OBSH rekomandon që kur pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese dhe kovid të ndërrojnë jetë, vdekja të konsiderohet sikur ka ndodhur nga kovidi

Фото: commons.wikimedia.org

Në rekomandimet e OBSH-së shkruan se çdo vdekje që ka ardhur si pasojë e Kovid-19, madje edhe rastet e mundshme që kanë rezultat të pacaktuar, ose edhe rastet e dyshimta që nuk kanë arritur të testohen, të shënohen në statistikë si raste të vdekjes nga Kovid-19. Pretendimi se vaksina është eksperimentale është i rrejshëm. ,,Pfizer” mоri leje për përdorim të plotë, gjë për të cilën pritej se do ta rrisë besimin e antivakserëve, mirëpo nuk ndodhi – ato vazhduan njëlloj si në këtë postim, ta vazhdojnë lojën e vjetër, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një pоstim në Facebook në të cilin në mënyrë paushalle janë shënuar pretendime që nuk janë të vërteta, ndërsa i referohen numrit ditor të personave të infektuar dhe të vdekur nga Kovid-19. Duke shpërndarë një fotografi nga një shkrim mediatik për këtë statistikë, në të cilën ka 41 persona të vdekur dhe 539 të infektuar me kovid, në postim thuhet:

Jam i sigurt se nëse ka të vdekur, të paktën gjysma apo edhe më shumë kanë vdekur për shkak të vaksinës eksperimentale, ndërsa të tjerët kanë vdekur nga sëmundje tjera. I sigurt jam se ende i vdesin njerëzit me qëllim që t’i detyrojnë të vaksinohen. Ta dini se kjo vaksinë eksperimentale është më e rrezikshmja deri më sot dhe se së bashku në Evropë dhe Amerikë ka mbi 20 mijë të vdekur nga vaksina dhe mbi 1 milion të sëmurë nga vaksina edhe atë me probleme serioze. Prandaj mos u gënjeni të vaksinoheni.

Autori i këtij postimi vendoset në atë pozitë sikur ai mund të tregojë së prej se janë shkaktuar rastet e vdekjeve. Për dallim nga mohimi i tij për ekzistencën e kovidit dhe mortalitetin  të cilin ai e shkakton, OBSH ka dhënë udhëzime të sakta se cilat raste duhet të shënohen si të vdekur nga kovidi. Është e vërtetë se pacientët me kovid mund të kenë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por nëse ka qenë apo jo kovidi shkaktar i vdekjes, atë mund ta konfirmojnë vetëm mjekët, dhe jo dikush prej në ajër.

Në rekomandimet e OBSH-së shkruan se çdo vdekje që ka ardhur si pasojë e Kovid-19, madje edhe rastet e mundshme që kanë rezultat të pacaktuar, ose edhe rastet e dyshimta që nuk kanë arritur të testohen, të shënohen në statistikë si raste të vdekjes nga Kovid-19. Vendimi final është i mjekut, mirëpo edhe nëse testi është negativ, ndërsa pasqyra klinike dhe historia e rastit janë qartësisht konsistente me Kovid-19, rasti duhet të ndiqet si Kovid-19.

Sipas dokumentit të shpallur nga OBSH-ja, e të cilin e ndjek vendi ynë, definimi për atë se çka është vdekje e shkaktuar nga Kovid-19 është:

Si vdekje për shkak të Kovid-19 definohet vdekja e cila ka rezultuar nga një sëmundje klinikisht kompatibile, me rast të mundshëm ose të vërtetuar të Kovid-19, nëse nuk ka arsye të qartë ndryshe të vdekjes, e cila nuk mund të lidhet me Kovid-19. Për shembull trauma. Vdekja e cila ka ardhur si pasojë e Kovid-19, nuk mund t’i ngarkohet asnjë sëmundjeje tjetër, për shembull kancerit, dhe duhet të numërohet pa dallim të rrethanave për të cilat ekziston dyshimi se e kanë nxitur rrjedhën agresive të Kovid-19.

Domethënë, vendi ynë saktë i definon të vdekurit nga Kvid edhe nëse ato kanë sëmundje bashkëshoqëruese, sepse sipas OBSH-së vdekja nuk duhet t’i ngarkohet ndonjë komorbiditeti tjetër. Në faqen 4 të udhëzimit për regjistrimin e rasteve të vdekjes për shkak të kovidit thuhet:

Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se personat me komorbiditete ose sistem imunitar të kompromituar janë më të rrezikuar nga vdekja nga kovidi.

Domethënë, nuk është se personat vdesin nga sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese, por në kombinim me kovidin ato sëmundje bëhen të vështira për të menaxhuar. Koronavirusi shkakton sëmundjen Kovid-19 e cila mund të përfshijë më shumë sisteme të organizmit, nga ai respirator e deri te krijimi i trombeve. Nuk dihet se kush si do të preket dhe këtë e përsërisin shumë mjеkë nga fillimi i pandemisë e deri sot.

