Publikim jo i plotë i fjalimit dhe komente të njëanshme

 

Shkruan: Biljana T. Dimko

Në 11 korrik të vitit 2020 në portalin „Kurir“ është publikuar një kronikë me titull: „Nuk e ka të lehtë“- Dimitrovi plot frikë dhe me ton të lartë mban tubim parazgjedhor, në rrjetet sociale me qindra komente.

Titulli është i njëanshëm: „nuk e ka të lehtë”… plot frikë dhe me ton të lartë mban tubim parazgjedhor” dhe ka për qëllim t’i servojë publikut se si ta procesojë fjalimin e Dimitrovit. Në këtë kronikë autori duhet të kujtojë një rregull: „Përgjigjem për atë që e them unë, e jo për atë që ti do e kuptosh“, kështu që duhet të distancohet nga senzacionalizmi.

Në fund të tekstit janë publikuar edhe dy video, të marra nga rrjetet sociale Twiter dhe Facebook, në të cilat fjalimi i Nikolla Dimitrovit nuk është i plotë, ndërsa në tekst thuhet:

Në rrjetet sociale tashmë po montohen edhe video klipe nga fjalimi i Dimitrovit në të cilin, sipas komenteve në internet, ai nuk e ka të lehtë t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të cilat e presin në 15 korrik. Ja, shikoni.

Në faqen zyrtare në Facebook të Nikolla Dimitrovit në 11 korrik të vitit 2020 është publikuar fjalimi i plotë me kohëzgjatje prej 1 minutë e 20 sekonda, dhe jo me kohëzgjatje prej 12 sekonda. Publiku ka mundësi ta ndjekë të plotë dhe të marrë vendimin vet për atë se me çfarë emocioni flet në fjalimin e tij Nikolla Dimitrovi.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.