Në vaksinën kundër Kovidit nuk ka Ebola

Фото: commons.wikimedia.org

Shumë studime tregojnë se vaksina kundër Kovid-19 gjeneron qeliza të bardha të gjakut që forcojnë imunitetin, të quajtura qeliza T e që janë specifike për Kovid-19. Këto qeliza T ndihmojnë sistemin imunitar të organizojë përgjigjen dhe të shkatërrojë qelizat e infektuara me virusin Kovid-19. Prodhuesi Johnson & Johnson garanton se nuk do të infektoheni me virusin Ebola nëse e pranoni vaksinën kundër Kovid-19 të quajtur Jensen dhe as nëse pranoni vaksinë kundër Ebolës, shkruan Vërtetmatësi. 

Në postimin që po e recenzojmë pretendohet se vaksinat kundër Kovid-19 përmbajnë virus të Ebolas. Dr. Ariana Lav është gruaja që pretendon një gjë të tillë për vaksinën Johnson & Johnson:

Një zbulim tronditës nga Universiteti i Stokholmit vërtetoi se proteina spike nga vaksinat depërton në qelizat e të vaksinuarve, arrin në bërthamën e qelizës ku e pengon qelizën në riparimin e ADN-së së saj. Kjo nuk është rastësi. Këto vaksina i fshijnë gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së te njerëzit përgjithmonë. Këto vaksina i kodojnë qelizat me proteinat spike të ebolës. Kjo ndodh me vaksinën e Johnson & Johnson. Përmes hulumtimit tim zbulova se fshirja e këtyre gjeneve shkakton SIDA, krijon trombozë dhe bllokon venat”, thotë Lav në video. (nga fillimi deri në 1 minutë e 21 sekonda në video).

Në 1 minutë e 35 sekonda të videos, ajo shton se vaksina krijon sterilitet të përhershëm. Në 1 minutë e 48 sekonda të videos ajo thotë se vaksina shkakton një rritje të shkallës së kancerit.

Por në këto pretendime nuk ka asgjë të vërtetë.

Nuk ka prova se vaksinat kundër Kovid-19, janë shkaktarë të sëmundjeve si kanceri dhe HIV.

Shumica e shkencëtarëve kanë vënë re se gjatë një pandemie incidenca e kancerit zvogëlohet, sepse 20 përqind e njerëzve u është dashur të anulojnë trajtimin dhe kujdesin mjekësor gjatë pandemisë, përfshirë këtu edhe analizat për diagnostikimin e kancerit.

Shumë studime tregojnë se vaksina kundër Kovid-19 gjeneron qeliza të bardha të gjakut që forcojnë imunitetin, të quajtura qeliza T e që janë specifike për Kovid-19. Këto qeliza T ndihmojnë sistemin imunitar të organizojë përgjigjen dhe të shkatërrojë qelizat e infektuara me virusin Kovid-19. Qelizat T luajnë një rol të madh në mbrojtjen e trupit kundër viruseve dhe baktereve, si dhe kundër kancerit. Nuk është vërtetuar se vaksinat kundër Kovid-19 i pamundësojnë qelizat T dhe nuk ka asnjë provë që vaksinat kundër Kovid-19 e dobësojnë sistemin imunitar, ose i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj kancerit ose sëmundjeve të tjera si sëmundjet autoimune. Nuk ka të dhëna që tregojnë një rritje të numrit të HIV-pozitivëve tek të vaksinuarit.

Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve rekomandoi që personat me imunitet të kompromentuar të marrin vaksinë kundër Kovid-19 ndërsa personat me kancer të marrin një dozë përforcuese. Shumica e ekspertëve dhe grupeve mjekësore rekomandojnë që sa më shumë njerëz me kancer ta marrin vaksinën kundër Kovid-19 sapo të jetë në dispozicion. Pacientët me kancer janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve serioze nëse infektohen me Kovid për shkak të imunitetit të dobësuar nga kanceri dhe trajtimeve të kancerit.

Në faqen zyrtare të vaksinimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut thuhet se vaksinat mARN nuk e ndryshojnë ADN-në tuaj dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojnë kancer.

Vaksinat e ARN-së (mARN) i mësojnë qelizat se si të prodhojnë një proteinë që shkakton një përgjigje imunologjike gjatë infektimit. mARN-ja që injektohet në trupin tuaj nuk ndërvepron me ADN-në tuaj. Pasi mARN-ja ta ketë kryer punën e saj, qelizat tuaja e zbërthejnë atë dhe e eliminojnë atë nga trupi juaj. Nuk ka efekte të përhershme të mARN-së në vaksinë,shkruan në

ueb faqen  e dedikuar vaksinave.

Vetë kompania Johnson&Johnson për vaksinën e saj jensen shkruan në në ueb faqen e saj.

Doza e parë e vaksinës kundër Ebolës përdor të njëjtën teknologji si vaksina Johnson & Johnson kundër Kovid-19, Jensen. Regjimi i vaksinimit të vaksinës kundër Ebolës përbëhet nga dy doza, secila prej të cilave përmban një bartës të ndryshëm, pra një vektor të ndryshëm viral. Vektori i administruar në dozën e parë bazohet në teknologjinë Janssen’s AdVac® , dhe vektori i administruar në dozën e dytë bazohet në teknologjinë MVA-BN® nga Bavarian Nordic. Çdo teknologji përdor një lloj të ndryshëm virusi që është modifikuar në mënyrë që të mund të replikohet në mënyrë të sigurt në trupin e njeriut dhe të transportojë kodin gjenetik për një ose më shumë proteina, nga një terget virus i dytë, në këtë rast virusi i Ebolës. Proteinat e krijuara nga kodi gjenetik inicojnë një përgjigje imunologjike kundër virusit Ebola, pa e shkaktuar sëmundjen. Për shkak se viruset bartës janë të modifikuar, ata NUK MUND TË SHKAKTOJNË SËMUNDJE. Platforma e vektorit viral të Janssen’s AdVac® është e njëjta teknologji e përdorur në vaksinën kundër Kovid-19, si dhe në hulumtimet për vaksinat kundër HIV dhe Zika.

Vetë prodhuesi garanton se nuk do të infektoheni me virusin Ebola edhe nëse e pranoni vaksinën e tyre kundër Ebolës.  E njëjta gjë vlen edhe për vaksinën Johnson & Johnson kundër Kovid-19. Viruset në to janë të modifikuar. Nuk do të infektoheni as nga Ebola e as nga Kovidi, pa dallim se cilën nga këto dy vaksina do e pranoni.

Sa i përket pretendimit se vaksinat shkaktojnë sterilitet të përhershëm apo infertilitet, nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve thonë se mund të vaksinohen edhe ato që duan të mbeten shtatzënë në të ardhmen, sepse vaksinat nuk shkaktojnë infertilitet.

Vaksinat nuk përmbajnë virus të gjallë dhe nuk mund ta infektojnë me Kovid-19 as nënën e as foshnjën.

Edhe qeveria në Australi konfirmon zyrtarisht  se vaksinat kundër Kovid-19 nuk shkaktojnë sterilitet.

Për vaksinat tashmë është e ditur  që duhet të merren nga gratë që planifikojnë shtatzëni. Vaksinat mund të parandalojnë komplikacione të rënda që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë si pasojë e Kovid-19. Siç ka shkruar “Vërtetmatësi” edhe më herët,  shumë profesionistë mjekësorë, këshillojnë vaksinimin me vaksinat kundër Kovid-19 sepse ato nuk shkaktojnë infertilitet.

Për shkak të argumenteve të shpalosura më sipër, vlerësojnë se nuk është e vërtetë që vaksinat kundër Kovid-19 do ju infektojnë me Bola, si dhe nuk shkaktojnë sterilitet të përhershëm, kancer apo SIDA.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari