Nuk është miratuar taksa personale

Foto: sdsm.org.mk (Printscreen)

 

Do të miratojmë taksën personale të të ardhurave (norma shtuese do të jetë vetëm për qytetarët me të ardhura më të mëdha se 5%); Do të miratojmë tatim më të lartë për prona për më të pasurit dhe normë më të lartë të akcizës për vetura luksoze. Më të varfrit do të paguajnë më pak se më të pasurit. Zbatimi i të gjithë këtyre normave tatimore do të fillojë në vitin 2018. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM (2016) „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 208) , data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohë së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në qeveri do të miratohet “taksë më e madhe për pronë për më të pasuri dhe se të varfrit do të paguajnë më pak”, deri më tani (10.09.2018), nuk është realizuar. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është theksuar në më shumë vende në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni”. Së pari në vet fillimi e “Planit për jetë në Maqedoni“, ku më faqe 5 premtojnë se do të kenë sistem tatimor të drejtë:

 Do të kemi tatim të drejta. Të varfrit do të paguajnë më pak, ndërsa të pasurit do të paguajnë më shumë. 

Më pas në faqe 17 në pjesën “Pesë shtylla, në vend të 100 hapave”, është sqaruar se plani i LSDM është të ngrenë 5 shtylla të cilët me qëllim të zvogëlojnë pabarazinë në forma të caktuara në Maqedoni, dhe shtylla e dytë siguron “tatim të drejtë dhe sistem social”.

Qëllimi i saj është që të bëhen ndryshime në sistemin tatimor dhe në sistemin e transferave social, të cilët do të fillojnë që kryejnë ulje të pabarazisë në ndarjen e të ardhura të disponueshme në Maqedoni. Sistemi ligjor tatimor duhet të ketë norma më të ulëta të tatimit për të varfrit, ndërsa më të larta për të pasurit. 

Se të varfrit do të paguajnë më pas se të pasurit, flitet edhe në faqen 47 të kapitullit “Sistem të drejtë tatimor dhe social” në pjesën “Tatimi mbi të ardhurat personale të rregulluara”, ku është sqaruar ky premtim në mënyrë më të detajuar:

Do të kemi Tatim të rregulluar personal të të ardhurave me dy norma (10% dhe 18%) gjë që do të përmbajë edhe kthimin e tatimit personal të paguar të të ardhurave për qytetarët të cilët kanë të ardhura personale të ulëta. 

  • Qytetarët të cilët kanë të ardhura personale mujore deri në nivelin e pagës minimale të caktuat me ligj, do të ju kthehet shuma e cila është paguar më herët nga ana e punëdhënësve si të ardhura personale. 
  • Ato të cilët janë në grupin e 5% të qytetarëve me bazë tatimore më të lartë vjetore do të ju vendosen norma tatimore prej 18%, për shumën e të ardhurave shtesë. Pragu do zë definohet në shumë absolute mbi bazë të deklarimeve tatimore për vitin 2016. 
  • Për shumicën e qytetarëve do të mbetet norma tatimore ekzistuese me tatim të të ardhurave personale prej 10%. 
  • Ulja e bazës tatimore për tatimin personal të të ardhurave të cilët aplikohen me nenin 10 nga ligji ekzistuese do të ndryshojnë edhe më tej/ 

I njëjti pretim është vendosur edhe në pjesën e “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Vende të reja të punës, më shumë para te qytetarët, mbështetje për kompanitë vendore” (faqe 208). Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve përmendet edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020), ku në faqe 2, në suaza të kapitullit “Sistem të drejtë tatimor”, thuhet se qëllimi i Qeverisë në periudhën katërvjeçare është siguruar sistem drejtësi më të madhe në sistemin tatimore, me qëllim që të në korrigjohet ndasia e pabarabartë e tatimit dhe pasuria shoqërore. Në këtë sens thuhet se ndryshimet në sistemin tatimore do të realizohen përmes më shumë masave, me ç’rast në rradhë të parë është theksuar “miratimi i sistemit të drejtë tatimore i të ardhurave me dy norma (10% dhe 18%)”, gjegjësisht premtim i njëjtë është dhënë në Planin për jetë në Maqedoni“, Përsëri, përkundër planeve të këtilla, edhe pse ka kaluar më tepër se një vit (15 muaj) që nda ndërrimi i qeverisë, deti më tani (10.09.2018), kjo nuk ka ndodhur. Me 09.09.2018 kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp në Qeveri tha se reforma tatimore – miratimi i tatimit progresiv i të ardhurave personale, është shtyrë për shkak të referendumit të Marrëveshjes së Greqisë.

Reformën tatimore e shtyjmë, sepse do të fshihej, sepse është duke u zhvilluar debati për referendum dhe nuk duam të sjellim vendime. Vetë marrëveshja me Greqinë solli nevojën për shtyrje të debatit, i cili duhet të bëhej këtë verë. Por atëherë u realizua marrëveshja me Greqinë. Debati për reformën tatimore me siguri do të vazhdojë edhe pas referendumit. Unë jam majtist dhe vlerësojë se tatimi i drejtë është i nevojshëm, sepse ato që kanë më tepër duhet të paguajnë më tepër, ndërsa ato të kanë më pak duhet të paguajnë më pak. Dhëntë Zoti të gjithë të kenë më shumë. Por, nuk ka kohë për realizim, deri në fund të vitit duhet do të ngutemi për asgjë, duam të ju japim kohë për përgatitjen e një reforme të këtillë tatimore edhe ekonomisë edhe qytetarëve (Zaev)

Duke pasur parasysh se reforma tatimore është shtyrë, ndërsa afati zgjedhor i projektuat për miratimin e tatimit (gjashtë muajt e parë të mandatit), ka skaduar, premtimin e përmendur të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.