Me tutje, në postimin që e recenzojmë deklarohet rrejshëm se ato persona me sëmundje bashkëshoqëruese, nëse nuk kanë vdekur nga sëmundjet, atëherë patjetër duhet të vdesin nga ,,vaksina eksperimentale” e cilë është ,,shumë e rrezikshme” dhe ,,prej të cilës në Evropë dhe SHBA ka mbi 20 mijë të vdekur”.

Pretendimi se vaksina është eksperimentale është i rrejshëm. ,,Pfizer”  mоri leje për përdorim të plotë, gjë për të cilën pritej se do ta rrisë besimin e antivakserëve, mirëpo nuk ndodhi – ato vazhduan njëlloj si në këtë postim, ta vazhdojnë lojën e vjetër.

Vaksina e ,,Pfizer” është plotësisht e miratuar për aplikim tek personat më të vjetër se 16 vjet. Agjencia amerikane për ushqim dhe barna në raportin e saj për miratimin permanent që e mori ,,Pfizer”, përfshiu të dhëna nga analizat e bëra tek 44 mijë njerëz. Sipas këtij raporti, vaksina e quajtur ,,Komirnati” është 91% efektive në parandalimin e sëmundjes Kovid-19.

Komesari i Agjencisë amerikane për ushqim dhe barna, Xhenet Vudkok, tha se publiku mund të jetë plotësisht e sigurt se vaksina e plotëson standardet më të larta të sigurisë, efektivitetit  dhe standard të larta në mënyrën e prodhimit.

Pas këtij informacioni se vaksina e Pfizerit mori miratim të plotë nga FDA, forcat e armatosura të SHBA-ve njoftuan se do të kërkojnë zyrtarisht që të gjithë 1.3 milionë pjesmarrës aktivë të tyre të vaksinohen.

Agjencia amerikane në fillim i dha Pfizerit një leje të përkohshme, që nënkupton miratim në të cilin FDA konstatoi se dobitë e vaksinës i tejkalojnë rreziqet potenciale në kushte të pandemisë. Ndërsa leja më e re e plotë, është e përhershme.

Edhe kur kishte leje vetëm për përdorim urgjent, vaksina e ,,Pfizer” nuk ishte e patestuar. Përkundrazi, leja për përdorim urgjent u lëshua në bazë të testimeve klinike, që treguan se është 94% efikase tek personat më të vjetër se 56 vite, 95% efikase tek personat me së paku një komorbiditet, që i bën më të ndjeshëm të krijojnë pasqyrë të rëndë klinike nga Kovid-19, dhe 96 % efektive te personat me peshë të madhe trupore, gjendje që i bën më të ndjeshëm ndaj pasojave të Kovid-19. Ndërsa dokumentin që e tregon këtë gjë, mund ta shihni në këtë link.

Në fazën e parë, vaksina e ,,Pfizer” u aplikua te një numër i vogël i njerëzve të shëndetshëm dhe gradualisht rritej doza që të sigurohet se tolerohet mirë. Faza e parë e përcaktoi se sa duhet të jetë doza ideale. Faza e dytë e studimeve klinike të kësaj vaksine përfshiu më shume vullnetarë me gjendje të ndryshme shëndetësore, jo vetëm ato që janë plotësisht të shëndetshëm. Në këtë fazë rezultatet e vaksinësn u krahasuan me rezultatet e placebos.

Nuk u paraqitën probleme, prandaj testimi klinik kaloi në fazën e tretë. Mijëra vullnetarë, të zgjedhur rastësisht e pranuan në këtë fazë vaksinën ose placebon. Kjo fazë i ndihmoi hulumtuesit e Pfizerit që ta masin efektin e vaksinës.

Në fazën e tretë të  analizës klinike për ,,Pfizer”,  8 nga 17.411 njerëz që e kanë pranuar vaksinën janë infektuar me Kovid, në krahasim me 162 persona nga 17.511 që kanë pranuar placebo, gjegjësisht nuk e kanë marrë vaksinën.

Pikërisht prej  këtyre informacioneve,  hulumtuesit vërtetuan se vaksina është 95% efikase në parandalimin e infeksionit me Kovid.

Më pas, që të marrë leje për përdorim në gjendje urgjente, vaksina duhet të jetë e testuar në mbi 3 mijë persona dhe së paku gjysma e tyre të ndiqen të paktën dy muaj pas dozës së dytë. 

Sipas Ministrisë së shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut:

Vaksina është e sigurt dhe në testimet klinike ishin të përfshirë më shumë se 40 mijë persona,

Për shkak të gjitha fakteve të sipërshënuara, konstatojmë se nuk është e vërtetë se vaksina është eksperimentale, nuk është e vërtetë se njerëzit nuk vdesin prej Kovidit, por prej sëmundjeve bashkëshoqëruese (kjo është individuale në çdo rast dhe komplikimet që i kanë njerëzit me komorbiditete sipas udhëzimit të OBSH-së janë faktor më i madh i rrezikut për epilog fatal). Nga ana tjetër, akuzat se me qëllim i vrasin njerëzit që t’i trembin të tjerët për tu vaksinuar, është akuzë për vepër penale e cila është paushalle dhe e pa mbështetur, por nuk është gjë e re në botën e konspiracioneve.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.