Për shkak të një gabim shtypi, libri për variantin omikron hyri në daullen e teorive konspirative
“Vërtetmatësi” nuk gjeti asnjë provë se libri ekzistonte para dhjetorit 2021. Ai shfaqet ekskluzivisht në Amazon për shitje më 5 dhjetor 2021 dhe ka kod unik botimi të njohur si standardi ndërkombëtar 13-shifror i numrit të librit, që përdoret për të identifikuar librat. Numri i librit tregon se është një libër që autorja e ka botuar vetë (self-publishing). Më tej, nuk ka të dhëna për të drejtat e autorit të këtij libri në vitin 2020. Kopertina madje ka titull të çuditshëm që i mungon një fjalë, dhe brenda është plot gabime shtypi. Megjithëse ky version i librit nuk është i disponueshëm në Amazon, një version tjetër me të njëjtin titull dhe autor u shfaq në ueb më 16 dhjetor 2021. Në këtë version të përmirësuar të librit, thuhet se të drejtat autoriale (copyright) janë bërë në vitin 2021.
Në postimin e publikuar në rrjetin social Facebook, shfaqet një foto nga një libër me titull “Understanding Omicron Variant”. Në përshkrimin e postimit autori thotë:
Libri “Ta kuptojmë llojin OMICRON” është e mbrojtur me të drejtë autori në vitin 2020. (Shih imazhin). Omicron është zbuluar para një muaji, ndërsa libri është publikuar në vitin 2020, një vit pas zbulimit të OMICRON në 2021. Dështoi Matriksi?
Ky libër, të cilin vetë autori e botoi pa shtëpi botuese, pretendohet se është autorizuar në vitin 2020 përpara se të ekzistonte varianti omikron i koronavirusit dhe kjo fotografi është përdorur në internet në një mori komentesh për të insinuuar prova për teori konspirative.
Bëhet fjalë për një libër me 106 faqe, që u shfaq për herë të parë i disponueshëm për shitje në Amazon më 5 dhjetor 2021.
Autore e librit është dr. Teresa Bishop, ndërsa në faqen e kopertinës pohon se në libër lexuesit do të gjejnë gjithçka që duhet të dinë për variantin omicron – nga vjen, përgjigjen pyetjeve që kanë dhe informacione të tjera të fundit për t’u informuar mirë. Përdoruesit e mediave sociale që atëherë e kanë përdorur këtë libër për të treguar se gjoja ka rrjedhë të organizuar dhe të planifikuar ngjarjesh me ardhjen e variantit omicron.
Cilat janë faktet për omikron?
Varianti omikron u zbulua më 9 nëntor 2021. Organizata Botërore e Shëndetësisë më 26 nëntor 2021, e këshilluar nga Këshilli Teknik i OBSH-së për evolucionin e viruseve, shënoi variantin B.1.1.529 si variant shqetësues. Ky vendim u bazua në faktin se omikron ka disa mutacione që mund të ndikojnë në mënyrën se si sillet ky lloj, për shembull, sa shpejt përhapet dhe ashpërsia e sëmundjes që shkakton.
“Vërtetmatësi” nuk gjeti asnjë provë se libri ekzistonte para dhjetorit 2021. Ai u shfaq ekskluzivisht në Amazon për shitje më 5 dhjetor 2021 dhe ka një kod unik botimi 13-shifror të njohur si “numri standard ndërkombëtar i librit” (International Standard Book Number – ISBN), që përdoret për të identifikuar librat. Ky numër zbulon lidhjet e librit me Karolinën e Jugut.
Numri i librit tregon se bëhet fjalë për libër që autorja e ka botuar vetë (self-publishing).
Më tej, nuk ka të dhëna për të drejtat autoriale të këtij libri në vitin 2020.
Kopertina madje ka një titull të çuditshëm që i mungon një fjalë, dhe brenda është plot gabime shtypi. Në vend të “Understanding Omicron Variant”, duhet të jetë “Understanding The Omicron Variant”.
Edhe pse ky version i librit nuk është i disponueshëm në Amazon, një version tjetër me të njëjtin titull dhe autor u shfaq në ueb më 16 dhjetor 2021, i botuar nga e njëjta adresë në Karolinën e Jugut.
Në këtë version të përmirësuar të librit, thuhet se të drejtat autoriale janë bërë në vitin 2021.
Për shkak të faktit se nuk ka prova që ky libër është botuar dhe ka qenë i disponueshëm për shitje përpara dhjetorit 2021, si të pa saktë e vlerësojmë pretendimin se libri është i mbrojtur me të drejta autori në vitin 2020, përpara se të ekzistonte varianti omikron. Ky informacion për mbrojtjen e të drejtës së autorit nga viti 2020 është korrigjuar dhe tani është në versionin aktual të librit të datës 2021. Gjithashtu, bëhet fjalë për autore që ka e botuar vetë, kështu që mungon procesi i kontrollit për sa i përket gabimeve të shtypit që ekzistojnë në këtë libër dhe për të cilat janë shkruar disa vlerësime të këqija nga lexuesit.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari