Robert Allagjozovski

 

Me 31.05.2017 Robert Allagjozovski është zgjedhur ministër i Kulturës në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

 

JETA PRIVATE

Robert Allagjozovski ka lindur në vitin 1973 në Strumicë. I martuar. Baba i dy fëmijëve. Anëtar i Shoqërisë së shkrimtarëve të pavarur në Maqedoni.

ARSIMIMI

  1. Ka kryer shkollën e mesme ne gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup, drejtimi kulturorë, me sukses të shkëlqyeshëm.
  2. Ka diplomuar në Katedrën për Letërsi të përgjithshme dhe krahasuese pranë Fakultetin Filologjik në Shkup, me mesatare 9.03. Ka mbrojtur temën e diplomës me titull: “Romani ‘Ne’ nga Evgjenia Zamjatin në kontekst të Utopisë negative”.
  3. Ka mbrojtur tezen e magjistraturës me titull “Aspektet teorike-poetike të prozës postmoderne maqedonase” në Katedrën për Letërsi të përgjithshme dhe krahasuese pranë Fakultetin Filologjik në Shkup.
  4.  Diplomë Evropiane sipas menaxhmentit kulturor projektues në organizatën e fondacionit Marsell Hikter në Bruksel.
  5. Në përgatitjen e tezës së doktoraturës së manaxhmentit kulturor në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, Shkup.

2005 – 2014 2005 -2014 Ka qenë anëtar i këshillit drejtues në rrjetin Evropian të menaxherëve të kulturës Orakëll me vendndodhje në Bruksel. Ka qenë anëtar i këshillit zhvillimor në gazetën Fletoret e Saraevit.

LIBRA TË PUBLIKUAR 

  1. Në edicionin kulturor Bllesok, publikohetl libri i tij i parë me tekste artistike dhe joartistike, Fllorilegjia në format elektronik, në dy gjuhë, në atë maqedonase dhe angleze, www.e-knigi.com.mk.
  2. Në edicionin e shtëpisë botuese Margor, publikohet studimi i tij shkencor Të bashkuar për postmodernizim: aspekti teorik-poetik i prozës postmoderne maqedonase.
  3. Në edicionin e Templlum publikohet përmbledhja e studimeve kinematografike dhe eseve Kuadër i madh.
  4. Në edicionin e Goten publikohet romani i tij i parë Goten.
  5. Në edicionin e Goten publikohet vëllimi i dytë i romanit Goten, edicion vazal.
  6. Në edicionin Goten i publikohet edhe pjesa e dytë e romanit Goten.

 

ÇMIME

 

  1. Çmimi “Mjeshtërit e prozës” se Shtëpisë botuese Feniks dhe Fondacionit Makedonia Present.

 

REALIZMI I PROJEKTEVE BOTUESE

Letërsi redaktuese në shtëpinë botuese Goten:

  • -aplikim i suksesshëm të 2 librave nga programi për botime nga Ministria e Kulturës për vitin 2016
  • -plikim i suksesshëm i 5 librave nga programi për literaturë i BE-së, gjegjësisht nga Sektori për Eurointegrime në MK të RM-së për vitin 2016
  • -aplikim i suksesshëm i 10 librave nga programi për literaturë i BE-së për vitin 2017

 

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.