet arbitrare të disa institucioneve shtetërore, siç është “abolicioni” është shkelur demokracia dhe mbisundimi i së drejtës; ndërsa me arrestimin joselektiv dhe përcaktimin e paraburgimit të demonstruesve, janë shkelur të drejtat e njeriut.

Me veprimet e tyre disa politikanët kryesor në Maqedoni kanë shkelur një seri dispozitash të PPPJS-së dhe të BE-SË dhe kjo me siguri nuk do të ngelë pa u vërejtur nga Brukseli. Të paktën, sanksione kundër individëve do të ketë, rasti më i keq do të ishte marrja e rekomandimit për anëtarë, me çka do të ndëshkohej i tërë vendi.

Masat e BE-së për vendosjen e sanksioneve në një far forme janë mjete diplomatike, alternativë civilizuese për përdorimin e forcës dhe aprovohen njëzëri në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve- anëtare të BE-së. Kështu ishte edhe vendimi unanim për masat ndëshkuese kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit ushtarak në Ukrainën lindore.

Ky vendim është sjell si akt ligjor dhe është publikuar në EUR-Lex, shërbim online, ku janë të vendosur të gjithë Ligjet e BE-së. Pas hyrjes në fuqi, çdo vend- anëtar ka obligim ta ratifikoj vendimin e Këshillit në Parlamentin nacional. Në fillim kur vendimi hyri në fuqi me 29 prill 2014, disa shtete anëtare, si Greqia dhe Sllovakia, e kundërshtuan këtë masë me arsyetim se ajo i dëmton interesat e tyre ekonomike. Por, nga presioni i Brukselit në muajt vijues edhe ata vendosën sanksione kundër Rusisë.

Në përputhshmëri me politikat e BE-së, detyrim për vendosjen e sanksioneve kundër Moskës kanë edhe shtetet kandidate për anëtarësim në BE, si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Siç është e ditur, dy të parat e bërë një veprim të tillë, ndërsa Beogradi dhe Shkupi, për rrethana të njohura, për shkak të afërsisë së qeverive autoritare me Kremlinin, e injorojnë vendimin e Brukselit.

 

 LISTA ËSHTË GJITHËPËRFSHIRËSE

Lista e personave nga Rusia dhe Ukraina kundër të cilëve është vendosur ndalesë për udhëtim dhe ngrirje e pronave të tyre dhe llogarive bankare në BE0së është i madh, numëron madje qindra individ dhe dhjetëra kompani. Për ilustrim, një nga ato është edhe Mikolla Azarov, ish kryeministër i Ukrainës në kohën e Viktor Janukoviçit, i cili njëjtë, gjithashtu, është me sanksione, si dhe zëvendësi i Azarovit, por edhe djali i tij. Ka edhe ish ministra të financave të Ukrainës, për mbrojtje dhe shëndetësi.

Nga pale Ruse ndalesë për udhëtim në BE dhe pronë të ngrirë kanë shefi i administratës së Vladimir Putinit, Sergej Ivanov, dhe zëvendësi i tij, Vijaçesllav Volodin, zëvendës ministri i mbrojtjes, Dimitri Rogozin, këshilltari i Putinit dhe shef i “Rosnjeft”, Igor Seçin, shumë parlamentar dhe persona të lart ushtarak, por edhe shumë biznesmen të afërt me Putinin, si Arkadij Rotenberg, Jurij Kovallçuk dhe Gendadij Timçenko. Kompania, e cila deri vjet ishte në pronë të gazsjellësit rus në Maqedoni në aksin Kleçovce-Negotinë.

Të gjithë këtyre jo vetëm që ju është ndaluar udhëtimi në BE ( si dhe në një numër të madh të vendeve si Japonia, Australia, Kanada dhe SHBA, të cilat kanë vendosur sanksione kundër këtyre njerëzve), dhe jo vetëm që u janë bllokuar llogarit bankare, por edhe shumicës u janë konfiskuar edhe shtëpi të mëdha, hotele, jahte milionëshe dhe vetura. Ata si Timçenko, që nuk besuan se do të vijojnë masa radikale që të arrinin në kohë t’i transferojnë pasuritë e tyre në emër të kompanive tjera apo individëve, pësuan humbje të mëdha nga këto sanksione.

Nën sanksione janë edhe një sërë bankash ruse, kompani të sektorit të industrisë ushtarake në vend, si dhe kompanitë e naftës. Këto kufizime kanë të bëjnë me ndalimin e transferimin e kredive nga institucionet financiare perëndimore për bankat dhe kompanitë ruse, ndalesë për blerjen e obligacioneve ruse, si dhe ndërprerja e shitjeve të teknologjive të reja për shpimin dhe eksploatimin e naftës dhe proceseve të rafinerisë. Përkundër uljes së çmimit të naftës, këta kufizime kontribuuan që gjigantët e mëdha energjetike si “Lukoil”, “Gasprom Njeft” ose “Gasprom” të ballafaqohen me projekte të ngrira për zhvillim dhe humbje të mëdha.

 

 SHEMBUJ HISTORIK

Përfundimisht, lufta me sanksionet kundër Rusisë është thikë me dy tehe. Në këtë pjesërisht u viktimizuan edhe ekonomitë më të mëdha të BE-së si Franca, Holanda dhe Gjermania, të cilat kanë lidhje tradicionale biznesi me Moskën pasi kjo solli kundër-masa, siç ishte ndalimi i eksportit të prodhimeve ushqimore nga këto vende.

Historia tregon që sanksionet në vetvete rrallë herë e ndryshojnë politikën e shtetit kundër të cilit janë vendosur. Ndërsa, nëse është ashtu, siç është shembulli i Rusisë, ata gjithmonë janë zgjeruar dhe ashpërsuar dhe kjo ka ndodhur gradualisht, por me këmbëngulje konstante deri sa nuk është ndryshuar situata. Kështu ka qenë me sanksionet e SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar kundër Republikës Islamike Iran ose Irakut të Sadam Huseinit, por edhe kundër Gadafit të Libisë. Embargot ndaj tyre deri diku ishin të suksesshme dhe e ndryshuan sjelljen e regjimeve në fjalë, deri atëherë kur disa, nga mjerimi dhe lodhja e popujve të tyre, u pastruan nga revolucionet masive popullore, ose intervenimet luftarake, si alternativë e sanksioneve.

Por, ka edhe kokëfortë ende më të mëdhenj, si Korea e Veriut, Siria dhe Zimbabve, të cilët politikat e tyre nuk i ndryshojnë kundër çfarëdo presioni dhe sanksionesh. Rëndë është të besohet tek kjo, por Maqedonia nuk mundet dhe nuk duhet të futet në shoqërinë e tyre.

Është interesante të shihet sa ndaj kërcënimeve të sanksioneve do të duroj kokëfortësia e duos Ivanov-Gruevski.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.