#Përgjegjësi është që Ndihma e shpejtë të jetë me të vërtetë e shpejtë

 

 

Numri i thirrjeve dhe i intervenimeve në Ndihmën e shpejtë mjekësore mesatarisht është rreth 70 thirrje në ditë, mirëpo ka ditë kur ndihmë kërkojnë edhe mbi 130 persona.

Koha mesatare e arritjes së ekipit të Ndihmës së shpejtë në Shkup, pas thirrjes së bërë, është 38 minuta. Kjo nuk vlen nëse thirrja është bërë në kohën e tollovisë më të madhe gjatë ditës – në fund të orarit të punës, kur veturës së ndihmës së shpejtë i duhet shumë më tepër kohë për të arritur prej njërit skaj në skajin tjetër të qytetit.

Në këtë kuptim, ilustrues është rasti kur vetura e ndihmës së shpejtë që ka dërguar një rast urgjent (njeri me infarkt) në Entin kardiologjik “Shën Stefani”, ka qëndruar e bllokuar rreth 20 minuta në tollovinë e trafikut te plazhi Shën Stefan në Ohër. Për fat, pacienti ka mbijetuar, mirëpo veturat kanë qëndruar të bllokuara në rrugën përpara disa hoteleve në këtë pjesë të bregut të liqenit.

Qytetarët që e kanë parë këtë dramë vazhdimisht janë paraqitur në polici dhe kanë kërkuar që ajo të intervenojë, mirëpo as vetura e policisë nuk ka mundur të depërtojë.

Ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, që në vitin 2014, pas informatave se një veturë e Ndihmës së shpejtë është vonuar për shkak të një fatkeqësie të komunikacionit në afërsi të Udovës, tha se do të ndërmerren masa “në qoftë se konstatohet se ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka reaguar në kohë”.

Kaluan më shumë se dy vite, e qytetarët akoma presin #përgjegjësi.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.