Forcat speciale të policisë ruse mbërritën në sallë në orën 21:06, sipas agjencisë së lajmeve Tass. Një gazetar i medias Ostorogno News, i cili ndodhej në vendngjarje, raportoi se policia filloi të hynte në ndërtesë në orën 21:39. Stacioni më i afërt i policisë ndodhet dy kilometra larg sallës së koncerteve. Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, Irina Volk, mohoi pretendimet se policia mbërriti me vonesë në vendngjarje, duke pretenduar se grupi i parë i oficerëve të policisë mbërriti në ndërtesë pesë minuta pasi u raportua të shtënat. Dy nga sulmuesit e dyshuar, Shamsidin Faridouni dhe Saidakram Rajabalizoda, bënë një udhëtim të shkurtër në Turqi në shkurt dhe u kthyen në Rusi më 2 mars, sipas një zyrtari turk të sigurisë që foli për The Washington Post në kushte anonimiteti. Ai pretendon se beson se këta persona nuk janë radikalizuar në Rusi, duke qenë se kanë kaluar një kohë në Turqi,  shkruan Washington Post.

Hetimi për sulmin terrorist është ende në vazhdim dhe akuzat e bëra nga Moska se Perëndimi dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist e vendosin Rusinë para një problemi të madh, që është se ajo nuk mund të vërtetojë pretendimet e pabazuara.