Prokuroria Speciale ka në shqyrtim 30 lëndë me 80 persona për 3 muaj

Pas tre muaj punë efektive së shpejti akuzat e para.FOTO: PSP

 

Raporti i parë në parlamentin e RM-së për punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) tregon se edhe për kundër punës efektive të Prokurorisë që po zgjat rreth tre muaj, tashmë ka një numër të madh të lëndëve të cilët janë në fazën e ngritjes së akuzave edhe përkundër mos bashkëpunimit të një numri të madh të institucioneve të cilat duhej të bashkëpunonin me PSP-në. Përveç kësaj është sqaruar se  LSDM ka dorëzuar më shumë se gjysmë milion dosje të bisedave të përgjuara

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në periudhë prej tre muajsh punë efektive Prokuroria ka në shqyrtim 30 lëndë penale kundër 80 personave, prej të cilëve një numër më i madh ka të bëjë me vepra lidhur me zgjedhjet ,si dhe 120 lëndë të tjera të cilat janë në fazë përpunimi.

Kjo është theksuar në Raportin e Prokurorisë Speciale, i cili në përputhshmëri me ligjin i është dorëzuar kuvendit të RM-së për punën në 6 mujorin e parë, nga të cilët, siç thotë prokuroria, bëhet fjalë për tre muaj punë efektive.

Në periudhën  raportuese nga themelimi i kësaj prokurorie publike deri në 15.03.2016 në regjistrin NSK-KO janë regjistruar gjithsej 30 lëndë kundër 80 personave, nga të cilët 29 lëndë në 2015 kundër 77 personave dhe një lëndë në vitin 2016 kundër 3 personave.

Sipas strukturës së veprave penale, numër më i madh i personave dyshohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe aturozimit”-37 persona, 12 personale për vepër penale,” shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve”. Në këto lëndë përfshihen 10 persona të akuzuar në rastin “Puç”, lëndë e cila është në procedurë gjyqësore e filluar përpara formimit të Prokurorisë Speciale.

Nga gjithsej 120 lëndë të cilat janë në faza të ndryshme të përpunimit. 50 janë të regjistruara në regjistër në vitin 2015, ndërsa 70 gjatë vitit 2016:

Procedurat para hetimore kanë të bëjnë me përcjelljen e pa ligjshme të komunikimeve-përgjimet, hetimi i parregullsive zgjedhore, si dhe financimet jo ligjore të mediumeve, keqpërdorime të ndryshme gjatë procedurave së furnizimeve publike, fshehja e tatimeve, larja e parave, veprime të ndryshme korruptive dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, hetuesitë financiare, si dhe procedurat ligjore lidhur me punët ndërtimore etj.

Prokuroria Speciale  ka vënë në dukje numrin e përgjithshëm të personave të marrë në pyetje në periudhën raportuese për disa muaj. Bëhet fjalë për mbi 200 persona që janë marrë në pyetje dhe janë përpiluar procesverbale:

Në periudhën raportuese duke e marrë parasysh punën në përgjithësi, janë përpiluar gjithsej 221 procesverbale për personat që janë marrë në pyetje, janë bërë 140 kërkesa për mbledhjen e të dhënave të nevojshme, informata dhe prova në pajtim me nenin 287 nga KPP, janë lëshuar gjithsej 29 urdhëresa në bazë të nenit 284 të KPP, janë bërë edhe 34 kërkesa për arsye të ndryshme deri te personat juridik dhe fizik, janë dhënë gjithsej 5 urdhra për ekspertizë dhe janë dërguar njoftime me shkrim për 19 lëndë deri te personat fizik dhe juridik, është dërguar edhe një kërkesë për kontrolle dhe marrjen e gjësendeve, janë paraqitur dy propozime për marrje të përkohshme të gjësendeve, në tri lëndë është dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundrejt gjithsej 25 personave, janë dhënë 9 propozime për caktimin e masës së paraburgimit, është lëshuar një urdhër për masë të veçantë hetuese nga KPP dhe janë shtruar gjithsej 10 ankesa kundër aktvendimeve.

 

 

LSDM KA DORËZUAR MË SHUMË SE GJYSËM MILION AUDIO DOSJE

Në raportet e nënshkruara nga prokurorja speciale Katica Janeve theksohet edhe pranim dorëzimi i materialeve të përgjuara nga partia politike LSDM në ditën e fundit të vitit 2015. Sipas Janevës, LSDM ka dorëzuar më shumë se një milion audio- dosje dhe gjashtë kuti të transkriptove të bisedave të përgjuara telefonike, SMS mesazhe dhe materiale të tjera.

Pas kontrollimit dhe klasifikimit të  materialeve të dhëna nga LSDM, që ka mbaruar në mars të këtij viti, PPS ka konstatuar këtë:

Në Hard diskun e jashtëm  ka pasur gjithsej 546.948 ( pesëqind e dyzet e gjashtë  mijë e nëntëqind e dyzet e tetë) dosje, nga të cilat 540.646 ( pesëqind e dyzet mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) janë audio dosje dhe 6.302 ( gjashtë mijë e treqind e dy) dosje janë në forma të ndryshme ( word, exel, PDF, dhe të tjera).

Në formë të shkruar janë dorëzuar gjithsej 23 ( njëzet e tre)  libra spirale të shkruar me gjithsej 18.155( tetëmbëdhjetë mijë e njëqind e pesëdhjetë e pesë) faqe në të cilën janë përfshirë gjithsej 119.088 ( njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e tetë) transkripto nga bisedat dhe SMS mesazhet. Janë dorëzuar gjithsej 1.828 ( njëmijë e tetëqind e njëzet e tetë) fletë me tekst të shkruar që nuk janë numëruar, të cilët komisioni i ka numëruar me numra prej 1 deri në 1828.

 

PSP për këtë ka dorëzuar procesverbal prej 619 faqesh, njëkohësisht është formuar edhe komision i cili do t’i dëgjoj materialet:

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit të materialeve, është themeluar edhe komisioni për dëgjimin e materialeve. Njëkohësisht janë ngritur procedura të brendshme për regjistrimin e procesit të dëgjimit të materialeve, si dhe procedura për klasifikimin e bisedave të cilat veçanërisht janë të karakterit privat, me qëllim të ruajtjes së privatësisë të personave të cilat janë të përfshirë në këto biseda. Ky komision punën e ka filluar në fund të vitit raportues dhe të dhënat statistikore për vëllimin e materialeve të dëgjuara do të dorëzohen në afatin vijues 6 mujorë.

Rastësisht, kjo shifër mbi gjysmë milioni audio dosje i përgjigjet një numri të madh deklaratash publike të liderit të LSDM për atë se sa biseda telefonike posedon LSDM, por jo edhe në deklaratën e fundit publike, kur Zoran Zaev tha se partia ka në posedim mbi një milion biseda dhe i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Kjo do të thotë se ose deklarate e Zaevit nuk është e saktë ose Janevës nuk i janë dorëzuar të gjithë bisedat të cilat i ka pasur në posedim LSDM ose në një audio dosje janë ngjitur më shume biseda telefonike.

 

KA KËRKUAR 5 KA MARRË 33 LËNDË

Katica Janeva nuk është e kënaqur me punën e deritanishme sa i përket dinamikës së planit të punës të cilin e ka miratuar PSP, por fajin në këtë drejtim e sheh në mossigurimin e kushteve dhe vonesën e fillimit të punës së  Prokurorisë Speciale si dhe në mos bashkëpunimin me institucionet:

Dinamika e paraparë me planin e përgjithshëm të punës nuk është realizuar me afatet e parapara nga shkaku se nuk ishin siguruar të gjitha kushtet për fillimin në kohë të punës të kësaj prokurorie dhe nga shkaku i vonesës në kompletimit të ekipit të prokurorisë. Edhe përkundër të kësaj gjendjeje, arrita të realizoj pjesë të punëve të parapara sipas planit.

Në raport Janeva thotë se probleme më të mëdha ka me prokurorët publik dhe me Gjykatat:

Pikërisht, veprimet nga ana e një pjese të prokurorive publike në Republikën e Maqedonisë në kundërshtim me kërkesat e mija për dorëzimin të vetëm pesë lëndëve dhe dorëzimin e të gjitha lëndëve të përfshira në raportin statistikor në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë, është shprehur mos respektim i dinamikës së punës dhe autonomisë së kësaj Prokurorie publike. Njëkohësisht të njëjtat këto prokurori publike dhe në periudhën vijuese refuzojnë të bashkëpunojnë me këtë prokurori publike, kundërshtojnë t’i dorëzojnë lëndët në shikim pa pas asnjë bazë ligjore dhe në përgjithësi refuzojnë t’i dorëzojnë lëndët të cilat i kam kërkuar me qëllim të përcaktohem për kompetencat reale të kësaj prokurorie publike.

Opinioni deri më tani është njoftuar se një pjesë e lëndëve të cilat i ka kërkuar Prokuroria Speciale prokuroritë themelore i kanë dorëzuar në Këshillin e prokurorëve që të vlerësoj se a janë këto lëndë në juridiksionin e Janevës, siç është lënda lidhur me çështjen Telekom. Ajo ende është kategorike se vetëm Prokuroria Speciale mund të vendos për kompetencat, duke pas parasysh se vetëm kjo prokurori  i posedon përgjimet jo ligjore. Nga këtu, Janeva në raport konstaton se nëse Këshilli vazhdon ta injoroj, ajo do të vendos kompetencat reale në bazë të indikacioneve që janë të përfshira në bisedime :

Nëse vazhdon praktika e mos dorëzimit të lëndëve sipas kërkesës sime, unë do të jem e detyruar të vendos kompetencat rreth lëndëve në bazë të materialeve të përgjuara dhe të legjitimohem në procedurë në lëndët e tilla, me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të mija ligjore.

Janeva ankohet edhe rreth bashkëpunimit me Gjykatën Penale në Shkup dhe institucionet tjera:

Në periudhën raportuese edhe Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, nuk i ka dorëzuar provat në këtë prokurori publike si prokuror i autorizuar me çka shkakton prolongimin e fillimit të shqyrtimeve kryesore për lëndën e njohur në opinion si “ Puç”( duke refuzuar të veproj sipas rregullave të bashkëpunimit mes institucioneve, e paraparë në nenin 81 të KPP dhe të sigurojë kopje të provave nga lëndët për këtë prokurori publike). E njëjta ka ndodhur  edhe rreth kërkesës për shikim nga ana e kësaj prokurorie të lëndëve arkivore. Në mënyrë jo adekuate veprojnë edhe institucionet tjera shtetërore dhe organet, të cilat nuk veprojnë në bazë të kërkesave dhe afateve të përcaktuara nga Prokuroria Speciale.

Gjithsesi, një pjesë e institucioneve rregullisht dhe me korrektësi bashkëpunojnë me PSP, thotë Janeva. Në pjesën përfundimtare të raportit Janeva shprehë optimizëm dhe  paralajmëron se në të ardhmen do të ngrejë akuzat e para:

Procedimi për lëndët në këtë prokurori publike flet se në periudhën raportuese kanë filluar shumë procedura para hetimore, prej të cilave një pjesë është në fazë më të avancuar , ndërsa një pjesë janë në fazë të hetuesisë. Gjithashtu në afat të shkurtër kohor janë ndërmarrë një numër i madh i veprimeve procedurale dhe administrative. Analiza e punës së kësaj Prokurorie Speciale në periudhën raportuese flet qartë se në një të ardhme të afërt mund të priten edhe akuzat e para.

Prokuroria Speciale është formuar formalisht me zgjedhjen e Janevës si udhëheqëse e këtij institucioni  më  15 shtator 2015, kurse  me zgjedhjen e 12 prokurorëve publik me 4 nëntor 2015 nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik. Në përputhshmëri me Marrëveshjen për zgjidhje të krizës politike të Përzhinos, qëllimi thelbësor i PSP është t’i  zbardh  veprat të cilat dalin nga bisedat e përgjuara telefonike. Në raport janë theksuar edhe detaje të tjera, siç janë edhe aspektet financiare dhe marrëdhëniet me opinionin, është prezantuar edhe ueb- faqja e PSP-së.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.