Ruzhdi Lata
Ruzhdi Lata është kryetari i Komunës së Dibrës.
JETA PRIVATE
Ruzhdi Lata ka lindur me 6 maj të vitit 1953 në Dibër.
ARSIMIMI
Shkollimin fillor e ka kryer në Dibër ndërsa atë të mesëm në medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik – Dega gjuhët orientale.
Shkallën e tretë të studimeve e ka kryer në Universitetin e Prishtinës dhe merr titullin magjistër në shkencat filologjike.
Flet shqip, maqedonisht, serbisht, kroatisht, turqisht dhe arabisht.
KARRIERA
Nga viti 1980 paralelisht ka punuar në Bashkësinë Islame dhe si ligjërues pranë Universitetit të Prishtinës në Katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1993 dy vitet , ku në dy vitet e fundit ligjeratat janë zhvilluar në objekt privat. Pas vitit 1993, përsëri paralelisht ka punuar në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995.
Prej vitit 1995 deri në vitin 2009 ka punuar në Bashkësinë Islame, më pas ka filluar që të punoj edhe si ligjërues në Katedrën e orientalistikës pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
KARRIERA POLITIKE
Gjatë karrierë së tij është marr me përkthime nga gjuha arabe dhe turke dhe ka publikuar qëndrime autoriale.
Në pozitën e kryetarit të Komunës së Dibrës vjen pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
BURIME
Ueb-faqja ZELS – Gazeta prill 2013
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari