Postimi portretizon në mënyrë të rreme Rusinë si fituese në luftën me Ukrainën

Фото: Alexandra_Koch Pixabay

Postimi pretendon në mënyrë të rreme se Ukraina e humbi luftën. Vërtetmatësi shkroi tashmë se Rusia mban vetëm rreth 17.5 për qind të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të ashtuquajturat DNR dhe LNR, të cilat u ndanë në 2014. Nuk është gjithashtu e vërtetë që Rusia nuk vuan nga sanksionet e vendosura ndaj saj nga Perëndimi. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ato kontribuan në rënien e ekonomisë ruse me 2.1 për qind në vitin e parë të luftës. Postimi gjithashtu tenton të fajësojë Perëndimin për miliona persona të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit në Ukrainë, por ky është manipulim dhe propagandë pro-ruse tashmë të njohur. Fakt është se Perëndimi nuk filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës, por Rusia e bëri. 

 

Ne shqyrtojmë një postim në rrjetin social Threads që thotë:

Ukraina e humbi luftën. Nuk shihet në media disponimi i ukrainasve të zakonshëm. Ata nuk duan të vdesin më, ata dezertojnë, janë të neveritur të shohin shkatërrimin e Ukrainës. E kanë të qartë se perëndimi i përdori për të goditur Rusinë, huamarrje anormale, miliona të shpërngulur brenda dhe jashtë, problemi i mungesës së armëve është i dukshëm, për të mos përmendur municionet. Rusia nuk ka pësuar nga sanksionet dhe makina ushtarake ruse prodhon numra, pajisje, municione në numër të madh.

Në postimin e fansave u shprehën disa të pavërteta. E para është se Ukraina e humbi luftën. E dyta është se ukrainasit po dezertojnë ushtrinë. Gënjeshtra e tretë është se Perëndimi përdori ukrainasit për të kundërpërgjigjur Rusisë.

Është e vërtetë se në Ukrainë ka miliona persona të zhvendosur brenda dhe jashtë. Sipas të dhënave të disponueshme të UNHCR-së, në Ukrainë ka rreth 3.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit deri në shkurt 2024, rreth 6.5 milionë njerëz janë refugjatë në mbarë botën dhe afërsisht 14.6 milionë njerëz në vitin 2024 në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare. Në njoftim, tentohet që këto situata t’i atribuohen Perëndimit, por është një manipulim dhe propagandë e rëndë dhe tashmë e parë pro-ruse.

Së pari, Perëndimi nuk i përdori ukrainasit për të sulmuar Rusinë. Këtë e tregon fakti se Perëndimi nuk filloi fare një pushtim ushtarak të Ukrainës, por Rusia e bëri. Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës, me forcat ruse që kaluan në vend nga Bjellorusia në veri, Rusia në lindje dhe Krimea në jug.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në atë kohë se ishte një “operacion special ushtarak” që synonte të mbronte popullin e Donbasit dhe “çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës”. Ai mohoi se Rusia planifikon të pushtojë territorin ukrainas ose të “imponojë diçka dikujt me forcë”. Megjithatë, që atëherë forcat ruse kryen një pushtim të plotë të vendit.

Rusia ka kryer qindra sulme, ajrore dhe tokësore, në të cilat civilë janë vrarë (dhe po vriten ende). Një sulm i tillë vrau të paktën shtatë persona, duke përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare dhe plagosi gati 130 të tjerë pasi një sulm me raketë ruse goditi një shesh qendror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv.

Raporti i fundit i Misionit Monitorues të të Drejtave të Njeriut të OKB-së deklaroi se kishte 30,457 viktima civile në Ukrainë që nga 24 shkurt 2022. Prej tyre, 10.582 u vranë dhe 19.875 u plagosën. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy konfirmoi se 31 mijë ushtarë vdiqën në anën ukrainase në pushtimin ushtarak të nisur nga Rusia.

Numri i viktimave, si në konfliktin e armatosur që filloi në 2014, ashtu edhe në pushtimin ushtarak të kryer nga Rusia në vitet e fundit, është i madh. Është shumë e gabuar të fajësosh Perëndimin apo NATO-n kur të dy konfliktet u nisën nga Rusia. Po ashtu, Perëndimi, pra NATO, thotë hapur se nuk kërkon luftë me Rusinë dhe as nuk e provokon. Ajo që bën është të ndihmojë Ukrainën të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër pretendimeve territoriale të Rusisë. Prandaj në Ukrainë po dërgohet ndihma ushtarake, për ta mbrojtur atë nga politika ekspansioniste e Rusisë.

NATO dënon ashpër agresionin ushtarak brutal dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, e cila është një shtet i pavarur, paqësor dhe demokratik dhe një partner i ngushtë i NATO-s. NATO dhe aleatët vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, duke e ndihmuar atë të ruajë të drejtën e saj themelore për vetëmbrojtje, thuhet në uebsajtin e NATO-s. 

Vendet perëndimore të Evropës, si dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare, shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe theksuan se Ukraina ka të drejtë të mbrojë territorin e saj, por NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë. Perëndimi i dërgoi vazhdimisht thirrje Rusisë që të tërhiqej nga Ukraina dhe t’i japë fund luftës, domethënë të lejojë Ukrainën të vendosë për territorin e saj, aleancat e ardhshme dhe mënyrën e zhvillimit të politikës së brendshme dhe të jashtme. Pasi këto thirrje për armëpushim nuk u perceptuan nga pala ruse, vendet perëndimore filluan të dërgonin armë në Ukrainë. Vetë narrativa, nëse Rusia është në luftë me NATO-n, është shtyrë nga Kremlini, si një defokus nga fakti që Rusia nisi një sulm të armatosur të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe pushtoi ilegalisht pjesë të një shteti sovran.

Në faqen e NATO-s, disa mite të përhapura nga burime propagandistike të Kremlinit janë zbuluar dhe i pari prej tyre është pikërisht narrativa në postim – se “NATO po lufton Rusinë në Ukrainë”.

NATO nuk është në luftë me Rusinë dhe ne nuk kërkojmë konfrontim me Rusinë. Ajo që NATO po bën është të mbështesë Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje, siç thuhet në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë muajve të fundit, ne kemi marrë masa thjesht mbrojtëse për të rritur praninë e trupave të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës.

Kjo siguron që të mos ketë vend për keqkuptime në Moskë për gatishmërinë tonë për të mbrojtur aleatët tanë. Detyra jonë kryesore është të mbajmë 30 kombet tona të sigurta. Ne kemi përgjegjësi të sigurojmë që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës, sepse kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe e rrezikshme, shkruan faqja e NATO-s.

Le të përmendim edhe një herë se ushtarët e NATO-s nuk janë dërguar në Ukrainë.

Për sa i përket pjesës së postimit që thotë se Ukraina e humbi luftën, kjo definitivisht nuk është e vërtetë. Vërtetmatësi shkroi tashmë se Rusia mban vetëm rreth 17.5 për qind të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe të ashtuquajturat DNR dhe LNR, të cilat u ndanë në 2014.

Për më tepër, është e vërtetë që ka dezertorë, por katë dyja anët, gjë që është e zakonshme për çdo luftë. Pra, nuk është e vërtetë që ushtarët dezertuan vetëm në ushtrinë ukrainase. Paketa të reja ndihme financiare dhe armësh po mbërrijnë nga miqtë perëndimorë për Ukrainën, si pjesë e ndihmës vetëmbrojtëse kundër agresionit rus. Pra, lufta nuk ka mbaruar dhe as Rusia nuk është fituese.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë kontribuan në rënien e ekonomisë ruse me 2.1 për qind në vitin e parë të luftës, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sanksionet po e dëmtojnë Rusinë në një mënyrë që shkurton 5 për qind të rritjes ekonomike që vendi ka pasur në 2 vitet e fundit, shkruan BBC.

Sanksionet së bashku me luftën në Ukrainë kanë kontribuar që më shumë se 1 milion njerëz, kryesisht të rinj dhe me arsim të lartë, të largohen nga Rusia.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.



 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.