#Përgjegjësi është sigurimi i ujit të pijshëm për tetovarët

 

 

Banorët e Tetovës ankohen pasi që edhe pse punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Tetovës kanë përfunduar, një gjë e tillë nuk ka zgjidhur ende problemin me mungesën e ujit të qytetarëve të këtij rajoni. Ende nuk është përfunduar së ndërtuari stacioni i filtrimit të ujit, që problemi të zgjidhet përfundimisht.

Për dy dekada sa edhe zgjat problemi me furnizimin me ujë, banorët e Tetovës prej xhepit të tyre vetëm për ujë kanë paguar thuajse 20 milionë euro. Çdo qytetar në muaj për ujë deri vitin e kaluar paguante rreth 1 euro. Apo 80.000 banor që numëron Tetova, për ujë ndajnë 80.000 euro në muaj, diku rreth 1 milion euro në vit.

Kjo shumë është për 1,5 herë më e madhe nga çmimi për ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë, me të cilin më në fund do të zgjidhej problemi me ujin.

Qytetarët janë të revoltuar për faktin se e kanë patjetër të paguajnë faturat e ujit ndërsa shërbime nuk marrin. Gjendja më kritike është në pjesët e epërme të qytetit, ku nga çezmat nuk rrjedh asnjë pikë ujë. Në çdo familje tetovare, fuçitë dhe shishet e mbushura me ujë janë pamje e rëndomtë.

Një sërë premtimesh nga ministra e kryetarë të komunave mbetën pa u realizuar. Premtimi më i fundit i kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi u dha në tetor të këtij viti e cila tha se uji nëpër çezmat e qytetarëve do të mbërrijë në fund të vitit, kur edhe pritet të përfundojë ndërtimi i stacionit filtrues.

Për sistemin e ri të ujësjellësit, Qeveria për herë të parë miratoi para të popullit në vitin 2002 me vlerë prej 145 milion denarë. 5 vite më vonë për fazën e parë të ujësjellësit të ri janë shpenzuar rreth 1,5 milion euro.
Në vitet 2009-2010 pushteti qendror ka dhënë 50 milion denarë para të popullit për ndërtimin e një pjesë të fazës së dytë të ujësjellësit. Dy vitet e fundit qeveria ka miratuar 2 milion euro para të popullit për këtë projekt. Shumën e njëjtë të parave e ka ndarë edhe pushteti aktual lokal përmes buxhetit të Komunës dhe përmes huasë së marrë.

Për 2 dekada, të dhënat tona flasin se autoritetet kanë miratuar dhe harxhuar rreth 9 milion euro për ujësjellësin e ri, para që mjaftojnë për realizimin e plotë të projektit, i cili edhe më tej nuk  ka përfunduar.

 

Problemi me mungesën e ujit në Tetovë zgjat dy dekada!

Paguajnë faturat e ujit ndërsa ujë nuk ka.

Janë harxhuar rreth 9 milion euro për ujësjellës por ujë nuk ka

#Përgjegjësi është sigurimi i ujit të pijshëm për tetovarët

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.