Portalet serbe për stërvitjen amerikane -„Defender Europe 20 “ është anuluar për shkak të virusit korona

Ueb-portali serb “Novinie novosadske” publikoi tekstin (13.03.2020) i cili shpërndanë lajme të rrejshme, manipulon lexuesit dhe nxit panik. Në një “analizë më të gjatë”, pretendon se virusi korona është mjet për tërheqjen e vëmendjes dhe është në prag të vendosjes së ushtrisë amerikane në territorin e Evropës.

“Defender Europe 20”, edhe pse, emri është i stërvitjes më të madhe të ushtrisë amerikane në bashkëpunim me NATO-n duhej të zbarkojë në territorin e Evropës këtë pranverë, por kjo gjë është anuluar pikërisht për shkak të koronavirusit.

Shkrimi i publikuar në portalin serb është komentim, i njëanshëm, përplot me vërejtje negative ndaj ushtrisë amerikane, por edhe i pasaktë. Teksti është shkruar me tendencë dhe paraqet një sulm të orkestruar ndaj ushtrisë së SHBA-ve. Gjatë kësaj janë dhënë të dhëna të rrejshme të cilat dezinformojnë opinionin me qëllim të krijimi të një mendimi negativ për SHBA-të si shtet dhe ushtrinë e tyrej.

Teksti vërteton se stërvitja do të mbahet edhe përkrah shpërndarjes së virusit korona në Evropë dhe pa asnjë fakt, ose pa ndonjë verifikim zyrtare ku thuhet se ushtarët amerikan janë imun ndaj virusit dhe këtë e thonë edhe zyrtarët amerikan. Por, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të oficerit amerikan e cila mund të vërtetohet se pretendimi është i vërtetë. Përkundrazi, shkruar, pa asnjë burim zyrtar, duke si një trillim. Por, teksti shkon edhe një hap më tej që opinionit t’i shërbej një teori shtesë konspiruese se virusi nuk është edhe aq i rrezikshëm dhe për të ekziston vaksinë. Në shkrim thuhet:

Ndoshta ushtarët do të kenë maska dhe masa të përshtatshme që me kujdes të kryejnë ushtrimin? Natyrisht që jo! Sipas oficerëve amerikan, këto ushtarë janë tërësisht të shëndosh dhe janë imun nga virusi korona…Nëse ushtarët janë imun, a do të thotë kjo se virusi nuk është i rrezikshëm ose se ekziston vaksinë?

Qëllimi i kësaj teorie konspiruese bie në ujë për shkak se stërvitja ushtarake “Evropa Defender 20” është anuluar zyrtarisht për shkak të virusit korona.

Si përgjigje e epidemisë aktuale COVID-19 dhe udhëzimeve të fundit të Sekretarit të Mbrojtjes, ne modifikojmë stërvitjet “Defender Europe 20” në madhësi dhe vëllim. Prej 13 marsit është ndërprerë e gjithë lëvizja e personelit dhe pajisjes së SHBA-ve në Evropë. Shëndeti, siguria dhe përgatitja e ushtrisë sonë, civilëve dhe anëtarëve të familjes sonë është shqetësimi jonë primar. Përderisa jemi duke bërë rregullimet e duhura, stërvitjet nuk po realizohen. Forcat e shpërndara në Evropë për stërvitje të tjera do të kthehen në SHBA, thuhet në komunikatën e ushtrisë amerikane. 

Ky tekst tendencioz në këtë ueb-portal është lexuar rreth 140.000 herë për 5 ditë. Mbetet pyetja sa persona kanë lexuar tekstin janë informuar se stërvitja ushtarake e ushtrisë amerikan, në të vërtetë është anuluar për shkak të virusit korona dhe se ky tekst është dezinformatë e plotë?

Papërgjegjshmëria e mediumeve shkon edhe më tej ku në tekst virusi korona, prej të cilin janë të infektuar mijëra persona dhe prej të cilit kanë ndërruar jetë mijëra persona, quhet “fenomen” dhe “mjet i nevojshëm për tërheqjen e vëmendjes dhe përgatitje të një pjese të madhe të qytetarëve se diçka më e rëndësishme do të ndodh”. 

Kjo paraqet rivitalizim të plotë të seriozitetit të situatës me çka dëmtohet informimi i saktë dhe në kohë i opinionit, diçka që është më e rëndësishme për menaxhim më efikas dhe më të lehtë të kësaj gjendje të jashtëzakonshme që po ndodh në botë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.