Në vend që të tërheq përpara, hekurudha e frenon ekonominë dhe transportin (Infografik)

Nga të gjitha vendet nëpër të cilat kalon Korridori 10 hekurudhor, Maqedonia për momentin është vendi i vetëm që nuk ka treg të liberalizuar hekurudhor, e me pamundësimin e qarkullimit të operatorëve privatë nëpër hekurudhat, vendi jonë është frenuesi kryesor për zhvillimin e korridorit panevropian. Shteti, ka disa vite që i prolongon reformat në sistemin hekurudhor, që rezulton me harxhime shumë të mëdha nga buxheti nacional për të mbuluar borxhet e dy ndërmarrjeve dhe në vëllim të zvogëluar të transportit të pasagjerëve dhe mallrave me trena, njofton Meta.mk.

Qeveria paraprake në vitin 2013 vendosi të mbyllë tregun e Maqedonisë nga hyrja e operatorëve të huaj, megjithëse dy kompani menjëherë pas miratimit të Ligjit për sistemin hekurudhor kishin parashtruar kërkesë për të qarkulluar në hekurudhat e Maqedonisë paralelisht me operatorin hekurudhore të shtetit. Me ndryshimet e ligjit shtatë vite më parë, shteti e prolongoi liberalizimin e tregut hekurudhor deri në hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, me çka përfundimisht u tha “jo” operatorëve privat që dëshirojnë të qarkullojnë nëpër hekurudhat këtu.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë drejtpërsëdrejti tregojnë nëse shteti ka sjell vendim të duhur ose jo në vitin 2013. Prej atëherë deri më sot, vëllimi i mallrave të transportuara me kamionë në vend është zmadhuar për më shumë se dy herë. Për dallim prej tyre, transporti i mallrave me tren jo vetëm që nuk është zmadhuar, por vëllimi i mallit të transportuar ka vazhduar të zvogëlohet në gjashtë vitet e kaluara.

Dejan Tërpevski, ekspert për sistem hekurudhor, thekson që nëse shteti në vitin 2013 nuk do ta kishte ndërprerë liberalizimin e sistemit hekurudhor, Hekurudhat e RMV – Transport sot do të ishte reformuar dhe do të qëndronte në këmbë të shëndosha, kurse hekurudha do të ishte motor i zhvillimit ekonomik.

“Me hapin e pamenduar të mbylljes së liberalizimit të sistemit hekurudhor, Maqedonia është kthyer 20 vite mbrapa, kurse ekonomisë, e cila ndërlidhet me shërbimet hekurudhore, i është bërë goditje nga e cila ende nuk mund të rimëkëmbet”, thekson eksperti Tërpevski.

Hekurudhat e Maqedonisë rrinë të zbrazëta dhe i presin reformat në transportin hekurudhor; Foto: Bojan Bllazhevski

Borxhet grumbullohen, liberalizimi në vend numëro

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së financave, Hekurudhat e RMV – Transport është borxhliu më i madh shtetëror, i cili deri në fund të vitit 2019 ka akumuluar borxhe prej rreth 54 milionë euro. Në vend që të zvogëlohet, borxhi i operatorit shtetëror hekurudhor transportues me kalimin e viteve rritet. Në pozitën e katërt të borxhlinjve më të mëdhenj shtetëror është Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e RMV-së, që deri në dhjetor të vitit 2019 ka pasur obligime të papaguara financiare në lartësi prej 10,8 milionë euro. Ose gjithsej, dy ndërmarrjet hekurudhore kanë grumbulluar borxhe prej pothuaj 65 milionë euro.

Në të dy ndërmarrjet hekurudhore nuk ishin të gatshëm për të biseduar me “Meta.mk”, megjithëse në disa raste në muajin e kaluar ua kemi parashtruar pyetjet për lartësinë e borxheve që i kanë dhe për reformat që duhet të vijojnë në sektorin hekurudhor. Nga Hekurudhat e RMV-së – Transporti na udhëzuan për përgjigje në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve.

Nga kjo ministri për “Meta.mk” thonë që liberalizimi i transportit hekurudhor është temë e rregulluar me legjislacionin aktual ligjor, e cila përcakton që mënjanimi i monopolit shtetëror në transportin e mallrave dhe pasagjerëve me tren do të ndodh me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ministria deri në mes të vitit 2020 është në pritje të analizës për ristrukturim të Hekurudhave të RMV-së – Transporti, me të cilën do të duhet të përcaktohet modeli për zhvillim të mëtutjeshëm të operatorit të vetëm shtetëror. Pasi Qeveria do t’i shqyrtojë modelet e ofruara për ristrukturim, ajo do të sjell vendim se në çfarë mënyrë do të zbatohen reformat në sektorin hekurudhor.

