Numri i sotëm i pacientëve të rinj me Kovid-19 nuk është “rreth 200”, por 125

[Recension: MËSOJMË TË PARËT: SOT NUMRI I TË SËMURËVE TË RINJ ËSHTË RRETH 200]

 

Linku deri te artikulli origjinal: MËSOJMË TË PARËT: SOT NUMRI I TË SËMURËVE TË RINJ ËSHTË RRETH 200

Data dhe koha e publikimit: 6.6.2020

Data e recensionit: 6.6.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Portali jozyrtarisht ka mësuar se numri i të infektuarve të rinj me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rreth 200 persona. Megjithatë, pasi u publikuan statistikat zyrtare për atë ditë nga Ministria e Shëndetësisë, 125 persona u testuan pozitivë për koronavirus, një shifër që është për 75 pacientë më e ulët se ajo që përmendet jozyrtarisht në të gjithë tekstin që e recensojmë.

Në nenin 1 të Kodit Etik të Gazetarëve, shkruan se gazetari duhet të publikojë informacione të sakta dhe të verifikuara.

Numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se sa që raportoi kjo medie. Informacioni u transmetua edhe nga media të tjera.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1085 teste, dhe janë regjistruar 125 raste të reja të Kovid-19, edhe atë në: Shkup-46, Kumanovë-19, Stip-17, Prilep-1, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-3, Manastir-1, Ohër-5, Gostivar-6, Koçanë-1, Delçevë-1, Negotinë- 2.

Reagoi edhe Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe, duke u bërë thirrje mediave të mos publikojnë shifra spekulative herët në mëngjes, siç ka ndodhur ditët e fundit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.