Presidenti francez dhe ukrainas tallen me video të edituara manipuluese

Фото: Принтскрин видеа ФБ пост

Videoja e parë thuhet se tregon Macron mes frekuentuesve të rinj të klubeve të natës duke kërcyer në stilin e viteve ’80. Është një version i përpunuar i një klipi që tregon njerëzit duke kërcyer, i cili është ndryshuar në mënyrë digjitale për të përfshirë fytyrën e presidentit francez. Videoja që tregon presidentin ukrainas Zelensky duke kërcyer me një fustan të kuq ekzotik është ndryshuar gjithashtu me teknologjinë e rreme, siç ka raportuar tashmë Vërtetmtësi.

 

Ne po analizojmë një postimFacebook ndan video që supozohet se tregojnë presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke kërcyer. Macron me stil të viteve ’80, dhe Zelensky me një fustan të kuq ekzotik.

Partnerët strategjikë të LSDM, BDI, DPMNE, thuhet në njoftim.

Videot janë të rreme dhe të manipuluara.

Videoja e parë supozohet se tregon Macron mes frekuentuesve të rinj të klubeve të natës duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje të viteve ’80. Macron shfaqet në video me stilime të ndryshme, e ka edhe një edicion femëror, me frizurë femërore, grim, bizhuteri dhe fustane.

Megjithatë, videoja është një version i përpunuar i një klipi që tregon njerëz duke kërcyer në vitet 1980, i cili është ndryshuar në mënyrë digjitale për të përfshirë fytyrën e presidentit francez, thanë kontrolluesit e fakteve të Reuters.

Kanali YouTube i Stratus Dance Club në Kaliforni publikoi videot e pa redaktuara në korrik 2009, në pamje të shumta që tregojnë të njëjtët njerëz duke kërcyer në 1986 dhe 1987, sipas përshkrimit të videove.

Sipas përshkrimit të kanalit, i cili përmbante disa klipe të tjera të ngjashme të kërcimtarëve të rinj, Stratus ishte klubi më i shquar i vallëzimit të SoCal-it, pa alkool, nën 21 vjeç.

Blogu i kundërkulturës Dangerous Minds ndau gjithashtu pamjet në vitin 2016, duke e përshkruar Stratus Dance Club si një klub “hipnotizues dhe të bukur” kalifornian të ri sintetik.

Sa i përket videos së presidentit ukrainas Zelensky duke kërcyer me një fustan të kuq ekzotik edhe ajo është ndryshuar me teknologji. Vërtetmatësi tashmë ka shkruar për këtë video.

Kjo video, si dhe të tjera të  verifikuara nga Vërtetmatësi, janë pjesë e një narrative për të tallur presidentin ukrainas si të papërshtatshëm për këtë detyrë.

Një nga arsyet pse Zelensky është kaq shpesh në shënjestër të videove të tilla, veçanërisht të lidhura me kërcimin, është sepse para se të bëhej president, ai ishte një komedian dhe pjesë e biznesit të aktrimit. Ai më parë mori pjesë në shfaqjen “Dancing with the Stars” (në 2006), dhe regjistroi një video satirike ku kërcen fillimisht me kostumin tradicional të Kozakëve, të cilin e gris dhe vazhdon të kërcejë me taka të larta dhe rroba të ngushta lëkure – e ngjashme me këngën hit “Single ladies” nga Beyoncé. Epo, nëse dikush e ka parë duke kërcyer në video reale, mund ta besojë lehtësisht nëse diçka e manipuluar si kjo përhapet në rrjetet sociale.

Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konkludojmë se videot janë modifikuar dhe manipuluar për të tallur presidentin francez dhe ukrainas. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pasaktë.


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.