“Philips” nuk ka shitje verore të makinave për qethje për 61 denarë
Një faqe e rreme në rrjetin social Facebook keqpërdor logon “Philips”, me qëllim që të promovohet tek sa më shumë përdorues të rrjetit social dhe të nxjerrë të dhënat e tyre personale, me qëllim përdorimin e tyre për ndonjë lloj mashtrimi.
Një postim në Facebook shpërndau informacionin në vijim:
💥Ofertë fantastike! 😮 Makinë për qethje Philips Norelco për vetëm 61 denarë! 😍😱 Një histori për t’u mbajtur mend: Merrni lirime drastike në festivalin e prerësve galaktik! 🚀🎉Shtypni “Porosit Tani” poshtë fotos! 💯🔥
Si pjesë e postimit është publikuar edhe një foto e një kutie të mbushur me makinë qethëse, së bashku me çmimin e shënuar. Përshkrimi i postimit përmend zbritjen dhe ka udhëzime se si ta blini atë.
Këtë e ndan faqja “Summer Sale” në Facebook dhe nën postim ka komente lavdëruese për produktin nga persona që kanë aktivitet të ulët në platformë. Në disa prej tyre, për shembull, shkruhet:
Makina për qethje është vërtet e shkëlqyeshëme, unë kam kërkuar për diçka të tillë për një kohë të gjatë. Bateria zgjat shumë, përfshihen edhe aksesorë të ndryshëm. Unë patjetër do ta rekomandoja për të gjithë. Megjithatë, nuk mendoj se kjo ofertë do të zgjasë shumë.
E porosita për burrin tim, u dorëzua brenda 3 ditëve dhe transporti ishte falas! Burri im eshte shume i kënaqur, ka 3 ditë që e perdor dhe thotë se nuk ka perdorur asnjeherë diçka kaq të mirë!
Mundësi e madhe! Porositëm 2 copë për mua dhe vëllain tim. Kjo makinë qethjeje cilësore përballon detyrën e saj 100%. Dorëzimi zgjati vetëm 4 ditë.
Vetë faqja përmban vetëm një postim dhe në momentin e shkrimit ky tekst është pëlqyer nga 8 dhe ndjekur nga 9 profile. Në fakt bëhet fjalë për një promocion të rremë në të cilin keqpërdoret emri dhe logoja e kësaj marke për të nxjerrë sa më shumë të dhëna nga përdoruesit e rrjetit social.
Ajo që vihet re kur klikohet butoni “porosit” është se faqja maskohet si dyqani i famshëm online amerikan Amazon.com, por ka URL-në – megalized.com. Çmimi i makinlës për qethje në këtë faqe është 123 denar.
Por faqja e internetit e Amazon – amazon.com, nuk ka asnjë lidhje me këtë URL – megalized.com
Gjithashtu, në faqen aktuale të Philips në Facebook, e cila në momentin e shkrimit të këtij teksti është pëlqyer nga 11 milionë njerëz, nuk ka asnjë promovim të makinave për qethje për 61 denarë.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari