Një video e vjetër tregon rrejshëm se Macron është goditur me vezë në Egjipt
Një video e vitit 2017 e filmuar në Paris që tregon presidentin francez Macron duke u goditur me një vezë është keqinterpretuar si gjoja ka ndodhur në Egjipt. Së fundmi Macron ka vizituar Egjiptin në kuadër të problemeve në Gaza, por takimi me presidentin egjiptian ka kaluar në rregull procedural pa asnjë incident, ndryshe nga sa thuhet në postimin që po shqyrtojmë.
Jemi duke shqyrtuar një postim në rrjetin social Facebook në të cilin shpërndahet video material dhe thotë:
Qytetarët e Egjiptit u kënaqën me mundësinë për të hedhur vezë ndaj Macron.
Si pjesë e njoftimit, video pamjet tregojnë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, së bashku me rojen e tij të sigurisë mes një grupi personash. Në një moment në video shihet se ai goditet me vezë dhe rojet e sigurisë qëndrojnë për ta mbrojtur. Klipi është i shkurtër dhe zgjat vetëm 3 sekonda.
Megjithatë, videoja është e vjetër, jo nga Egjipti dhe nuk e ka origjinën nga takimi dhe vizita e fundit e Macron në Egjipt.
Presidenti francez Macron vizitoi Kajron, Egjipt për t’u takuar me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Siç raporton Reuters, Macron u nis për në Jordani dhe Egjipt një ditë pasi vizitoi Izraelin, ku tha se koalicioni i dhjetëra vendeve që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri duhet të përfshijë gjithashtu luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gaza.
Përveç kësaj, ai tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro se ndihma humanitare duhet të hyjë pa pengesa në Gaza. Ai shtoi se ishte thelbësore të sigurohet karburant për spitalet, duke shtuar se një anije e marinës franceze do të mbërrinte së shpejti për të sjellë ndihma në spitalet e Gazës dhe një aeroplan do të mbërrinte në Egjipt duke sjellë ndihmën e nevojshme në Gaza.
Megjithatë, videoja prej tre sekondash e paraqitur në postimin që po shqyrtojmë nuk e ka origjinën nga kjo vizitë. Bëhet fjalë për një video-material më të vjetër, ku Macron është goditur vërtet me vezë, por në vitin 2017 në Paris.
Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm dhe është publikuar 6 vite më parë.
Siç është raportuar nga kontrolluesit e fakteve të News Mobile, incidenti ndodhi ndërsa Macron po merrte pjesë në një shfaqje bujqësore në vitin 2017, kur një protestues e goditi atë.
Më 1 mars 2017, Express i Britanisë raportoi se Macron ishte sulmuar me një vezë teksa ndiqte Panairin Ndërkombëtar Bujqësor të Parisit 2017.
Ndryshe, gjatë vizitës së fundit në Kajro më 25 tetor, presidenti francez ka theksuar se është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi rajonal pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se nevojitet një zgjidhje mes dy shteteve për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme. Në të njëjtin takim, presidenti i Egjiptit, al-Sisi, tregoi se ai kishte rënë dakord me Macron për të punuar për t’u marrë me krizën në Gaza, për të siguruar rrjedhën e ndihmës dhe për të parandaluar përfshirjen e palëve të tjera në konflikt. Sisi shtoi se Macron e kuptonte se çdo zhvendosje e palestinezëve nga Gaza në territorin egjiptian do të ishte “jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Ne dënojmë të gjitha veprimet që prekin civilët dhe kjo duhet të trajtohet me një standard të unifikuar, shtoi Sisi.
Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk u godit me vezë në Kajro gjatë vizitës së tij të fundit, por në vitin 2017 dhe jo në Egjipt, por në Paris në një ekspozitë bujqësore. Gjithashtu nuk ka asnjë informacion apo argument se qytetarët e Egjiptit ishin “të emocionuar nga perspektiva e hedhjes së vezëve ndaj Macron.” Ky është dezinformim radhazi, një fenomen i njohur si “stacking cards”, ku një dezinformatë shartohet në një tjetër, pastaj një e treta e kështu me radhë. Në këtë rast konkret, manipulimi i videos, duke nënkuptuar në mënyrë të rreme se Macron është goditur me vezë në Kajro, po përdoret për të porositur një tjetër dezinformim për të kënaqur qytetarët egjiptianë në rast.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari