Nuk është larguar himni prej programeve mësimore të filloristëve

Foto: Printscreen KK VMRO-DPMNE - Karposh

 

Kryetari i KK Karposh nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Toni Japrevski, këto ditë (10.09.2019) para opinionit tha këtë të pavërtetë: 

Programi i vjetër (mësimor) parashihte mësimin dhe këndimin e himnit të Maqedonisë. 

Në programin e ri himni është larguar dhe në vend të tij, Qeveria vlerëson se më e rëndësishme për vajzën time (po, fëmija im është klasa e gjashtë) të mësojë dhe këndojë Dzelem, Dzelem dhe Shtatorin shqip….

 [Burimi: Lideri – data:10 shtatori 2019]

 

ARSYETIM:

Ky pretendim i kryetarit KK Karposh të VMRO-DPMNE-së, Toni Jarevski, i publikuar në profilin e tij në Facebook, se “himni është larguar nga programet mësimore”, është i pavërtetë. 

Pas publikimit të Jarevskit reaguan nga Byroja për zhvillim të arsimit prej ku mohojnë se mësimi dhe këndimi i himnit maqedonas është hequr prej programeve mësimore.

Në komunikatë të Byrosë, mes tjerash, thuhet:

Për sa u përket informatave të rrejshme që po qarkullojnë se mësimi dhe këndimi i himnit është larguar prej programeve mësimore, për dallim nga programet e vjetra, me shumë përgjegjësi vërtetojmë se janë të pavërteta, dhe i drejtohemi çdo kujt që është i interesuar, të sheh dhe të krahasojë programet e vjetra me të rejat. 

Prej aty sqarojnë se “me himnin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nxënësit janë njoftuar që në klasën e parë me anë të lëndëve mësimore Shoqëri dhe Arsim Muzikor, si dhe në klasën e pestë ku në programet mësimore shihet qartë se në Shoqëri nxënësit përmes aktiviteteve të integruara në Arsimin muzikor dhe Artin figurativ punojnë në simbolet dhe mësojnë himnin e Republikës së Maqedonisë. (programi mësimor prej 22.05.20008).

Në të gjithë programet e arsimit muzikor edhe në programet e mëparshme mësimore edhe në programet e reja në qëllimet e përgjithshme për lëndën mësimore qëndron: nxënësi/nxënësja të këndojë këngë me vijë melodike të larmishme, ndërsa në qëllimet konkretet (për orët e caktuara mësimore) të këndojë këngë të karakterit të ndryshëm dhe përmbajte në gjuhën maqedonase dhe gjuhët e popujve të cilët jetojnë në vendin tonë, gjë që mësimdhënësit i jep liri që varësisht kontekstit, kohës së realizimit të mësimdhënies, lidhshmërinë me lëndët tjera (lidhur me festat shtetërore, patronate etj.) të ekzekutojnë himnin e shtetit dhe/ose këngë të tjera argëtuese” thuhet në komunikatën e Byrosë për zhvillim të arsimit. 

Përndryshe, statusin në Facebook të Jarevskit për largimin e supozuar të himnit nga programet mësimore, me shpejtësi të madhe duke mos e verifikuar nëse është i vërtetë ose jo, e transmetuan më tepër mediumet, ndërsa u shpërnda edhe në rrjete sociale dhe nxiti reagime të ashpra në opinion.

 

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.