Postim satirik –vaksina nuk të lë shtatzënë

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin është shpalosur një koment satirik, por për shkak të natyrës së fushatës dhe narrativit antivakser për devalvimin e vaksinimit, disa nga qytetarët mund ta kuptojnë si të vërtetë. Prandaj po ju sqarojmë se bëhet fjalë për një postim satirik, shkruan Vërtetmatës.

Ky është edhe një nga qëllimet e vërtetimit të fakteve – të sqarojë edhe ato postime që në shikim të parë nuk duken satirike dhe për të cilat mendohet se kanë kapacitet të kuptohen gabimisht nga disa përdorues. Që një gjë e tillë është e mundur vihet re edhe nga komentet, me ç’rast në disa prej tyre vihet re huti, paqartësi nëse bëhet fjalë për jë postim të vërtetë apo për ndonjë gjë tjetër, madje edhe pranim të përmbajtjes satirike si të vërtetë, që, kuptohet, në rastin konkret nuk është e saktë.

Në postim thuhet:

Njerëz, mos u vaksinoni, kushërira ime u vaksinua dhe ja tani është shtatzënë, kush e di se çfarë sperme të migrantëve kanë vënë në vaksina, e ja tani është shtatzënë, 18 vjeçare, e pa martuar. Ah, teta Lençe, ç’të gjeti, për fajin e atij Bill Gejtsit iu shtatërrua rinia Sonjës,  thuhet në postim.

Nëse e shohim profilin nga i cili vjen ky postim, duket qartë se bëhet fjalë për një profil në të cilin në formë shakaje komentohen shumë ndodhi shoqërore, në një gjuhë shumë të thjeshtë, ndërsa pas tij qëndron një pseudonim satirik – Bllagodushka Marullova. 

Edhe fotografia me të cilën është ilustruar e ashtuquajtura Bllagodushka Marullova nuk është e askujt, por është një montazh satirik. Nuk dihet se kush qëndron pas këtij profili që ka mbi 25 mijë ndjekës.

Kuptohet që nuk është e mundur që vaksina të shkaktojë shtatzëni. Megjithatë, nga komentet nën postimin që po e recenzojmë është e qartë që disa përdorues të rrjetit social nuk e kanë kuptuar shakanë si shaka, por si të vërtetë dhe kanë komentuar se nuk mund të lexojnë më marrëzi të këtilla, ose, bëjnë pyetje nëse kjo është shakaja e vitit apo një e vërtetë.

Që ky profil edhe tjetër herë ka postuar postime satirike dëshmon shembulli i 17 korrikut. Në këtë periudhë aktuale ishte tendenca kur nga profile të ndryshme kishte postime në të cilat qytetarët ngjisnin bankënota, lugë dhe pirunj në shpatull dhe thonin se ky efekt magnetizues është rezultat i vaksinës. Megjithatë, që vaksina nuk ka efekt magnetizues është shkruar disa herë në „Vërtetmatës“.

Në këtë periudhë në profilin e Bllagodushka Marullova është publikuar ky postim.

Po shoh që që të gjithë që janë vaksinuar po postojnë foto se si në krah ju ngjiten lugë ose pirunj, unë si jam e djersitur, e  palarë qe një muaj, mund të ngjis në trupin tim një komplet të tërë të lugëve.

Edhe nga ky shembull është i qartë qëndrimi humoristik, pra qasja humoristike e këtij profili ndaj temave që janë aktuale e që janë në lidhje me vaksinimin dhe dezinformatat që e shoqërojnë atë.

Larja e duarve nuk është aq e vështirë, po po doli që ky është një virus nga i cili do duhet të laj gjithë trupin, këtë nuk mund t’ia fal asnjëherë, thuhet në një postim më të vjetër nga Bllagodushka Marullova.

Të gjithë këto shembuj tregojnë se pa dyshim bëhet fjalë për një profil satirik i cili përqesh  temat aktuale në shoqëri, përfshirë këtu edhe vaksinimin dhe pandeminë me Kovid-19.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari