#Përgjegjësi është ujë pa arsen në Gjevgjeli

 

 
Banorët e Gjevgjelisë me vite konsumojnë ujë që është i ndotur me arsen. Edhe pse organizata joqeveritare “Arsena” vazhdimisht tërheq vërejtjen se uji për pije është i ndotur, Komuna e Gjevgjelisë madje në shtator të këtij viti shpalli tender për ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë të qytetit.

Kryetari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, deklaroi se sistemi i ri për furnizim me ujë në Gjevgjeli ndërtohet për shkak se qyteti ka nevojë për sasi plotësuese të ujit. Ai thotë se uji në Gjevgjeli është i pastër, mirëpo se autoritetet lokale dëshirojnë ta largojnë çdo dyshim.

Arsena” në korrik të këtij viti e publikoi analizën e mostrës së ujit nga ujësjellësi i Gjevgjelisë, e cila tregoi prezencë të sasive të mëdha të arsenit, mirëpo edhe të metalit të rëndë vanadium, ndërsa në lidhje me deklaratën e Frangovit thonë se është mashtrim i publikut dhe marketing zgjedhor.

Siç shkruan në shpalljen e publikuar në ueb-faqen e komunës, sistemi i furnizimit me ujë do të ndërtohet me kredi nga Banka Botërore dhe me grant nga fondet IPA.

Me projekt është paraparë të ndërtohen dy bunarë të rinj te lumi Vardar, tubacion i ujësjellësit dhe rezervoar në kodrën e Mërzenit.

Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, arseni është njëri nga helmet më të fuqishme, i cili në doza mjaft të vogla, vret ngadalë, mirëpo në mënyrë efikase. Shkakton shumë pasoja negative, ndërsa sipas disa shkencëtarëve, lidhet drejtpërdrejt me ADN-në e njeriut. Shkakton prishjen e kromozomeve dhe shkurtimin e tyre, që çon në prishje gjenetike të palcës kurrizore, gjegjësisht shkakton leukemi.

 

Banorët e Gjevgjelisë me vite konsumojnë ujë të ndotur me arsen

Аnaliza tregoi рrezencë аrsenit dhe të vanadiumit që është 97% më të lartë se sa normat e parapara shëndetësore për përdorimin e ujit

Аrseni është njëri nga helmet më të fuqishme, i cili në doza mjaft të vogla, vret ngadalë, por në mënyrë efikase

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.