Qeveria ende nuk ka marrë vendim se nga 17 maji do të rinisin fluturimet nga Shkupi

Dezinformatat në lidhje me Kovid-19 për Maqedoninë e Veriut i futën në lojë edhe disa media të rajonit. Rasti i tillë është edhe informacioni se më 17 maj nga Shkupi do të fillojnë fluturimet. Për të rinisur fluturimet, duhet të sillet vendim nga Qeveria, ndërkaq një vendim i tillë ende nuk është marrë.

Linku deri te artikulli origjinal: “Lajm i fundit: WizzAir nga 17 Maj përsëri do ketë fluturime prej Shkupit. Ndërsa nga 1 qershori rifillon fluturimet nga Prishtina”.

Data e publikimit: 24.04.2020

Data e recensionit: 27.04.2020

Recension: Fatbardha Curri 

Titull që dezinformon duke manipuluar me emocione

“Lajm i fundit: WizzAir nga 17 Maj përsëri do ketë fluturime prej Shkupit. Ndërsa nga 1 qershori rifillon fluturimet nga Prishtina”, kështu thotë titulli i artikullit që e recensojmë.

Ky informacion është “zbukuruar” edhe në artikull, duke i dhënë edhe ngjyra emocionale. Me çka informacionin e paraqet si “lajm të mirë”.

Të njëjtin informacion e kanë publikuar edhe disa media të vendit.

Por siç u anuluan fluturimet për shkak të parandalimit të shpërndarjes së Kovid-19 me vendim qeveritar, në atë formë edhe do të rinisin.

Ndërkohë Qeveria ende nuk ka vendim se më 17 maj do të fillojnë fluturimet.

“Duam të potencojmë se në fuqi ende vlen vendimi për mbylljen e ‘Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit’ dhe aeroportit  ‘Shën Apostol Pavle’ në Ohër. Kjo do të thotë që derisa të merret një vendim tjetër, aeroportet do të jenë të mbyllura për transport të pasagjerëve, ndërsa trafiku ajror do të pezullohet. Vendimi nuk vlen për fluturimet shtetërore, ushtarake, spitalore, humanitare dhe ngarkesave pa pasagjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Publikimi i këtij informacioni është në kundërshtim edhe parimet gazetareske, të cilat thonë se gazetari para se ta publikojë informacionin duhet ta verifikojë të njëjtin nga disa burime.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.