Nga një përshëndetje e zakonshme e Pashkëve, deri tek insinuatat për ryshfet të mjekëve

[Recension: A i ofendoi Shekerinska mjekët dhe a u tall me festën më të madhe krishtere, Pashkët?]

Titulli intrigues: “A i ofendoi Shekerinska mjekët dhe a u tall me festën më të madhe krishtere, Pashkët? “, tërheq vëmendjen. Pritet që teksti të mbështetet të paktën me një deklaratë të politikanes së lartpërmendur. Përkundrazi, në vend të kësaj, bëhen insinuata për ryshfet, gjoja të ngritura nga qytetarët, duke spinuar në këtë mënyrë se ka një debat të tillë në publik për një urim të zakonshëm të Pashkëve për t’i mbështetur punonjësit shëndetësorë gjatë epidemisë së koronavirusit.

Linku deri te artikulli origjinal: “A i ofendoi Shekerinska mjekët dhe a u tall me festën më të madhe krishtere, Pashkët?

Data dhe koha e publikimit: 19.4.2020

Data e recensionit: 20.4.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Në fakt, një mesazh i zakonshëm i përkrahjes dhe urimit për festën e Pashkëve keqpërdoret dhe manipulohet deri në atë shkallë sa të përfshihen aspekte të tilla si ryshfeti dhe korrupsioni i mjekëve. Një ton i tillë, të paktën në komentet në postimin në Facebook, nuk ekziston. Në komentet, askush nuk e ndërlidh dhe nuk e shoqëron njoftimin me vezët e Pashkëve të vendosura në një kuti me çokollata “Bajadero” – me ryshfetin.

Prandaj, kjo fjali në tekst nuk mund të justifikohet me fakte:

Me këtë, publiku pyet me të madhe se a i ofendoi ajo mjekët dhe personelin mjekësor, dhe në këtë mënyrë a u tall me festën më të madhe krishtere?

Ku është ai “publik” që e bën këtë pyetje? Kjo pjesë komentuese është e lejuar, por në zhanret komentuese gazetareske, si për shembull në kolumnë. Faktet dhe informacionet, sipas Kodit të gazetarëve nuk duhet të përzihen, ndërsa mendimi dhe komenti duhet të jenë të ndara nga informacioni dhe lajmi.

Edhe pyetjet që janë parashtruar në tekstin e shkurtër janë të pakuptimta dhe nuk synojnë të informojnë, por për të spinojnë dhe ta shtrembërojnë pasqyrën se ka ndonjë “prapavijë” në një urim të zakonshëm të Pashkëve.

A dëshironte të aludonte ajo për ryshfet personelit mjekësor me çokollatat?!

Kjo pyetje mund të përgjigjet lehtësisht, dhe kështu të respektohen standardet gazetareske, nëse autori i cili nuk është i nënshkruar, do ta kontaktonte ministren e mbrojtjes dhe nëse ai do t’i bënte asaj këtë pyetje. Në atë rast, padyshim, gjithçka do të ishte edhe më e qartë nëse ajo me të vërtetë paska aluduar në ryshfet dhe korrupsion, apo thjesht ka dashur që t’ua uronte mjekëve festën dhe t’i inkurajonte ata në kulmin e pandemisë me Covid-19. Gjithashtu, në artikull nuk është konsultuar asnjë mjek, që do ta gjente veten të “ofenduar” nga urimi i Pashkëve.

Shkohet aq larg sa bëhen insinuata se funksionarja është “tallur” me Pashkët si festë fetare, pa argumente, pa treguar konkretisht se pse. Thjesht është marrë një status i saj, i ngjiten atij një mori supozimesh të pabazuara në argumente, dhe lëshohet teksti të qarkullojë nëpër internet. E qasja e këtillë manipuluese në krijimin e këtij materiali ka si qëllim të vetëm diskreditimin e ministres së mbrojtjes.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.