Ristovski me shifra të pavërteta – Një milion lexues për 6 vite?!
Zëvendës ministri për arsim Spiro Ristovski, tash vonë vizitoi leximoren publike të specializuar ku mund që të gjendet librat profesional të përkthyer nga projekti i Qeverise, ku dha edhe deklaratën të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:
Deklarata: Përkthyem dhe siguruam qasje deri te 1000 tituj të cilat mund që të gjinden edhe në këtë leximore të specializuar – e cila pikërisht nesër shënon 6 vjetorin e hapjes së saj dhe e cila, më vjenë mirë që me këtë rast të kumtoj, se tash vonë ka kaluar edhe numrin prej 1 milion vizitave të lexuesve.
[Burimi: TV Sitell, Data: 14.05.2016]
ARSYETIM:
Zëvendës ministri Spiro Ristovski në prani të Nikolla Gruevskit, shef i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër, bëri promocionin e botimeve të reja në literaturën profesionale të përkthyer e cila është shfrytëzuar në 10 universitete botërore e para botërore. Sipas numrit në suaza të projektit tashëm janë përkthyer 1000 tituj dhe ka filluar faza e përkthimit të 200 të tjerëve, Ristovski u mburr së të gjithë këto libra mund që të gjenden në leximoren e specializuar publike në Qendrën Tregtare në Shkup.
Lezimorja shënon 6 vite të ekzistencës dhe përgjatë asaj, sipas Ristovskit tash vonë ka kaluar edhe numrin prej 1 milion vizitave nga lexuesit?!
Vlerësimi i kësaj deklarate do të niset nga logjik e thjeshtë dhe nga matematika. Më saktë, viti ka 365 ditë. Nëse largohen të dielat (atëherë leximorja nuk punon) dhe mesatarisht 20 ditët të cilat nuk punohen, sepse janë festa shtetërore ose festa fetare, vjen deri te numri ku 293 ditë janë ditë punë.
Këtë numër nëse e shumëzojmë me 6 vite nga vizita e leximores do të vijmë deri te numri 1758 ditë pune. Nëse leximorja me të vërtetë ka 1 milion vizita nga lexuaesit (1.000.000 vizita janë pjesëtuar me 1758 ditë punë), kjo do të thoshte brenda ditës ka pasur mesatarisht 568,8 vizita, pa marrë parasysh nëse është person i njëjtë ose persona të ndryshëm.
Edhe sikur leximorja të punonte 24 orë, kjo do të thoshte se për një orë ajo është vizituar mesatarisht prej 24 personaeve ose vizitave për një orë! Dhe nuk punon. Koha e punës është prej orës 8 në mëngjes deri në orën 24.
Kjo, edhe për ata të cilët nuk e din madhësinë, gjegjësisht hapësirën e vogël të leximores, do të dukej e çuditshme dhe e pamundur. Prej këtu deklaratën e zëvendës ministrit Spiro Ristorvskit e vlerësojmë si të pavërtetë.
BURIMI:
- (14.05.2017) ТВ Сител – Шест години од отворањето на читалната во ГТЦ – [Проверено на 16.05.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari