Reklama e kazinosë e prezantuar si një ritual satanik në një kishë në Ukrainë

Фото: Принтскрин видео

Një video që tregon djajtë duke kënduar në gjuhën ukrainase po përdoret nga propaganda ruse për të dezinformuar publikun se është filmuar në një kishë ukrainase dhe se Ukraina është satanike dhe demonike. Por kjo video nuk është filmuar në një kishë në Ukrainë, as nuk ka lidhje me fenë, siç pretendon postimi, por është një reklamë për një kazino

 

Në një postim në rrjetin social Facebook është shpërndarë një video në të cilën shihen njerëz të maskuar si djaj duke vallëzuar dhe kënduar dhe sipas postimit kjo dyshohet se është regjistruar në një kishë në Ukrainë. Por kjo nuk është e vërtetë, video nuk ka asnjë lidhje me fenë.

Në një kishë në Ukrainë.. A ka mbështetje nga veriu????

Një video që tregon djajtë duke kënduar në gjuhën ukrainase po përdoret nga propaganda ruse për të dezinformuar publikun se është filmuar në një kishë ukrainase dhe se Ukraina është satanike dhe demonike. Sipas raportimeve në mediat propagandistike ruse, video dyshohet se është publikuar më 6 janar, pra në prag të Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian. Një kor djajsh (aktorë të maskuar me brirë në kokë) këndojnë në gjuhën ukrainase se si ukrainasit kanë nevojë për durim dhe këmbëngulje për të fituar.

Por kjo video nuk është regjistruar në një kishë në Ukrainë dhe as nuk ka lidhje me fenë, siç pretendohet në postimin që po shqyrtojmë.

Në videon që shpërndahet shihen simbolet e televizionit ukrainas Channel 24 dhe ora e shfaqur është 11:10. StopFake kërkoi në arkivin e transmetimeve të Channel 24 për 6 janar në orën 23:00 dhe zbuloi se programi “Reality: It’s All About War” transmetohej në atë kohë dhe nuk kishte asnjë video të djajve.

 

Kjo video, e cila u përdor nga Rusia për përhapjen e dezinformatave, është në fakt një reklamë për një kazino online. Është një seri e tërë videosh në të cilat djajtë shfaqen në mënyra të ndryshme dhe video të tilla janë publikuar prej disa muajsh. Në këtë situatë është përdorur një video në të cilën kompania uron të gjithëve Vitin e Ri. Videoja nuk ka asnjë lidhje me fenë, as nuk është një kartolinë zyrtare e Krishtlindjeve nga ukrainasit.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se në Ukrainë ekziston një ligj reklamimi, sipas të cilit reklamimi i kazinove në internet mund të shfaqet vetëm nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Pra, transmetimi i një videoje të tillë në transmetim në orën 11:00 nuk është i mundur sepse do të thoshte shkelje e ligjit.

Me ndihmën e të pavërtetave të tilla, forcohet narrativa që Kremlini e ka shtyrë prej kohësh në media dhe rrjete sociale, se ukrainasit janë satanistë që, pa botën ruse, humbasin ortodoksinë e vërtetë “kanonike”.

Sipas të gjitha fakteve të renditura, arrijmë në përfundimin se kjo video nuk është regjistruar në një kishë në Ukrainë, nuk ka lidhje me fenë, por është një reklamë për një kazino. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.



 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.