Prolongimi i reformave të këtilla e kanë lënë Maqedoninë në vendin e fundit në rajon. Greqia para disa viteve e privatizoi kompaninë shtetërore hekurudhor “OSE”. Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia kanë bërë ndarje të kompanisë shtetërore transportuese në dy firma të angazhuara për mirëmbajtje të komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Një pjesë e këtyre vendeve, siç është shembulli me Bullgarinë dhe Serbinë, kanë lejuar konkurrencë në kargo transportin e hekurudhave të tyre. Më e avancuara me reforma është Rumania, ku edhe në komunikacionin hekurudhor janë futur kompani private që transportojnë pasagjerë.

Përvoja e Bullgarisë nga liberalizimi i transportit me trena

Për t’u parë rezultatet nga reformat në vendet e fqinjësisë, biseduamn me profesorin universitar të Bullgarisë, Simeon Ananiev, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Asociacionit të kompanive për transport hekurudhor të Bullgarisë. Bullgaria, thotë ai, i ka filluar reformat që në vitin 2001 me miratimin e Ligjit për transport hekurudhor, me të cilat ky sektor është rikonstruktuar në pajtim me rregullat e BE-së. Në këtë vend, në fund të vitit 2018 ka pasur gjithsej 15 kompani të cilat kanë qarkulluar nëpër hekurudhat e Bullgarisë. Prej tyre “”HShB-transporti i pasagjerëve” ka monopol në komunikacionin hekurudhor, derisa transporti i mallrave me tren është liberalizuar shumë vite më parë.

Pjesa dërmuese e të ardhurave nga taksat infrastrukturore që i fiton kompania e cila menaxhon me hekurudhat e Bullgarisë kanë ardhur nga transporti për pasagjerë, deri 49,52 përqind në vitin 2018. Menjëherë pas tyre, transporti për mallra i ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të infrastrukturës hekurudhore i sjell 48,75 përqind të të ardhurave për shfrytëzim të hekurudhave. Prapë se prapë, në vitin 2018, “HShB – kargo transport” e shtetit ka realizuar vetëm 49,41 përqind nga të ardhurat që i kanë realizuar të gjithë operatorët transportues që marrin pjesë në transportin e mallrave.

“Nëse “HShB – kargo transport e ndërpret punën, ekonomia këtë nuk do ta ndjen”, thotë profesori Ananiev.

Ai shton që operatori shtetëror në qarkullimin e mallrave ka lokomotiva të vjetra mbi 30 vite, derisa pjesë e kompanive konkurrente veç më kanë blerë lokomotiva të reja për t’u përgjigjur ndaj nevojave të biznesit. Liberalizimi i sektorit hekurudhor ka mundësuar shërbime më të mira dhe më cilësore në transporti me tren për ekonominë.

Hekurudha shtetërore në Bullgari qarkullon me lokomotiva dhe trena të vjetër; Foto: Bojan Bllazhevski

“Humbjet e “Hekurudhat shtetërore të Bullgarisë” rriten jo për shkak të punës së operatorëve të vjetër, por për shkak të menaxhimit jashtëzakonisht të keq dhe të papërgjegjshme”, thekson Ananiev.

Ndarja e kompanive private dhe shtetërore që qarkullojnë nëpër hekurudhat nuk është cilësore, për shkak se shembulli i Bullgarisë tregon që aty hekurudhat nacionale nga vendet tjera janë përcaktuar të hapin kompani të tyre dhe të bëhen konkurrent të “HShB”. Në anën tjetër, hekurudhat shtetërore të Bullgarisë gjatë viteve e kanë tronditur afera për drejtorë të vendosur politik dhe për lidhje partiake-familjare në menaxhim, në vend që të zgjedhin menaxherë me përvojë sipas shembullit të vendeve të zhvilluara të Evropës perëndimore.

Të dy ekspertët, Simeon Ananiev nga Bullgaria dhe Dejan Tërpevski nga Maqedonia, theksojnë që Qeveria e Maqedonisë nuk duhet të pret anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të zbatuar reforma në sektorin hekurudhor. Profesori Ananiev komenton që liberalizimi në atë moment do të miratohet tepër vonë dhe mund të ndikojë në gjithë sistemin e transportit. Dejan Tërpevski në anën tjetër shton që BE-ja nuk do t’i lejojë Maqedonisë asnjë progres në negociatat, nëse me kohë nuk zgjidhet çështja për konkurrencën në transportin hekurudhor.

“Serbia kishte miratuar ligje, por nuk e kishte liberalizuar tregun. Kur e hapën kapitullin për transport, ndodhi kaos kur u ishte thënë që duhet urgjentisht ta liberalizojnë tregun e shërbimeve hekurudhore”, sugjeron Tërpevski.

Reformat duhet të shkojnë paralelisht me investimet në hekurudha

Pjesë e publikut të ekspertëve thekson që reforma në sektorin hekurudhor nuk nevojiten vetëm në lidhje me liberalizimin e transportit, por edhe në rritjen drastike të investimeve në infrastrukturë – rikonstruktim të hekurudhave ekzistuese dhe ndërtim të vijave të reja hekurudhore në vend.

Konkurrenca në kargo transportin do të mundësojë të ardhura të zmadhuara të ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore; Foto: Bojan Bllazhevski

Profesori universitar Riste Temjanovski nga Fakulteti ekonomik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip thekson që shteti tash më pesë dekada me radhë nuk e zhvillon hekurudhën, por puna e saj me kalimin e viteve stagnon. Pa përfundim të hekurudhave drejt Bullgarisë dhe Shqipërisë për aftësim të Korridorit 8 panevropian, si dhe pa rritje të shpejtësisë së lëvizjes së trenave në hekurudhat magjistrale, të gjitha reformat kanë qenë të pakuptimta.

“Funksionimi i hekurudhave të Maqedonisë nuk është qëllim vetë të plotësohen nevojat dhe mbijetesë e kompanisë. Ajo krahas plotësimit të nevojave nacionale për transport, duhet t’i plotësojë edhe nevojat ndërkombëtare për transport”, thotë Temjanovski.

Komunikacioni duhet t’i jep impuls për zhvillim të ekonomisë, ndërsa në anën tjetër, zhvillimi i ekonomisë e ndryshon edhe strukturën e sistemit të komunikacionit. Investimet në infrastrukturën hekurudhore, thotë ai, është e pamundur të bëhen pa angazhim të shtetit.

Nga “Fajnens Think” joqeveritare theksojnë që vetëm me investime në infrastrukturë, të shoqëruara me reforma strukturore, në shumë pika tjera, mund të arrihet shkallë e qëndrueshme dhe afatgjatë e rritjes ekonomike prej mbi 5 përqind në nivel vjetor.

“Përllogaritjet sugjerojnë që investimet publike në infrastrukturën e transportit prej 2 deri 3 përqind të BPV-së në nivel vjetor, kontribuojnë për shkallë më të lartë të rritjes së BPV-së prej 0,5 pikë procentuale në vit”, sugjerojnë për “Meta.mk” nga “Fajnens Think”.

Subvencione për kompanitë e shtetit vetëm nëse punojnë më me efikasitet

Në vend të kësaj, shteti vazhdimisht i prolongon afatet për realizim të projekteve kyçe infrastrukturore në hekurudhë. Në ndërkohë, krahas asaj që zvogëlohet kargo transporti, hekurudha i humb edhe pasagjerët në komunikacionin e rregullt hekurudhor. Të dhënat statistikore thonë që numri i pasagjerëve në tre vitet e fundit është në nivelin më të ulët rekord, të plotësuara pa strategji të qartë si do të ishte zhvilluar transporti hekurudhor i pasagjerëve në periudhën e ardhshme. Në llogari të kësaj, në Maqedoni për momentin zhvillohet transporti për autobusë, ndarja e transportit me automjete dhe taksistët e paregjistruar.

Prurja e subvencioneve nga buxheti shtetëror për kompanitë hekurudhore të Maqedonisë, sipas profesorit Riste Temjanovski vetvetiu nuk do t’i zgjidhë problemet shumëvjeçare.

“Duhet të aplikohen masa të caktuara edhe nga ana e udhëheqësish së hekurudhave të Maqedonisë, të cilat me aktivizim të programeve të caktuara dhe masave promovuese do ta rimëkëmbin këtë sektor transporti”, thotë ai.

Dejan Tërpevski thekson që reformat që duhet të zbatohen janë shumë të thjeshta. Hekurudhat – Transport duhet të ndahet në tre kompani të veçanta edhe atë njëra do të jetë e angazhuar për kargo transportin, e dyta do ta mirëmbajë komunikacionin rrugor, derisa firma e tretë për mirëmbajtje do të ofrojë servis të flotës së mjeteve motorike për të gjithë operatorët e vendit dhe të huaj në hekurudhë. Në fazën e ardhshme, të dyja kompanitë për mirëmbajtje dhe për kargo komunikacion do të ishin ofruar për shitje për partnerë privat, derisa shteti do të vazhdonte të menaxhojë me komunikacionin hekurudhor për pasagjerë.

“Shumë është më mirë tani që ende askush nuk na bën presion të kryhet detyra e shtëpisë dhe të adaptohet sistemi i situatës së sapokrijuar e cila pritet, se sa atëherë nën presion nga BE-ja të miratohen vendime të cilat nuk do të na përshtaten për shkak se atëherë vendimet do të na imponohen prej anash, sikur me Greqinë ashtu që situatat e atilla shpesh janë shumë të papërshtatshme për ne, se sa vet ne ta kryejmë punën para se të fillojnë të na bëjnë presion”, thekson Tërpevski.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.