Premtimi i juaj parazgjedhor duket i njohur: Transport pa pagesë për pensionistët me NKP ditën e diel

„Вистиномер“ пишуваше за ова ветување кон крајот на октомври годинава. Ова ветување е исполнето.

 

Në emisionin e nëntë të  “Premtimi i juaj parazgjedhor duket i njohur”, të cilin radio “Indeks”  e realizon në bashkëpunim me “Vërtetmatësin”, premtimin të cilin duhej që dëgjuesi ta qëlloi dhe të tregojë se a është realizuar apo jo, ishte premtimi për transportin pa pagesë të pensionistëve nga Shkupi me autobusët e NKP-së edhe të dielën, si ditë plotësuese përpos ditëve të mëhershme, gjegjësisht transport publik të martën, të premten dhe të shtunën.

“Vërtetmatësi” ka shkruar për këtë premtim kah fundi i tetorit të këtij viti. Ky premtim është realizuar.

Çdo ditë pune prej orës 14:30, dëgjuesit mund të qëllojnë se cili politikan ose cila parti ka dhënë një premtim të caktuar dhe  nëse i njëjti është realizuar. Përgjigjet e sakta ndiqen me shpërblim nga radioja.

Të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike tvoetovetuvanjezvucipoznato@radioindex.mk ku duhet të dërgojnë emër dhe mbiemër dhe numrin e telefonit që nga të mund t’i telefonojnë nga radioja dhe të inkuadrohen në emision

Emisionin e nëntë mund ta ndiqni këtu.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.