Nuk është rindërtuar bulevardi verior në Kavadar
Rindërtim i tërësishëm i rrugës Bulevardi verior
Për shkak të kualitetit të dobët të rrugës, ajo duhet që të rindërtohet, të ndërrohet tamponi dhe që të vendoset një shtresë e re e asfaltit. Ky projekt do të realizohet me mjete nga buxheti i Komunës së Kavadarit. (Afati i realizimit: viti 2015)
ARSYETIM
Në programin e tij zgjedhor me të cilin u nis për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kryetari i komunës, kandidat i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Panov, premtoi rindërtim të plotë të Bulevardit verior në qytetin e Kavadarit. Në faqen 77 të programit, ai premton se deri në vitin 2015, gjegjësisht deri në fund të saj, do të ndërrohet tërësisht shtrati, gjegjësisht tamponi, dhe do të kryhet asfaltimit i Bulevardit verior, që do të thotë se duhet të bëhet rindërtimi, gjegjësisht të ndërtohet ky rrugëkalim. Sipas asaj që kuptuam, ky premtim i Aleksandar Panov është i parealizuar.
Në gjurmë të informacionit për realizimin e këtij premtimi duke shfletuar ueb-sajtin e Komunës së Kavadarit më së fundmi është informacioni në 1 prill të vitit 2016, në të cilin njëri skaj i Bulevardit verior përmendet vetëm si pikë deri në të cilën do të rindërtohet Bulevardi perëndimor. Informata të tjera për rindërtimin e Bulevardit verior nuk ka.
Qytetarët e Kavadarit për “Vërtetmatësin” vërtetuan se deri më tani nuk ndërmarrë asgjë që të realizohet ky premtim i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov.
As në ueb-faqen e KTV-së, as në info-faqen “Duma” nuk gjetëm informacione se janë ndërmarrë masa për rindërtim të këtij bulevardit
Për këtë shkak, duke pasur parasysh faktin se afati për rindërtimin e Bulevardit verior në Kavadar (2015) ka kaluar, ky premtim i Aleksandar Panov është i parealizuar.
BURIMET
- (2013) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Александар Панов (стр. 74) [Пристапено: 31.08.2016]
- (01.04.2016) Веб-сајт на Општина Кавадарци – СЕВЕРНИОТ ВЛЕЗ ВО ГРАДОТ ЌЕ ДОБИЕ НОВ ЛИК [Пристапено: 31.08.2016]
- КТВ [Пристапено: 31.08.2016]
- Дума – Кавадарци [Пристапено: 31.08.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari