Nuk është hapaur vendkalim kufitar Sanakos-Dragash me Kosovën
Projekt: Hapje e vendkalimit kufitar me Republikën e Kosovës, Sanakos-Dragash (2013-2017)
ARSYETIM:
Hapja e vendkalimit kufitar Sanakos-Drakash me Kosovën, është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, i dhënë në platformën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013 “Bashkë Ndërtojmë”, në pjesën “Projekte ndërkufitare dhe regjionale” (Faqe. 289)
Në kërkimin e detajuar në ueb faqe e Komunës së Vrapçishtit për projektet e realizuara në periudhën 2013-2017, vërtetuam se nuk ka informacione për hapjen e vendkalimit kufitar Sanakos-Dragash, as edhe për ndonjë iniciativë të qeverisjes qendrore, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme a MPB-së për ndonjë vendkalim të ri kufitar ose për marrëveshje për hapa të mëtutjeshëm në këtë drejtim.
Duke pas parasysh që një projekt i tillë do të ishte i një rëndësie të madhe për qytetare, do të tërhiqte vëmendje të lartë në opinion. Por, me kontrollin e detajuar të mediumeve dhe kërkuesve në internet nuk mund të gjendet asnjë informacion për vendkalim të ri kufitar në këtë rajon, iniciativë ose debat publik për këtë temë.
Që nuk ka vendkalim kufitar Sanakos Dragash, na konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme:
Nuk ka vendkalim kufitar Sanakos-Dragash me Kosovën, nuk ka pas takime me palën kosovare për këtë vendkalim.
Duke pas parasysh këtë që është thënë më sipër, mund të përfundojmë që premtimi i kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, “Hapje e vendkalimit kufitar me Kosovën, Sanakos-Dragash” është i parealizuar.
BURIME:
- Komuna e Vrapçishtit
- Programi zgjedhor i kandidatit të BDI-së për Komunën e Vrapçishtit, Bajram Kadrija “Bashkë Ndërtojmë” [Qasur me 27.09.2017]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari