Nuk është e vërtetë që luga ngjitet në shpatull për shkak të vaksinimit

Ekspertët mjekësorë kanë deklaruar vazhdimisht se vaksinat nuk kanë efekt magnetizues dhe nuk kanë përbërës magnetizues. Objektet në dorë mund të ngjiten për shkak të fërkimit, ngjitësve, shiritit ngjitës, djersës natyrore në lëkurën e dorës, por jo për shkak të vaksinimit. Të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre mund të ngjisin objekte jo-magnetike me të njëjtën lehtësi. Fuqitë magnetike të supozuara zhduken nëse lëkura e tyre mbulohet me pluhur.

 

 

postimin që po recensojmë, edhe një herë është paraqitur një objekt (lugë) i ngjitur në shpatullën e një personi që thuhet se është vaksinuar. Në përshkrimin e fotos thuhet:

Me kinezen Sinovak. Kolegu im ma dërgoi. Unë nuk jam duke thënë asgjë. Urdhëroni mjekë. Çfarë, si dhe pse, pyet autori i postimit.

Sidoqoftë, mjekët kanë deklaruar tashmë se nuk ka përbërës në asnjë prej vaksinave që bëjnë që objektet metalike të ngjiten në shpatull, dmth vaksinat nuk shkaktojnë efekt magnetik.

 

Vaksinat e asnjërit prodhues nuk përmbajnë metale

Kontrolli i fakteve i gazetës “USA Today” dhe biseda me ekspertët gjithashtu, zbuluan se ishte keqinformim.
Pretendimi se kovid-vaksinat mund të shkaktojë reagim magnetik është i pabazë dhe çmenduri. Vaksinat nuk ju magnetizojnë shpatullën. Kjo tregon se personi e ngjit magnetin me diçka në shpatull, ndoshta me djersë nga dora ose diçka e tillë, tha virologu Angela Razmusen, lidhur me Universitetin Georgetown, për një video të ngjashme që u publikua në Shtetet e Bashkuara.
Gënjeshtrat në lidhje me çipin e pretenduar në vaksinë dhe shpatull, kanë arritur edhe në Australi.
Dimensioni i brendshëm i gjilpërës është 0.3 mm. Çipi do të duhej të ishte pjesë e kësaj, për të parandaluar që ajo të ngecte. Unë mendoj se nuk është e mundur, veçanërisht sepse duhet të instalohet transmetues. Në mënyrë që mikroçipi të kalojë përmes kësaj gjilpëre vaksinimi, do të duhet të jetë më pak se dhjetë e mijta e milimetrit, shkruajnë kontrollorët e fakteve nga Australia.

Nuk dihet se çfarë përdoret në magnet, në mënyrë që ata të ngjiten, nëse është ngjitës, nëse është shirit ngjitës, nëse është thjesht djersë nga dora, shkruan “Forbes”.

“Trupi juaj përbëhet pikërisht nga të njëjtat blloqe ndërtimi biologjikë si materialet në vaksinë, kështu që thjesht nuk ka asnjë shans që injektimi i një sasie të vogël të këtij materiali të ketë ndonjë ndikim. Shumica e ushqimit përbëhet nga molekula të ngjashme dhe ngrënia e ushqimit nuk i bën njerëzit magnetik“, tha për “Fulfekt” profesori i teknologjisë bio-mjekësore Al Edvards.
Instagrami tashmë ka filluar të mjegullojë videot me përmbajtje të tillë, sepse ekspertët konfirmojnë se nuk është e vërtetë që vaksina përmban ndonjë përbërës që mund t’i bëjë ato magnetizuese.
Kështu, dr. Selin Gaunder, epidemiolog dhe specialist në sëmundjet infektive tregon se në listën e përbërësve të vaksinave, nuk ka hekur.
Hekuri është një nga metalet më të zakonshëm që përdoret në magnet, por do të shihni se nuk ka asnjë hekur të përmendur në listën e përbërësve të vaksinave. Shumë multivitamina përmbajnë hekur dhe ne nuk shohim njerëz që magnetizohen ose magnete ju ngjiten në trup pasi marrin vitamina“, tha ajo.

Vërtetmatësiedhe më herët ka shkruar se vaksinat nuk kanë efekt magnetizues dhe nuk kanë përbërës magnetizues. Objektet në dorë mund të ngjiten për shkak të fërkimit, ngjitësve, shiritit ngjitës, djersës natyrore në lëkurën e dorës, por jo për shkak të vaksinimit. Të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre, mund të ngjisin objekte jo-magnetike me të njëjtën lehtësi. Fuqitë magnetike të supozuara zhduken nëse lëkura e tyre mbulohet me pluhur.

Sidoqoftë, “Forbes” vëren se ka një dritë të vërtetës në atë se shumë njerëz mund të ngjisin në lëkurë magnet metali ose sende të tjera, të tilla si qelqi, porcelani, plastika, druri dhe alumini. Por në këtë fenomen nuk ka magnetizëm, por diçka shumë më e zakonshme – arsyeja pse objektet mund të ngjiten tek disa njerëz është forca e quajtur “fërkimi”.

Kudo që u testuan këto “magnet njerëzore”, u morën të njëjtat rezultate. Ato janë: nëse përpiqeni të matni fushën magnetike rreth një personi, do të merrni rezultat zero, nuk zbulohet asnjë fushë magnetike. Për më tepër, të njëjtët njerëz që mund të ngjisin objekte magnetike në trupat e tyre, mund të ngjisin objekte jo-magnetike me të njëjtën lehtësi. Së treti, ngjitja ndodh vetëm kur lëkura është e lëmuar dhe pa qime. Së katërti – gjithmonë personi të cilit i është ngjitur objekti, mbështetet nga prapa. Dhe së pesti, siç tregohet në këtë link, fuqitë e tyre të supozuara magnetike zhduken nëse e mbuloni lëkurën me pluhur.

Madje edhe vajza që filloi sfidën me ngjitjen e monedhës, magnet për frigoriferë, gërshërë dhe sende të tjera në “Tik Tok”, për BBC tha:

Njerëzit duhet të ndalojnë së besuari gjithçka që shohin në Facebook, YouTube ose Tik Tok, duke shtuar se e gjitha ishte një shaka dhe ajo e tërhoqi videon.

Faljen e saj mund ta shikoni duke filluar nga minuta 2-të në këtë video. Por ishte tepër vonë, sepse sfida e ngjitjes së objekteve metalike dhe gënjeshtrës se ato ngjiten në shpatull për shkak të vaksinës kundër kovidit, tashmë kishte marrë hov.

Informacionet për të gjitha vaksinat kundër kovidit nga prodhues të ndryshëm, që administrohen në vend, mund të gjenden në linkun vijues së bashku me përbërjen e tyre dhe udhëzimet për përdorim.

Për shkak të këtij argumentimi, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.