Për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme për “Covid 19” mund të përfundohet edhe në burg

Илустрација на корона висрусот. Фото: CDC, web

Një kërkim i vogël në Kodin Penal tregon se qytetarët ose mediumet që shpërndajnë lajme të rrejshme lidhur me “Covid 19” mund të marrin dënim në para dhe burg prej një viti deri në pesë 

 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Qytetarët dhe mediumet mund të marrin padi penale për të pavërtetat lidhur me “Covid 19”, gjegjësisht shpërndarje të lajmeve të rrejshme mbi baza të neneve ekzistuese në Kodin Penal (KP) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo mund të konstatohet nëse i hidhet një sy KP-së, edhe pas komunikatës së mbrëmshme të Ministrisë për Punë të Brendshme punohet në atë se kush është kompetent nga ana e Qeverisë të ndjek gjendjen dhe të paralajmërojë nëse do të ketë sanksione ndaj personave të papërgjegjshëm ose ata të cilët shpërndajnë të pavërteta dhe dezinformata, d.m.th lajme të rrejshme.

Ministria veproi sipas vendimit të Qeverisë dhe publikoi komunikatën në vazhdim:

Ministri për punë të brendshme njofton qytetarët – shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të mos shpërndajnë lajme “të rrejshme” rreth virusit Covid 19, të cilat shqetësojnë dhe krijojnë panik mes qytetarëve. Lajmet e rrejshme të cilat krijojnë panik pa bazë do të kenë pasoja afatgjate në shoqëri, por edhe mbi shëndetin publik. Keqpërdorimet e tilla do të sanksionohen me ligj sepse në këtë mënyrë shqetësojnë qytetarët dhe krijojnë panik të panevojshme. Nuk do të ketë kompromis në sanksionim e të gjithëve që me vetëdije shpërndajnë lajme të rrejshme. Apelojmë deri te mediumet dhe shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të thirren në të dhënat zyrtare të publikuara nga institucionet kompetente. 

Në komunikatë janë përfshirë edhe qytetarët edhe mediumet, në pajtim me vendimet dhe detyrat e Qeverisë. 

 

VEPËR PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË NJERËZVE 

Edhe në Kodin Penal të mëparshëm, respektivisht Kodi Penal i vitit 2018, ka disa nene sipas të cilave mundet të veprohet në raste të tilla.

Në kapitullin 21 të KP, të shënuar si Vepra Penale kundër shëndetit të njerëzve, policia ka në dispozicion për shembull, edhe Nenin 205 paragrafi 5 të KP, në të cilin thuhet:

Ai i cili do të rrezikojë sigurinë e tjetrit me kërcënim të rrejshëm për transmetimin ose me shpërndarjen e pretendimeve të pavërteta për ekzistimin e sëmundjes infektuese të pashërueshme do të dënohet me dënim në para ose burg deri në gjashtë muaj. 

 

KSEONOFOBI MBI BAZA TË GJENDJEN SHËNDETËSORE 

Por, policia mund të thirret edhe në një nene tjetër, i cili në KP është titulluar si shpërndarja e materialeve raciste dhe ksenofobike me anë të sistemit kompjuterik. Edhe pse, si duket nuk është lidhur me shëndetit e përgjithshëm, nëse shihet ky nen mund të gjendjet lidhja – shpërndarja e ksenofobisë ndaj personave për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Në paragrafin e parë të Nenit 394 thuhet:

(1)  Ai i cili përmes sistemeve kompjuterike në opinion shpërndajnë material të shkruar racist dhe ksenofobik, fotografi ose tjetër paraqitje të idesë ose teorisë e cila ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër personave ose grupeve, mbi baza gjinore, racore, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë së grupeve të margjinalizuara, përkatësisë etnike, gjuhës, nënshtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit ose bindjes fetare, bindjeve të tjera, arsimit, përkatësisë politike, statusit personal ose shoqëror, mental ose pengesa në zhvillim, moshë, gjendje familjare ose martesore, statusin e pronës, gjendjes shëndetësore, ose çfarëdo lloj baza të paraparë më ligj ose të ratifikuar me marrëveshje ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri pesë vite. 

Nën sistemin kompjuterik hyjnë edhe mediumet sociale. por, nëse lajmet e tilla do të ndahen nga mjetet tjera për informim publik, vlen i njëjti dënim edhe për atë, i rregulluar me dy paragrafe:

(2) Me dënimin nga neni (1) i këtij ligji do të dënohet edhe ai i cili veprën e kryen përmes mjeteve të tjera për informim publik.

Në bisedë me ekspertët ligjor, përsëri na u theksuar se gjatë ngritje së padive penale, në gjyq mund të dëshmohet edhe qëllimi për kryerje të veprës me vetëdije. Sidoqoftë, sanksionet janë të caktuara sipas KP-së dhe mediumet dhe qytetarët duhet të kenë parasysh këtë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.