Radmilla Sheqerinksa

 

Me 31.05.2017 Radmilla Shqerinska është zgjedhur ministre e Mbrojtjes në qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

 

JETA PRIVATE

Radmilla Sheqerinska është zv. kryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM). Ka lindur me 10 qershor të vitit 1972 në Shkup. Është martuar për Bozhidar Janovskin me të cilin ka edhe një vajzë me emrin Ada.

 

ARSIMIMI

Radmilla Sheqerinska është magjistër në marrëdhëniet ndërkombëtare në shkollën Flleçer për Drejtësi dhe Diplomaci, në Universitetin Taftas, SHBA (2007).

Ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik pranë Universitetit Shën Kiril dhe Metodij në Shkup (1995).

Flet gjuhën angleze dhe franceze.

 

KARRIERA

Përgjatë vitit 1996 punon si asistent për marrëdhënie me publikun në Institutin Shoqëria e hapur Maqedoni.

Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 Sheqerinksa është anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Prej 1997 deri në vitin 2002 punon si asistent në Fakultetin e Ektroteknikës pranë Universitetit Shën Kiril dhe Metodij në Shkup.

Sheqerinska ka qenë deputete në katër mandate:

1998-2002

2006-2008

2008-2011

2011-2014

Prej 2002 deri në vitin 2006 ka qenë zv. kryeministre qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për integrime evropiane dhe koordinator për ndihëm të huaj. Gjatë kohës së mandatit të saj, Republika e Maqedonisë morri statusin kandidat për anëtarësim në Unioni Evropian.

Sheqerinska udhëhiqte me Këshillin për intergrime evropiane prej themelimit të tij deri në vitin 2014. Ajo ka qenë anëtare e më shumë komisioneve: Komisioni për Punë të Jashtme, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, Komisioni për Çështje Evropian, Komisioni për Rini dhe Mjedis Jetësor dhe Komisioni për Arsim.

Me 30.12.2016 Sheqerinska u bë deputete në përbërjen e nëntë të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë.

KARRIERA POLITIKE 

Karrierën politike, Radmilla Sheqerinska e filloi në rininë Socialdemokrate në Maqedoni në vitin 1992. Në vitin 1995 ajo u zgjodh për kryetare në RSDM-së.

Nga viti 1999, e ka ushtruar edhe funksionin e sekretarit internacional të LSDM-së dhe gjatë kohës së mandatit të saj. LSDM u pranua si anëtare e Internacionales Socialiste.

Në vitin 1997 dhe në vitin 1999, Sheqerinska ka qenë zëdhënëse e LSDM-së.

Sheqerinska ka qenë zëdhënëse e KK LSDM në dy mandate radhazi (1999 – 2003 dhe 2003 – 2006).

Në 5 nëntor të vitit 2006 në Kongresin e jashtëzakonshëm ajo u zgjodh si kryetare e LSDM-së dhe në këtë funksion qëndroi deri në vitin 2008.

Sheqerinska është anëtare e Kryesisë së Partisë së Socialistëve të Evropës (PSE) e cila i bashkon partitë socialdemokrate, socialiste dhe të punës në Evropë. Në vitin 2008 ka qenë e zgjedhur edhe si nënkryetare e Partisë Internacionale Socialiste (IS), funksion të cilin e ushtroi deri në vitin 2011.

Në vitin 2009 dhe në vitin 2012, Sheqerinska ka qenë Shefe e misioneve mbikëqyrëse të OBSE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe në Armeni.

Sheqerinska është fituese e çmimit Lideri i Ri Global, të cilin e e ndan Forumi Botëror Ekonomik.

 

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.