Një mjek nga Argjentina nuk u vaksinua me dy doza të vaksinës në të njëjtën ditë

Фото: Принтскрин

Fotografitë janë reale dhe janë bërë në Argjentinë, por personi që shihet në to nuk ka pranuar dy doza të vaksinës. Fotografitë janë bërë në spitalin  „Enrique Vera Barros” në qytetin argjentinas La Rioja, ndërsa personi i veshur me të verdhë është doktor Rafael Fernandez. Në profilin e tij në Facebook ai thotë se nuk e ka pranuar vaksinën dy herë: „Kishte një grup më të madh të njerëzve që donin të merrnin pjesë në këtë vaksinim të parë dhe me kërkesë të mediave u vendos që të ndryshonim vendet dhe të ndryshonim duart. Infermierja vazhdoi të vaksinonte njerëzit e tjerë, dhe kështu ndryshoi edhe stafi mjekësor. Mos i keqinterpretoni gjërat,” shkruan Vëretëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin është ndarë një fotografi ku shihet një punonjës shëndetësor si vaksinohet i veshur me të njëjtat tesha, siç thotë autori i postimit, „me dy doza të vaksinës në të njëjtën ditë“.

Nxitoni njerëz! Merrni dy pagoni vetëm një! Ja se si një mjek merr një vaksinë, një herë në dorën e majtë, pastaj në dorën e djathtë, në të njëjtën ditë. Me sa duket fotografia e parë ka dalë mirë, thuhet në postim.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Këto fotografi, edhe pse u postuan në rrjetet sociale në vend në shtator të vitit 2021, origjinën e kanë nga Argjentina dhe janë bërë në dhjetor të vitit 2020. Këtë e dëshmon fakti që edhe në faqe të tjera të Facebook në dhjetor të vitit 2020, (për shembull këtu dhe këtu),  janë postuar po me të njëjtin kontekst dhe me të njëjtin narrativ: se mjeku është vaksinuar dy herë në të njëjtën ditë dhe atë para kamerave.

Por, a është vërtet kështu?

Përgjigjja e shkurtër është jo, ndërsa ajo e gjata është në vazhdim.

Fotografitë janë reale dhe janë bërë në Argjentinë, por personi që shihet në to nuk ka pranuar dy doza të vaksinës. Fotografitë janë bërë në spitalin  „Enrique Vera Barros” në qytetin argjentinas La Rioja, ndërsa personi i veshur me të verdhë është doktor Rafael Fernandez. Dr. Fernandez është kryetari i Komitetit të krizave të spitalit dhe ai ishte ndër të parët që pranuan vaksinën ruse kundër Kovid -19 Sputnik W. Konfuzioni u krijua kur Ministri i shëndetësisë në La Rioja, Juan Carlos Vergara publikoi disa foto ,në të cilat „personi i veshur me të verdha“ shfaqet në një pozë, ndërkohë që shërbimi i qeverisë për marrëdhënie me publikun në La Rioja publikoi fotografi të tjera nga i njëjti event ku Dr. Fernandez është në një pozë tjetër.

Sqarimi është i thjeshtë. Në fotografinë e parë mjeku është vaksinuar, ndërsa e dyta ka qënë vetëm një simulim që në fotografi të dalin edhe përfaqësuesit e qeverisë. Mjeku nuk ka pranuar dy doza.

Gazeta La Nation, sqaroi se fotografitë e dyta janë bërë që të mund të fotografohet edhe zëvendës guvernatori i qytetit dhe autoritet e tjerët të pranishëm.

Ndërsa në këtë video regjistrim, edhe vetë mund ta shihni se në të vërtetë ashtu edhe ka ndodhur, pra që laboranti vetëm pozon, e që vaksina nuk është aplikuar.

Edhe mjeku Fernandez në profilin e tij në Facebook sqaroi se nuk e ka pranuar dy herë vaksinën.

Dua të sqaroj se nuk u vaksinova dy herë. Kishte një grup më të madh të njerëzve që donin të merrnin pjesë në këtë vaksinim të parë dhe me kërkesë të mediave u vendos që të ndryshonim vendet dhe të ndryshonim duart. Infermierja vazhdoi të vaksinonte njerëzit e tjerë, dhe kështu ndryshoi edhe stafi mjekësor. Mos i keqinterpretoni gjërat, shkroi mjeku nga fotografitë.

Për shkak të të gjitha këtyre fakteve, ne vlerësojmë se është e pavërtetë që mjeku nga Argjentina është vaksinuar dy herë në dy krahë të ndryshëm me dy doza të ndryshme në të njëjtën ditë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari