Para zgjedhjeve rritet numri i ankesave nga politikanët për mediat (Infografik)

Nga vendi i fundit, politikanët janë ngjitur në vendin e dytë si parashtrues të ankesave në Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), tregojnë të dhënat statistikore të trupit për vetrregullim për vitin 2019. Në periudhën nga viti 2014 deri 2017, secila ankesë e katërt kundër raportimit mediatik që është dërguar në Këshill ka qenë nga ndonjë politikan, njofton Meta.mk.

Në vitin 2018, politikanët kanë qenë në vend të fundit të rang listës së atyre që janë ankuar. Mirëpo, vitin e kaluar janë ngjitur në vend të dytë, kurse shkalla e ankesave të parashtruara prej tyre është rritur për gjysmë dhe është bërë më e larta deri tani

Kjo rritje e numrit të ankesave nga politikanët është pasqyrë e ndjeshmërisë së zmadhuar para zgjedhjeve, vlerëson Teofil Bllazhevski, anëtar i Komisionit për ankesa në Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë.

– Kjo mund të sugjerojë në disa punë. Së pari, që politikanët bëhen më të ndjeshëm, rritet ndjeshmëria e tyre ashtu siç afrohen zgjedhjet. Së dyti, që është pozitive, që përsëri i përdorin mekanizmat për vetrregullim të mediave, në vend të padisë kundër mediave. Në fund, ajo që gëzon është që qytetarët janë përsëri në vendin e parë të parashtrimit të ankesave në Këshillin për etikë, konsideron Bllazhevski.

Vitin e kaluar qytetarët kanë parashtruar më tepër se gjysmën e ankesave të cilat kanë ardhur në Komision, kurse edhe në vitin 2018 kanë qenë në majë të listës, me një të tretën e numrit të përgjithshëm të ankesave. Në periudhën nga 2014 deri 2017, pjesa më e madhe e ankesave kanë ardhur nga organizatat dhe shoqatat е sektorit civil. Deri vitin e kaluar, sipas pjesëmarrjes së ankesave të parashtruara në vend të dytë kanë qenë mediat dhe gazetarët.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.