Nuk ka asnjë lidhje midis koronavirusit dhe ilaçit kundër mushkonjave

 

Në rrjetin social Facebook u përhap një postim, i cili e shtyn publikun të mendojë se nuk ka epidemi të koronavirusit, por është një bakterie që pretendohet se lirohet gjatë spërkatjes ajrore kundër mushkonjave?!

Bëhet fjalë për një postim manipulues dypjesësh, ku në të parën shfaqet një fotografi e montuar, për të cilën verifikimi dëshmoi se ishte marrë nga faqja në Facebook “Forum Antiglobalista”. Aty, postimi u botua me 20 korrik, i cili gjithashtu pretendonte se ishte “një bakter të cilin njerëzit u helmuan nga mjetet për spërkatjes kundër mushkonjave!” Në faqen e lartpërmendur në FB, mund të shihni një mori njoftimesh se ekziston një teori komploti me koronavirusin dhe publikime kundër vaksinave.

Fotoja e redaktuar, në fakt, është marrë nga një postim (artikull) i publikuar më 14 korrik në faqen Facebook të platformës rajonale N1, e cila, siç thuhet në përshtypjen e tyre, ka qendra në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ka një partneritet ekskluziv me CNN. Në fakt, është një tekst informues me titull: “Autopsia e të vdekurve nga Covid-19 tregoi mpiksjen e gjakut në pothuajse çdo organ” (Obdukcijom žrtava COVID-19 pronađeni krvni ugrušci u skoro svakom organu). Artikulli është marrë nga CNN dhe i referohet studimit të Dr. Amy Rapkiewicz, kryepatologe në Qendrën Mjekësore “Langon” në New York. Për këtë, përndryshe shkruan edhe mediumet maqedonase, atëherë mediat maqedonase gjithashtu iformuan publikun.

Nërastin konkret artikulli është keqpërdorur , së pari për manipulim në Facebook nga “Forum Antiglobalista”, ku u bë një printscreen i tekstit të postuar nga platforma N1 dhe teksti u fut në të:

 Nuk ka virus, kjo është një bakter me të cilën na spërkatin dhe se gjaku mpikset nuk transmetohet nga personi në person, por ajo mpiks gjakun dhe pastaj vështirëshet në frymëmarrja dhe në fund vdesini nga enët e gjakut bllokuar, në të shumëtn e rasteve sulm në tru ose zemrës.

Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara u larguan nga OBSH dhe tani po zbardhin ngadalë historinë e Covid-19.

Dhe pastaj është ngjitur edhe një koment nën tekstin e postuar në platformën N1

A i dini simptomat e helmimit nga klorocijanomi? Identike me ato që i shkruajn për koronën. Identike! Çfarë është klorocijani tani, eh? Jo, nuk lyhet me bukë. Është një helm lufte me të cilin spërkateni kundër mushkonjave. Dhe jo, ata nuk spërkatin kundër mushkonjave. Ata spërkasin kundër – JUVE! TE GJITHA NEVE! Por, këtë nuk kishit si ta dëgjonit ndryshe, apo jo?

Ky ilustrim i montuar në faqen e Facebook “Forum Antiglobalista” shkon në kombinim me një postim në të cilin ka një thirrje për të përhapur të vërtetën në lidhje me “mitin e të ashtuquajturës korona”!

E gjithë kjo, natyrisht, nuk është e vërtetë.

Së pari, pohimi se nuk është një virus, por një bakter, është i gabuar dhe bie në kundërshtim me pozicionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se është një infeksion viral i frymëmarrjes i shkaktuar nga virusi i ri korona SARS-CoV-2 – Covid – 19  të cilin askush nuk e konteston. Përkundrazi, shumica e vendeve në botë, përfshirë autoritetet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u përmbahen rekomandimeve dhe masave të OBSH-së për mbrojtje kundër virusit korona.

Pretendimi se sëmundja nuk transmetohet nga personi në person është gjithashtu i pasaktë. Dihet që transmetohet përmes kontaktit njerëzor, kryesisht përmes pikave të vogla që përfundojnë në ajër kur një person i infektuar flet, kollitet ose teshtin. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të mbani distancë, të mbani një maskë mbrojtëse dhe dezinfektim të shpeshtë ose larje të duarve.

Për më tepër, teksti i përdorur për manipulim flet për faktin se tek pacientët që vdiqën nga Covid-19 u vërejtën mpiksje të gjakut në pothuajse çdo organ dhe ai nuk e kontestoi ekzistencën e virusit. Siç mund të shihet në artikull, studimi i Dr. Amy Rapkiewicz është krye për të ndihmuar të kuptonim më mirë sesi Covid-19 ndikon në trup dhe organizëm.

Pretendimi: “Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dolën nga OBSH-“ është gjithashtu plotësisht e pavërtetë (kinse, nuk ka sëmundje). 

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në fillim të korrikut , jo sepse “virusi nuk ekziston”, por për shkak të“menaxhimit të dobët të pandemisë dhe fshehjes së provave të përhapjes së virusit korona”.

Gjithashtu nuk dihet deri më tani se spërkatja e mushkonjave ka të bëjë me koronavirusin, siç aludohet në postimin në Facebook që po analizojmë,  në të cilin ka edhe një video të shkurtër që tregon një avion duke hedhur ndonjë substancë. Sidoqoftë, nuk është e mundur të shihet se nga ka ardhur kjo video dhe për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Sidoqoftë, me të mund të manipulohet dhe përdoret për të krijuar një perceptim të rremë se gjoja ekziston një lidhje midis spërkatjes së mushkonjave dhe virusit korona “imagjinar”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .