Petrovska asnjherë nuk ka deklaruar se po i shpallë luftë Rusisë

Фото: mod.gov.mk

Nëse Petrovska do të thoshte ndonjëherë diçka të tillë, do të kishte shënime për të në të gjitha mediat, vendore dhe të huaja. Por një gjë e tillë nuk mund të gjendet në internet as në formë të shkruar, as në formë audio apo video. Natyrisht, nëse Petrovska do të kishte deklaruar diçka të tillë, do të kishte një reagim të duhur për këtë nga pala të cilës gjoja po i shpall luftë, që është Rusia. Por nuk ka as një gjë të tillë

Në një postim në rrjetin social Facebook thuhet se ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dyshohet se i ka shpallur luftë Rusisë. Kjo nuk është e vërtetë, Petrovska asnjëherë nuk ka deklaruar diçka të tillë, e as diçka të ngjashme.

Sllavjanka, gjenerale i NATO-s, është e vetmja ministre në botë, deklarata e dytë e së cilës është shpallja e luftës ndaj Rusisë, dhe e para është se mishi që u jep ushtarëve nuk është i prishur. Nëse ajo është vërtet serioze për të sulmuar Rusinë, atëherë unë e këshilloj atë që ta sulmojë atë ditën sepse aeroplanët e saj nuk fluturojnë natën. Ahhh, harrova: Slavjankeee, blej çizme për ushtarët që të mos ecin me atlete

Postimi në Facebook që është objekt i këtij shqyrtimi shpërndan gënjeshtrën se ministrja e Mbrojtjes Petrovska deklaroi se po i shpallte luftë Rusisë. E vërteta është se Petrovska kurrë nuk ka deklaruar diçka të tillë, në këtë apo ndonjë kontekst të ngjashëm me atë për të cilin aludon postimi.

Vitin e kaluar në shkurt, kur Rusia filloi agresionin ushtarak kundër Ukrainës, ministrja Petrovska e dënoi këtë akt, por as atëherë dhe as kurrë më parë nuk deklaroi se po i shpall luftë Rusisë.

Ne dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe qëndrojmë të bashkuar me aleatët e NATO-s duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet ushtarake që kërcënojnë sigurinë e Evropës, tha Petrovska.

Nëse Petrovska do të thoshte ndonjëherë diçka të tillë, do të kishte raportime mediatike për këtë në të gjitha mediat, vendore dhe të huaja. Por një gjë e tillë nuk mund të gjendet në internet as në formë të shkruar, as në formë audio apo video.

Natyrisht, nëse Petrovska do të kishte deklaruar diçka të tillë, do të kishte një reagim të duhur për këtë nga pala të cilës gjoja po i shpall luftë, që është Rusia. Por nuk ka as një gjë të tillë.

Përveç kësaj, Maqedonia është anëtare e NATO-s, kështu që në asnjë rast nuk mund t’i shpallë luftë një shteti tjetër në çdo kohë dhe në asnjë mënyrë, më së paku Rusisë. Është e pakuptimtë e palogjikshme.

Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO) i nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949, në nenin e tij të parë, përcakton se mosmarrëveshjet ndërkombëtare duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Neni 1:

Palët angazhohen, siç thuhet në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare në të cilën mund të përfshihen me mjete paqësore në mënyrë të tillë që paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare të mos rrezikohen, dhe të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në çfarëdo mënyre që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

I vetmi postim që mund të gjendet në internet në këtë kontekst është teksti me titull: SLLAVJANKA I SHPALL LUFTËR RUSISË: Në të ardhmen do të përgatis vetëm sallatë ukrainase!, e cila është më se e qartë që është thjessht një tekst satirik.

Sipas të gjitha fakteve të deklaruara, konstatojmë se ministrja e Mbrojtjes Petrovska asnjëherë nuk ka deklaruar se po i shpall luftë Rusisë.



 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.