Nuk është e vërtetë që “je dele” nëse mban maskë
Ministria e Brendshme, brenda kompetencave të saj, shqipton çdo ditë gjoba për kundërvajtje në vlerë prej 20 eurosh për mosrespektim e kësaj mase.
Gazeta më prestigjioz mjekësor, The Lancet, ka publikuar një studim që pretendon se mbajtja e një maske së bashku me distancën fizike është efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Autoritetet shëndetësore, të udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce , po kryejnë një fushatë të intensifikuar për ndërgjegjësimin e publikut në të cilën fjalën kryesore e mbajnë punonjësit shëndetësorë të cilët promovojnë mbajtjen e një maske mbrojtëse midis qytetarëve si një mënyrë për të ndihmuar sistemin shëndetësor, për veten e tyre dhe të dashurit e tyre. Nën hashtagun Mbajë Maskë, Mbrohuni, Na Ndihmoni, dhjetëra profesionistë shëndetësorë, drejtorë të institucioneve shëndetësore, shpjegojnë se kjo masë është kryesore, megjithëse mund të jetë e pakëndshme për disa.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në një video-material që tregon zbatimin e masave mbrojtëse nga 19 gushti i këtij viti, në faqen e tij zyrtare në Facebook porosit:
Personeli mjekësor, pa përjashtim, punon çdo ditë me maska dhe pajisje mbrojtëse. Por në shumë profesione të tjera, punonjësit e kalojnë ditën e tyre të punës me maska. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kërkojmë justifikime për të mos mbajtur maska dhe për të mos respektuar masat.
Dhjetëra profesionistë të tjerë mjekësorë po i bashkohen thirrjes së tij.
Unë mbaj maskë për të mbrojtur veten, familjen time, kolegët, pacientët dhe të gjithë me të cilët jam në kontakt direkt ose indirekt. Mendoj se të gjithë duhet të respektojmë masat e mbrojtjes. Është e detyrueshme të mbani maska, të mbani distancë dhe të rrisni higjienën personale në nivelin më të lartë, por edhe të shmangim hapësirat e mbyllura dhe tubimet e shumta.
Si profesionist i kujdesit shëndetësor, unë jam e vetëdijshëme se jam në rrezik. Duke respektuar masat, nuk e lejoj të vë në rrezik veten dhe familjen time. Unë mbaj maskë mbrojtëse për të mbrojtur veten nga transmetimi i mundshëm i sëmundjes. Vendose maskën, mbaj një distancë prej 2 metrash dhe higjenën personale.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari