Nuk është e vërtetë që Danimarka do e trajtojë Kovidin si „grip të zakonshëm”

Копенхаген. Фото: Викимедиа

Është dezinformatë që Danimarka do të heqë masat kufizuese sepse do ta konsiderojë Kovidin si grip. Shumë nga masat po zbuten për shkak të nivelit të lartë të popullsisë së vaksinuar që është rreth 71 përqind, shkruan Vërtetmatësi.

Në media janë publikuar pretendime se Danimarka nga 10 shtatori do t’i heqë masat kufizuese dhe do ta trajtojë Kovidin sikur të ishte grip i zakonshëm. Shkrime të ngjashme janë publikuar edhe për Norvegjinë. Shkrimet e këtilla kryesisht merren nga mediat në Serbi (këtu dhe këtu), por ndonjëherë edhe nga portalet perëndimore që bëjnë përhapjen e dezinformatave. Shkrimi të cilin po e recenzojmë në ndërkohë është fshirë, por pretendimet e shkruara në të ose edhe pretendime të tjera të ngjashme me ato vazhdojnë të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale dhe kalojnë në virale. Nuk është e vërtetë që Danimarka do e trajtojë Kovidin si gripin e zakonshëm, sepse Kovidi nuk është grip i zakonshëm.

Në 10 shtator Danimarka do i heqë masat kufizuese kundër Kovidit, sepse Ministria e shëndetësisë në këtë shtet bëri të ditur se „virusi korona nuk paraqet më një rrezik kritik për shoqërinë“, për shkak të përqindjes së lartë të të vaksinuarve.

Еpidemia është nën kontroll, kemi nivele rekorde të të vaksinuarvedeklaroi ministri i shëndetësisë në Danimarkë Маgnus Hajnikе, dhe shtoi se për këtë arsye mund të lehtësohen masat kufizuese që ishin në fuqi për shkak të Kovid-19.

Мinistri i shëndetësisë në Danimarkë, megjithatë shtoi se edhe pse vendi për momentin ndodhet në një gjendje të mirë, epidemia nuk ka marrë fund dhe se qeveria daneze nuk do hezitonte aspak për reagim në rast se epidemia sërish do të kërcënonte funksionimin esencial të shoqërisë.

Në Bashkimin Evropian Danimarka radhitet e treta për kah numri i qytetarëve të vaksinuar. Pothuajse 71% e popullatës daneze ka pranuar dy doza të vaksinës kundër Kovid 19.

Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropë që bëri „lockdown“ në mars të vitit të kaluar, i mbylli shkollat dhe bizneset që nuk janë esenciale. Gjatë pandemisë autoritetet daneze vazhdimisht i lironin e i përforconin masat kufizuese, ndërsa në 21 prill të këtij viti Danimarka filloi edhe aplikimin e pasaportës së vaksinimit.

Të gjitha këto fakte tregojnë se autoritetet shëndetësore daneze në kohë, në mënyrë efikase dhe me seriozitet iu qasën situatës me virusin korona, dhe se nuk e barazuan kovidin me gripin e zakonshëm.

Në danimarkë, restoranet, baret, kinematë, sallat e sportit, parukeritë janë të hapura për të gjithë që do dëshmojnë se kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës ose që kanë një test PCR negativ të kryer brenda 72 orëve të fundit. Ose nëse kanë dëshmi që janë shëruar nga Kovidi jo më shumë se 12 javë më parë. Nga data 1 gusht në Danimarkë për të hyrë në klubet e natës, për të marrë pjesë në evente masovike, si për shembull në ndeshje futbolli, një person duhet të ketë pasaportë të vaksinimit. Gjithsesi, sa i përket kufizimeve për udhëtim, në Danimarkë ato do mbeten në fuqi të paktën deri në tetor. 

Në rast të përkeqësimit të situatës, autoritetet do kenë një reagim të menjëhershëm.

Agjencia e sigurisë në Danimarkë deklaroi se do të zvogëlohet edhe kapaciteti për testime për Kovid-19.

Nëse ka nevojë do e rrisim edhe kapacitetin për testime, tha Lisbeth Zimer Johns, drejtoreshë e Agjencisë së sigurisë në Danimarkë. Deri më tani në Danimarkë janë regjistruar 342.474 raste me Kovid.

Vendi vazhdon ta monitorojë situatën dhe kufizimet rreth Kovid-19. Masat nuk po lehtësohen sepse pandemia ose se virusi nuk ekziston, as sepse Kovid-19 është i njëjtë me gripin, por sepse në Danimarkë është vaksinuar mbi 71 përqind e popullsisë. Prandaj, tekstet të cilat pretendojnë se Danimarka e konsideron Kovid-19 si të ishte gripi, i vlerësojmë si dezinformata, pra të pavërteta.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari