Përzierje e toponimeve në qëllimet zgjedhore

Shkruan: Biljana T. Dimko

Në portalin „Kurir“ në 23.06. 2020 është publikuar tekst me titull „TURP: Banorët e Nerezit të mesëm u lanë në baltë nga Bogoevi dhe Veskovski – në vend të tyre si pjesë e fushatës parazgjedhore me ujë do të furnizohen banorë të tjerë’’.

Pastaj teksti vazhdon:

Pasi për tre ditë gjatë orës policore të fundjavës së fundit mbeten pa ujë të pijshëm ata përsëri u lanë në baltë nga Kryetari i komunës të Karposhit, Stefan Bogoev dhe drejtori i Ujësjellësit dhe kanalizimit, Dushko Veskovski.

Bashkësia lokale banorëve u është përgjigjur se rrjeti i ujësjellësit është për banorët e Nerezit të epërm dhe jo për banorët e Nerezit të mesëm.

Në vazhdim të tekstit thuhet:

Megjithatë banorët thonë se drejtori dhe Kryetari i komunës gjatë fushatës parazgjedhore do ndërtojnë një rrjet ujësjellësi në një vend të gabuar me çka problemi i tyre do mbetet i pazgjidhur.

Në datë 11.06.2020 në disa portale u publikua lajmi se filloi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në Nerezin e mesëm dhe këtë informacion mund ta lexoni edhe në faqen zyrtare të Komunës së Karposhit e që bëhet fjalë për Nerezin e mesëm, si dhe ku qëndron deklarata e kryetarit Bogoev:

Rrjeti i ujësjellësit përfshin 14 degë me një gjatësi të përgjithshme prej  2.500 metrash. Këtu me të vërtetë kishte nevojë për një rrjet shtesë të ujësjellësit që të mund të përmirësohet furnizimi me ujë i banorëve të Nerezit. Bashkësia lokale vazhdon me mirëmbajtjen e  infrastrukturës ekzistuese, por edhe me zhvillimin e një rrjeti të komunikacionit, të kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët periferike. Zhvillimi i pjesëve periferike është qenësor për ta „çliruar“ bërthamën urbane dhe për ta zhvilluar Komunën në të gjitha aspektet.

Janë publikuar fotografi nga lajmi i parë kur u bë publike se ka filluar ndërtimi i rrejtit të ri të ujësjellësit, ndërsa zgjedhjet përdoren si manipulim eventual me banorët.

Por, tani po rrjedh fushata për zgjedhjet parlamentare, ndërsa konkretisht problemi me rrjetin e ujësjellësit është problem i bashkësisë lokale.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.