Një fotografi e para 20 viteve nga Iraku po shpërndahet sikur është bërë në Gaza

Фото: Принтскрин видео

 

Fotoja e bashkangjitur postimit në Facebook, ku shfaqen mbetje të shumta të të vdekurish, nuk ka të bëjë fare me viktimat civile në Gaza, por është 20 vjet e vjetër dhe është bërë në Irak. Foto nga Marco Di Lauro, marrë më 27 maj 2003 në Al Musayib, Irak. Edhe pse është shumë e rëndësishme që publiku të informohet me saktësi dhe në kohë për atë që po ndodh, veçanërisht gjatë konflikteve ushtarake dhe kur bëhet fjalë për viktima civile, kjo nuk duhet të bëhet me manipulim.

Një postim në rrjetin social Facebook që flet për viktima civile në Gaza është ilustruar me një foto mbi 20-vjeçare të vjetër, e cila paraqet manipulimin e përdoruesve të këtij rrjeti social.

KRIMI MAKABËR NË IZRAEL PO RRITET ÇDO DITË E MË SHUMË

DITA E 24, MBI 10 000 VIKTIMA CIVILE.

Viktimat, nuk ka ku të varrosen, shkruan në njoftim.

Konflikti izraelito-palestinez vazhdon prej gati një muaji, por lufta po zhvillohet jo vetëm në terren, por edhe në internet. Rrjetet sociale, përfshirë mediumet, mbushen çdo ditë me dezinformata dhe manipulime nga të dyja palët.

Një pjesë e madhe e manipulimit bëhet me foto dhe video të vjetra që tregohen sikur kanë ndodhur tani dhe, në fakt, kanë ndodhur para këtij konflikti, ndërsa disa prej tyre janë marrë nga video lojërat ose janë bërë me mjete të inteligjencës artificiale.

Një foto e tillë, e cila përdoret për të manipuluar publikun, është skena shqetësuese e të vdekurve të mbuluar me çarçafë. Mirëpo, kjo foto nuk ka lidhje me viktimat civile në Gaza, siç pretendohet në publikim, bëhet fjalë për një foto të përpara 20 vjetëve.

Kjo skenë shqetësuese është fotografuar më 27 maj 2003 nga fotografi Marco Di Lauro në Al Musajib, Irak. Fotot tregojnë një fëmijë irakian duke kërcyer mbi mbetjet e gjetura në një varr masiv në jug të Bagdadit. Trupat u sollën në shkollë për identifikim nga familjarët, të cilët kërkuan kartat e identitetit dhe të dhëna të tjera në skelete për të identifikuar anëtarët e zhdukur të familjeve të tyre. Viktimat e paraqitura në foto u vranë nga qeveria e Sadam Huseinit pas rebelimit shiit që ndodhi pas Luftës së Gjirit në vitttin 1991.

Kjo nuk është hera e parë që kjo foto përdoret për të përfaqësuar diçka që nuk është. Në vitin 2012, shërbimi publik britanik BBC përdori të njëjtën foto për të treguar masakrën që ndodhi në Hula të Sirisë.

Teksa u shpalos lajmi i jashtëzakonshëm i masakrës së Houla në Siri, anëtarët e stafit vunë re një foto të fuqishme që qarkullonte në Twitter të trupave të rreshtuar në rreshta pasi fotografia u publikua në faqen e internetit të BBC News, me batanije nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Autori i fotove, Marco di Lauro, kur e pa fotogafinë në BBC, konfirmoi për Daily Telegraph se fotografia që dyshohet se tregon pasojat tronditëse të masakrës në Hula të Sirisë, është një foto që ai ka bërë në Irak në vitin 2003. Ai ka postuar në Facebook:

Dikush përdor fotografitë e mia si propagandë kundër qeverisë siriane për ta vërtetuar masakrën.

Ndërkohë BBC, e alarmuar nga përdoruesit, e tërhoqi fotografinë 90 minuta pasi publikimit.

Di Lauro postoi gjithashtu një shpjegim për fotot në faqen e tij të internetit.

Vura re se fotografia ime, e bërë në Irak në vitin 2003, ishte keqpërdorur pa dashje nga organizatat e lajmeve në mbarë botën. Si fotoreporter, detyra ime është të dokumentoj ngjarjet teksa ato zhvillohen, pa reflektuar ndonjë paragjykim apo gjykim politik. Kjo është një përgjegjësi shumë e rëndësishme dhe jam i shqetësuar të mësoj se puna ime është keqinterpretuar në këtë mënyrë pa analiza të duhura. Për ta shpjeguar, foton e bëra në vitin 2003, kur punoja në një ekspozitë me titull Iraku, pasojat e Sadamit, shkruan Lauro.

Edhe pse është jashtëzakonisht e rëndësishme që publiku të informohet saktë dhe me kohë për atë që po ndodh, veçanërisht gjatë konflikteve dhe kur mbahet fjalë për viktimat civile, kjo nuk duhet të bëhet me manipulim. Është e rëndësishme të flitet për viktimat e pafajshme civile të çdo konflikti ushtarak, por kjo nuk duhet të bëhet me ilustrime të pasakta që ndahen me qëllim që të provokojnë një ngarkesë të shtuar emocionesh tek publiku.

Fotoja e shpërndarë në këtë postim nuk ka asnjë lidhje me sulmet izraelite në pjesë të Palestinës. Është regjistruar 20 vjet më parë, pra në vitin 2003 në Irak. Prandaj këtë njoftim e konsideroj manipulues sepse në të është manipuluar konteksti.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.