Nuk është e vërtetë që Filipçe shkoi në pushime në Greqi dhjetë ditë pas zjarrit në Tetovë

 

Më 19 shtator, VMRO-DPMNE, duke dashur të zhvlerësojë Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi si më poshtë:

Venko Filipçe dhe familja Zaev, Zoran dhe Vice, janë së bashku në krim dhe pushime. Ne pamë nga fotografitë në mediat sociale se për Filipçen dhe Zaevin plazhet greke janë më të rëndësishme sesa jeta e 14 të djegurve në Tetovë. Por, dhjetë ditë pas rastit në Tetovë, ku spitali modular u dogj, nuk ka detaje për të vdekurit, as identitetin e tyre …

[Burim: Televizioni Sitel;Data: 19.09.2021]

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e VMRO-DPMNE-së pasoi pasi u shfaqën fotografi në rrjetin social Twitter, më 18 shtator 2021, të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe biznesmenit Vice Zaev, vëllau i kryeministrit Zoran Zaev, duke pushuar në një plazh në Greqi. Profili në Twitter që ndau fotografitë pretendon se Filipçe dhe Zaevi ishin me pushime “fundjavën e kaluar” (12-13 shtator).

Fotografia u përcollën nga disa portale si Lider dhe Republika.

Pas njoftimeve të tilla, LSDM -ja në pushtet reagoi duke theksuar se fotografitë e Filipçes dhe Zaevit ishin të vjetra dhe të keqpërdorura për të manipuluar.

Këto ditë, qendra për manipulime e VMRO-DPMNE-së ka kapitulluar në dëshpërim, ata publikojnë fotografi nga dy vjet më parë si aktuale, në mënyrë që të japin deklarata përmes të cilave gënjejnë pa turp. Tinëzia dhe sjellja shkatërruese e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, arriti kulmin. U konfirmua edhe një herë se qytetarët nuk janë të rëndësishëm për këtë parti, as sistemi shëndetësor nuk është i rëndësishëm, është e rëndësishme që ata të përpiqen të fitojnë një pikë të vogël politike madje edhe në kohë aksidentesh të mëdha, raportoi Faktor.

  Nga VMRO-DPMNE dolën përsëri me reagim:

Vëllezër në pushime dhe vëllezër në krim. VMRO-DPMNE nuk është burimi i fotografive të Vices dhe Venkos nga plazhet greke, por është burimi i përfundimit të qartë se ata janë partnerë biznesi, diçka që vetë partia e pranoi. Është mirë që LSDM e njohu vërtetësinë e tyre, dhe kjo tregon se çfarë lidhje kriminale ka klani Filipçe-Zaev. Kjo është arsyeja pse e gjithë qeveria u ngrit për të mbrojtur Filipçen, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për spitalin e djegur, ku vdiqën 14 persona. Vice Zaev dhe Venko Filipçe janë fytyra dhe qëndrojnë prapa krimit të kësaj qeverie.

Është e vërtetë që LSDM e pranoi vërtetësinë e fotografive, por gjithashtu thanë se fotografitë janë të dy viteve më parë, dhe jo të “fundjavës së kaluar”, të cilat fillimisht VMRO-DPMNE i keqpërdori për të manipuluar publikun që Ministri i Shëndetësisë dhjetë ditësh pas zjarrit tragjik në Tetovë, ka pushuar në një plazh në Greqi.

Se fotografitë e Filipçes dhe Zaevit janë disa vjeçare, për “Vërtetmatësin” e konfirmuan nga Ministrit të Shëndetësisë.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, deklaratën e VMRO-DPMNE-së se “Filipçe pas dhjetë ditësh nga zjarri në Tetovë pushoi në një plazh në Greqi”, e vlerësojmë si të pavërtetë.

Vlerësoi: Аna Anastasovska

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.