Një tjetër MASHTRIM: Coca-Cola nuk ofron mini frigoriferë!

Фото: скриншот од дел од објавата

Një faqe interneti e regjistruar në fund të prillit të këtij viti në Florida, në gjuhën maqedonase, po reklamon një lojë shpërblyese false në emër të markës Coca-Cola. Duke kontrolluar faktet, konstatuam se bëhet fjalë për një mashtrim, qëllimi i të cilit është mbledhja e të dhënave personale të qytetarëve naivë

 

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin shpërndahet një lotari e rreme, në të cilën keqpërdoret marka Coca-Cola. Është një mashtrim.

Në postim thuhet:

Po kërkojmë njerëz që festojnë ditëlindjen në gusht. Ne kemi një dhuratë për ju!

Në kohën e shqyrtimit tonë, ky postim ka 750 pëlqime, pesë shpërndarje dhe qindra komente.

Nëse klikoni në lidhjen për të marrë pjesë në lojën shpërblyese të rremë, hapet një faqe që thotë:

Ju fitoni një mini frigorifer Coca-Cola
E tëra çfarë ju duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetësori të shkurtër.

Nëse vazhdoni te opsioni “START”, ju kërkohet përgjigje për tre pyetje dhe më pas fillon një bisedë me robotin.

I ngjan një mesazhi privat në messenger ku ju shkruajnë:

Ju presin 1000 eurot tuaja të para! Në fund të kësaj bisede do të mësoni se si të fitoni dhe merrni këtë shumë parash.

Por ky është një mashtrim, biseda të çon në një pikë ku merren të dhënat personale ose numri i kartës së pagesës, për të transferuar paratë që pretendohet se janë marrë.

Prodhues dhe përfaqësues të markës Coca-Cola është Pivara Shkup. Vërtetmatësi i ka kontaktuar dhe prej aty bëjnë me dije se kjo lojë shpërblyese është mashtrim.

Faqja ku shpërndahet loja shpërblyese e rreme, në të cilën u keqpërdor marka e Coca-Cola, ka vetëm 88 ndjekës. Nga vetë emri shihet se është gënjeshtër, emri i saj nuk ka asnjë pikë kontakti me Coca-Cola dhe quhet Evheniya Dyadya. Është krijuar më 23 prill të këtij viti. Në informacion thuhet se adresa është në Florida, SHBA, nën kategorinë e veshjeve për femra.

Përveç lojës shpërblyese false të sponsorizuar, nuk ka asgjë në lidhje me markën Coca-Cola në murin e faqes.

Ndërsa faqja zyrtare në Facebook e Coca-Cola, e krijuar dhe e besueshme, ka më shumë se 100 milionë ndjekës. Ajo ka gjithashtu faqen zyrtare të markës, e cila u krijua në shkurt 2016.

Nuk ka asnjë lojë shpërblyese si kjo, pra nuk ka mini frigorifer nga Coca-Cola.

– Ne publikojmë informacione për promovimet që organizojmë në faqen tonë të internetit dhe rrjetet sociale. Ne i këshillojmë konsumatorët të jenë të kujdesshëm në internet dhe të injorojnë promocionet e rreme, thuhet në faqen zyrtare të Coca-Cola.

Përmes faqeve të rreme në Facebook, të cilat shpesh kanë vetëm një postim, shpesh keqpërdoren markat e kompanive maqedonase dhe të huaja, dhe përmes paraqitjeve të rrejshme në emër të tyre, përdoruesit e rrjeteve sociale mashtrohen duke menduar se po shpërndahen çmime.

Qëllimi i krijuesve anonimë të lotarive të rreme është mbledhja e të dhënave personale të qytetarëve. Kartat e pagesës kërkohen gjithashtu në disa lojëra shpërblyese.

Përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të jenë të kujdesshëm, të kontrollojnë gjithmonë faqet, përpara se të lënë informacione personale.

Nëse përdoruesit e rrjeteve sociale hasin në promovime që duken joreale, pra kanë çmime jorealisht të ulëta, kjo duhet të jetë alarm për ta. Përveç kësaj, ata duhet të kontrollojnë gjithashtu burimin e promovimit.

Për shkak të fakteve të paraqitura, ne e vlerësojmë këtë postim si dezinformatë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.