Raporti i ri i NED: Pse ekziston (dhe po intensifikohet) këkresa për dezinformim

 

Fondacioni Kombëtar i SHBA-ve për Demokracinë (NED) ka lëshuar një raport të ri analitik me titull “Kërkesa për mashtrim: Si mendimi ynë stimulon publikimin e dezinformatave”, i shkruar nga Samuel Woolley dhe Katie Joseph.

Punimi përqendrohet në kërkesën për dezinformim dhe shtron pyetjen se pse ka konsumatorë të lajmeve të tilla që kërkojnë dhe besojnë vazhdimisht në burimet e dezinformimit, duke refuzuar media të tjera të lajmeve.

Ajo që na intereson këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut është kapitulli që përshkruan mjedisin e dezinformit në vend përpara referendumit për emrin me 30 shtatorit 2018. Raporti përmend iniciativat #bojkoj, ndikimin financiar të milionerit rus nga Selaniku, Ivan Savidis, përdorimin e bot-ëve në diskutimin publik të referendumit, dhe spalljen e NATO-s dhe aleatëve perëndimorë “fashistë” nga kundërshtarët e referendumit etj.

Të kuptuarit e faktorëve që ndikojnë në kërkesën për dezinformim është thelbësore për krijimin e përgjigjeve efektive, autorët besojnë, duke shtuar se të gjithë ata që luftojnë përhapjen e dezinformatave duhet të zhvillojnë përshtatje inovative ndaj peizazhit aktual të informimit të mbushur me dezinformata.

Sipas mendimit të tyre, ajo që duhet të kuptohet në veçanti, është fakti që dezinformimi është një fenomen global në të cilin demokracitë e reja (siç është e jona) janë veçanërisht të prekshëm, e cila nga ana tjetër kërkon vëmendje dhe hulumtim të mëtutjeshëm mbi këto tema.

Iniciativat për kontrollimin e fakteve, sipas autorëve, duhet të marrin parasysh psikologjinë e audiencës së tyre, si dhe faktin që konsumatorët e lajmeve që tashmë besojnë në një narrativë politike e kanë më shumë të ngjarë të refuzojnë informacionin që korrigjon pikëpamjet e tyre dhe të racionalizojnë bindjet e tyre ekzistuese. E njëjta sfidë haset edhe në përhapjen e shkathtësive mediatike.

Punimi i kushton vëmendje të veçantë teknologjive që pritet të shfaqen dhe komplikojnë më tej luftën kundër dezinformimit dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, siç janë manipulimet përhapur dhe shumë realiste të fotografive, audio dhe video materialeve, abuzimi i realitetit virtual dhe të zmadhuar (virtual and augmented reality), vëzhgimi masiv biometrik dhe të tjera.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .